Avokati: Është sikur të flasë Lefter Koka nga dritarja e qelisë. Berisha ka thyer arrestin shtëpiak, SPAK duhet ta burgosë

10 Janar 2024, 20:40Politika TEMA
Avokati: Është sikur të flasë Lefter Koka nga dritarja e

Për herë të tetë Sali Berisha në arrest shtëpie ka thyer vendimin e GJKKO duke komunikuar me militantët e mbledhur poshtë pallatit të tij në rrugën Mustafa Matohiti në Tiranë, ndonëse GJKKO ia ka ndaluar të flasë me persona të tjerë perveçse me bashkëjetuesit.

Avokati Idajet Beqiri në një lidhje skype për “Studio Live” në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj tha se Berisha ka kryer shkelje të rëndë ligjore dhe se sipas tij SPAK duhet të bëjë kërkesë që t’i ashpërsohet sërish masa e sigurisë në arrest në burg.

“Problemi është nga pikëpamja juridike është shkelje e rëndë ligjore dhe është thyer masa e sigurimit që i është dhënë sepse masa e ka humbur qëllimin. Ndalimi i komunikimit duhet të zbatohej siç ka thënë gjykata në vendim. Fakti që del dhe komunikon me njerëz dhe u jep mesazhe për dikë janë politike kurse për SPAK dhe gjykatën janë fshehje të provave, janë mesazhe që ti u jep dëshmitarëve të ndryshëm që të mos flasin për atë problem”.

“Fjalimet janë shkelje e rëndë nuk duhet të komunikojë. Nuk është çështja e fjalës së lirë. Është njëlloj sikur Lefter Koka të dalë te dritarja e burgut e tu thotë kamerave hajdeni këtu se kam një fjalim. Është njësoj si në burg por nuk je në burg dhe je në shtëpi. Duhet të ndryshohet masa e sigurisë. Por SPAK nuk po tregohet tamam organ ligjor.

Duhet të bëjë kërkesë për ndryshimin e masës së sigurimit duke thënë se nuk po respekton ato që i ka caktuar gjykata. Është bërë i rrezikshëm sepse po jep mesazhe përmes fjalimeve. Ai duhet të paraburgoset te 313. Me sa duket këta e lejojnë sepse duan ta zhveshin dhe ta bëjnë qesharak”, shtoi ai.

3 Komente

  1. Analist

    Te lumte goja .Krimibeli hajduti nongrata shkateruesi i demokracise dhe drejtesise ne shqiperi nje minute e me pare te denohet por me pare ti merren pasurite e vhedhura nga ai familjaret dhe ghithe te tjeret qe fshehin pasurite e kriminelit.Mos kini merak jane te gjendura tegjitha aq popull jemi ne.Erdhi vet koha vuri dore perendia mbaroi tani vetem do te japi llogari kushdo .

    Përgjigjjuni
    1. z
      zigur

      Miu i hales ne dritare pershendet shpellaret e trashe qe nuk kuptojne se cfar eshte non grata nga SHBA dhe Britania e madhe.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Anevjosa

        E gjithe kjo situate paradoksale ka nje te mire te madhe. Ajo na ben te qarte se c’drejtesi te pjerdhur kemi

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje