A do ta marrë mandatin e deputetit pas refuzimit të Bicit? Përgjigjet Plarent Ndreca

11 Janar 2024, 12:18Politika TEMA
A do ta marrë mandatin e deputetit pas refuzimit të Bicit?

Teksa Dallëndyshe Bici refuzoi marrjen e mandatit të deputetit nga vakanca e krijuar pas mosparaqitjes 6-mujore të Arben Ahmetaj, tashmë vëmendja kalon tek Plarent Ndreca, si i radhës në listë.

I kontaktuar nga Euroneës Albania, Ndreca konfirmon se do të pranojë mandatin e deputetit.


“Patjeter që po, i nderuar madje”, ishte përgjigja e Plarent Ndrecës.

Në një letër dërguar sot (11 janar) Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Bici informoi kryekomisonerin Ilirjan Celibashi se nuk do të vijojë procedurat ligjore përkatëse për marrjen e mandatit të deputetit në Kuvendin e Shqipërisë.

Sipas rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2021 në qarkun e Tiranës, aty ku Ahmetaj u zgjodh deputet, pas Dallëndyshe Bicit, mandati i kalon juristit Plarent Ndreca, me 4008 vota personale.

Pas mbi 6 muajsh në arrati, Arben Ahmetaj humbi mandatin e deputetit dhe Kuvendi i Shqipërisë njoftoi KQZ-në për vakancën. Në shkresën dërguar KQZ, Kuvendi thotë se Ahmetajt i ndërpritet mandati për shkak të mungesës pa arsye për 6 muaj. Hera e fundit kur ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka qenë në Kuvend ka qenë data 6 korrik 2023.

Mbi Arben Ahmetajn rëndojnë akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, në lidhje me skandalin e inceneratorëve. Më 20 korrik SPAK lëshoi urdhër arresti për të, ndërsa disa ditë më vonë u shpall në kërkim ndërkombëtar.

4 Komente

  1. S
    Spak

    Plarent Ndreca? Ja vlen!

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bardhoku

      Nje hajdut me shume e ka vertetu kur ka qene Sekretar i pergjithshem ka qene shume i perfolur

      Përgjigjjuni
      1. N
        Ndreca

        Eshte i zoti

        Përgjigjjuni
        1. A
          Arben Kraja

          Plarent Ndreca eshte nje hajdut, bandit dhe mafioz! Ja kush shkon ne Parkament!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje