Lapsusi në pretencën ndaj McGonigal, Duçka cilësohet si ish-ministër energjie

10 Janar 2024, 19:40Politika TEMA

Lapsusi në pretencën ndaj McGonigal, Duçka cilësohet si

Akuza e prokurorisë amerikane për çështjen McGonigal nuk i ka shpëtuar gabimeve. Në pretencë është bërë një lapsus ku Dorian Duçka i cili përmendet në dosje si i përfshirë në këtë çështje cilësohet si ministër në qeverinë e asaj kohe.

Në fakt aso kohe Duçka ka qenë zv. Ministër Energjie.

“Në 9 Shtator 2017, ai takoi të dy, ish-ministrin e energjisë dhe Kryeministrin e Shqipërisë. Me kërkesën e personit A (Agron Neza), McGonigal paralajmëroi Kryeministrin e Shqipërisë që të shmangte dhënien e licencës për kërkim nafte për kompani të lidhur me rusët.

Në të njëjtën kohë personi A dhe ish ministri i energjisë (shënim i redaksisë: lapsusi ku cilësojnë gabimisht Duçkën si ish-minister kur në fakt ka qenë ish.zv.ministër energjie në atë kohë) kishin interesa ekonomike në vendimin e qeverisë për dhënien e licencave të naftës”, thuhet në pretencën e prokurorisë amerikane.

Një lapsus të tillë e ka komentuar edhe gazetari investigativ Klodian Tomorri, i cili saktëson se në aktakuzën e prokurorisë amerikane bëhet fjalë për ish-zv.ministrin Dorian Duçka në qeverinë e asaj kohe./lexo.al

3 Komente

  1. p
    policia

    ahahahaha o tema lexo nuk ka lapsuse, aty flet per gjiknurin dhe personi tjeter eshte ducka

    Përgjigjjuni
    1. D
      Drini

      Po cberi minister cberi zvminister, problemi eshte qe duckat e muckat kane bere e bejne bashke me edvinucken ca iu do palla me shqiperine.Me ca prrallash i mashtrojne shqipet e shkrete! Sikur na thate ne fillim se ku ducka kucka ishte keshilltar i jashtem i educkes tani na doli qe paska qene zvminister. Hajde bjeri ne te kesaj!

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tit Vasili

        pra i bie si duqka te jete hapur bythesh duke thene se jam minister jo se kane gabur amerikanet , ka mashtruar duqka kushuriri i ilir floririt

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje