Kryeministri Edi Rama shpjegoi gjatë ditës së sotme vendimin për bashkimin e ekonomisë, inovacionit dhe kulturës në një ministri. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se ministria e re nuk është krijuar për të larguar Elva Margaritin nga posti i ministres, por sipas tij, ishte një nevojë.
Rama tha se në kushtet e tanishme, me rritjen e numrit të turistëve, duhet një ministri ekonomie që të shoqërojë biznesin në nevojën për inovacion
Pyetje: Pse e keni larguar zonjën Margariti dhe si do të kompozohet një ministri me ekonominë, kulturën dhe inovacionin?
Rama: Ministria e re nuk është krijuar për të larguar zonjën Margariti e cila ka bërë detyrën e vetë në krye të Ministrisë së Kulturës, por për të krijuar strukturë të re që unë i kam shpjeguar në relacionin drejtuar presidentit e republikës dhe që kanë të bëjnë me nevojën e jashtëzakonshme të vendit për të ecur më shpejt, duke thyer edhe kufijtë tradicional, në kohën kur ekonomia jonë, sektori institucional që mbulon ekonominë, ka nevojë për një shtysë të re të fortë, sepse janë disa sfida që kërkojnë një vëmendje të veçantë.
Në kohën kur inovacioni është në ekonomi dhe kërkon një udhëheqje dhe orientim të drejtëpërdrejtë që nuk mund ta bëjë kush tjetër në këtë fazë, përveçse një ministri ekonomie që duhet të shoqërojë edhe biznesin në nevojën për inovacion dhe jo vetëm të…. Ne kemi pasur një qeverisje të kjoskëzuar, një shtet të kjoskëzuar dhe viktimë është inovacioni.
Është investuar në inovacion edhe më parë, por janë krijuar sisteme të mbyllura që nuk komunikojnë me njëri-tjetrin. Pse Parlamenti u godit me lehtësi nga armiqtë tanë kibernetik? Sepse ishte jashtë sistemit, ishte një kjoskë dixhitale. Ne kemi shumë kjoska të tilla që janë jashtë kompetencës së sistemit tonë ekzekutiv. E patë çfarë i bënë ukrainasit dje Rusisë, përmes një sulmi kibernetik, i morën peng një pjesë të madhe të Moskës.
Bashkimi ministrive eshte metode e njohur ne France Luxembourg behet per ekonomi . Ne Shqiperi kultura mer euro nga shteti ne France kultura i jep euro shtetit , a mund te realizohet ne Shqiperi se besoje pasi nuk ka muze du Louvre apo kulla Eiffel ku paguhet per vizite megjithate eshte pozitive
O filozof, trashegimia kulturore eshte e mire publike. Nuk shitet dot me fitim por siguron ekzistencen e nje populli nder shekuj. Richelieu kur ngriti Akademine Franceze nuk vuri karrocier ne krye per te ulur kostot.
Voto gjyshin non grata Sali Hoxha dhe do kesh kulture publike me fale wc publike O buf pulash je ne kapitalizem cdo gje duhet rentable o komunist i Sali Hoxhes dritare wc
PPSL
nje super ministri qe i jepet nje super manaxheri .eshte pothuaj i sigurte suksesi .nje kale i vertete pune ,nje fabrike idesh ,dhe nje realizues i perpikte i ideve te vlefshme .nje nga zgjedhjet me cilesore te edit .ne kete vrapim te shqiperise i duhen njerez qe ti pergjigjen ketij ritmi ,dhe gonxhja eshte nje nga ata .uroj qe edi dhe kesaj rradhe te kete bere zgjidhjen e duhur ,frutet e te ciles do ti shijojme te gjithe .