Ish-deputeti Arben Meçaj ironizoi Sali Berishën dhe militantët që mblidhen poshtë ballkonit të banesës së tij nga ku ai mban fjalim edhe pse në arrest shtëpie.
Meçaj i ftuar në studion e ‘Repolitix’ në Report Tv tha se ndryshe nga ditët e para, militantët e Berishës nuk e ngrenë më kokën për ta parë atë teksa flet pasi frikësohen se mos kontakti me sy shkel masën e GJKKO për mos-lejimin e komunikimit me persona jofamiljarë.
“Sipas kodit penal është gjykata që ka tagër për të përcaktuar modalitetet e masës së arrestit. Më bëri përshtypje deri para 4 ditësh, komunikimi ishte gjithë kokën sipër dhe shihnin Berishën a thua se është Mesia. Në gjithë besimet fetare gjithë ikonat i kanë sytë drejt zotit, sot i kanë të gjithë kokën poshtë.
Ata që janë poshtë nuk sheh asnjë lart. Sepse sot filloi debati i madh. Kur ky flet me ata, i bie që komunikon me ta apo ky flet me vete. Këta njerëz e ndërprenë këtë pjesën e komunikimit? Ky mekanizëm fizik i kontaktit sy më sy interpretohet si komunikim në jurisprudencë. Nga sot nuk do kemi më kontakt sy më sy”- tha Meçaj.
lere lere kur na u shfaq dhe Floriana garo me kreher ne xhep se i jane bere pa krehur floket perbindeshit 80 vjecar dhe nuk e dime a hyri dot z. Garo per te rregulluar floket. por mos te ja hame hakun pak u a ngriti(entuthiazmin) pjesmarresve me buzeqeshjen e sforcuar ne krah te shpifarakes me te madhe te planetit me syzet ne maje te kokes tallegjares se foltores Adriana kalaja monstra e neveritur e foltores.
ky tipi ka qene bashkepuntor i vjeter shkencor