Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka zhvilluar një pritje të trupit diplomatik në vendin tonë. Në fjalën e tij para gjithë ambasadorëve, Kreu i Shtetit dha mesazhet që kryesisht ishin të lidhura me politikën e jashtme.
Sipas Begajt, rajoni ynë nuk ka qenë imun ndaj kërcënimit prej krizave reale. Ndërsa i ndalur tek sulmi terrorist i shtatorit 2023 në Banjskë dhe ngjarje të tjera të ndodhura në Kosovë, Begaj u shpreh se këto janë shenja të një status-quo-je të brishtë dhe të një situate që mund të sillte pasoja të rënda për rajonin dhe Europën.
Teksa vlerësoi raportet me SHBA dhe BE, Presidenti u shpreh se vendi ynë do të ndjekë të njëjtën politikë të jashtme si partnerët ndërkombëtare.
“Ne do të mbetemi të angazhuar dhe të përkushtuar edhe në ushtrimin e detyrave të tjera, si anëtar i Këshillit të të Drejtave të Njeriut dhe anëtar i Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s.
Shqipëria do të vijojë të ketë politikë të jashtme dhe të sigurisë të linjëzuara me Bashkimin Evropian dhe SHBA, si dhe do të angazhohet në forcimin e multilateralizmit dhe të bashkëpunimit rajonal.
Shqipëria gjithashtu do të vijojë të japë kontributin për paqe në rajon dhe më gjerë, sepse paqja është themeli i mirëqënies, sigurisë, zhvillimit të qëndrueshëm dhe respektit të ndërsjellë”, tha Begaj.
Presidenti te krijoje nje keshill consultativ me mendjet me te ngritura te kombit shqipetare per te marre mendimet dhe rruget me te mire per mbarevajtjen e shqipetareve dhe mos jete vetem nje firmetare…