Largimi i ministres Elva Margariti, për kryeministrin Edi Rama nuk kishte të bënte me performancën e saj jo të mirë, përkundrazi. Rama tha se përtej emrave të përveçëm, krijimi i një ministrie të re, asaj të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit erdhi si një nevojë për shkak të zhvillimit të shoqërisë.
“Ministria nuk është krijuar për të larguar Margaritin që ka bërë detyrën, por për të krijuar një strukturë të re që ka të bëjë me nevojën e vendit për të ecur më shpejt, duke thyer edhe kufijtë tradicional. Ka nevojë për një shtysë të re, të fortë sepse janë një sërë sfidash që kërkojnë një vëmendje të veçantë, në një kohë kur inovacioni është ekonomi dhe jo vetëm të koordinojë institucionet e reja.
Kultura është bashkuar për t’i dhënë mundësi vetes që të shfrytëzojmë më shumë mundësinë e potencialit që ka për ekonominë, është edhe motor i ekonomisë dhe kjo nuk ka lidhje me persona, por me nevojën që sistemi të bëhet më efecient dhe që ne të marrim më shumë nga potenciali që kemi”, njoftoi kreu i qeverisë.
Ai nuk i kurseu edhe superlativat për Blendi Gonxhen.
“Është një nga drejtuesit më të sprovuar dhe me një sukses të pranuar nga të gjithë. DPTRRSH ishte një çerdhe korrupsioni, ne arritëm të bëjmë që republika federale e Gjermanisë të pranojë njohjen e patentës sonë, kjo i thotë të gjitha”, tha Rama.
Më herët, Blendi Gonxhja ka drejtuar Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.
Ka te drejte!
Republikq Federale e Gjermanise?! Ore ky eshte loqe apo ben vete?! Eshte thjesht GJERMANIA o bythiqiri i lulishteve. Boll me terminologjine e Daja Spiros.
Babylon quhet Bundes Republik pra republika federele Ma thjesht Bayern asht shtetit me München kryeqytetet dhe ban pjes ne Federarten e Republikave te gjermanis Si Brandenburg,Berlin Hamburg, Hamburghafen, essen ether
Hajduti kapi hajdutin, cecnt e Rames, jeni Tigra te gjithe.....
E dëgjoni këtë sharlatan çfarë derdellit? E futem kulturën me ekonominë qe të përfitojmë me shumë prej saj! Por ky matrapaz nuk e di se kultura e një populli nuk është të nxjerrë lekë,por është si shendetesia,qe shteti duhet t'i japë lekë! Se kulturë do të thotë EDUKIM,ARGETIM,ART,SPORT,PASTERTI ,LULISHTE,PARQE,AKTIVITETE ARTISTIKE,BIBLIOTEKA,QENDRA KULTURORE etj ku fëmijët,të rinjtë të ushtrohen me sport art e kulture! Dhe nuk është thjesht ristrukturim i monumenteve të kulturës kalave etj qe te bëhet korrupsion kollaj!
Nuk nuk mund te jesh minister i perjetshem.
Po kryeminister inperjetshem dubet te jesh?
Nuk nuk mund te jesh minister i perjetshem.
Cerdhen tashme do e beje universitet korrupsioni me profesorin ne fjale.
Cerdhe korrupsioni eshte ne shtepine e rames. Atje mesojne si te bejne mega vjedhje. Ordineri merret me njerzit e varfer qe mundohen te mbijetojne, sepse ka arritur shumica e popullsise ne piken qe punon vetem per tu ushqyer.
Hahaha. Gonxhia do jete i pari ujk qe nderron zanatin ne vend te qimes.
Me mc gonigallin si do ja besh.....
Pasi i dha Elves te drejten e aksioneres se Butrintit (ose me sakte ia dha ajo te drejten vetes te behet bashkepronare e nje pasurie publike) tani e le menjane per pak kohe qe te shlodhet pasi "kulturen" e beri si surrati i saj, e demtoi ne cdo detaj sipas orientimeve te grekqirave.
I uroj me gjithe shpirt pune te mbare Gonxhes, megjithse kam nje peng te vogel qe po e ndaj me ju. Veren a kaluar, me pushime ne qytetin tim, takova nje mik te vjeter qe manaxhon nje autoshkolle prej shume vjetesh. Ishim ulur per nje kafe dhe bisedonim. Dy-tre here biseda na u ndrepre nga persona qe vinin dhe linin nje zarf mbi tavoline. Miku im shkurante emrin mbi to dhe i fuste ne xhep. Nga kurioziteti e pyeta.....- Jane parate per komisionin, me tha. Neser kemi provimin e patentave. -Akoma funksionon si ne kohen e Drini Kryemadhit ? , e pyeta. - Asgje nuk ka ndryshuar, me tha. Vetem se keta jane bere me "te mençur". E kane bere provimin shume shume te veshtire. Edhe une po te shkoj, mund te ngel. Ata qe nuk e kalojne dot, duhet te paguajne, nuk ka rruge tjeter..... Me la nje shije shume te hidhur. Shikoj ne tv qe Drejtorite e Sherbimit te Transportit Rrugor kane ecur shume perpara, krahasuar me vite me pare. jane ndertuar godina te reja, me aparatura e teknologji te avancuar, etj. etj...dhe me behet qejfi pa mase. Por kjo ndodhi e vogel i permbys te gjitha. Eshte si puna e asaj loper me koven e qumeshtit. Ne se eshte eveniment i shkeputur, nuk do shume mundim qe te riparohet...Ne se eshte nje procedure e ngritur ne sistemin piramidal shteteror, eshte nje semundje e rende. Shpresoj qe Gonxhja te mos kete qene pjese ne ndarjen e ketyre parave te flliqura