GJKKO ka zbardhur sot vendimin për ish-kryeministrin Sali Berisha.Mësohet se raporti pritet që t’i përcillet më pas Berishës, ndërsa më herët janë kontaktuar avokatët e tij për ta tërhequr.
Në material thuhet “Duke marrë parasysh funksionin e të hetuarit Sali Berisha, si politikan, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, referuar opinionit Nr. 18 (2015) të Këshillit Konsultativ të Gjyqtarëve Europianë, mbi pozicionin e gjyqësorit dhe lidhjen e tij me pushtetet e tjera të Shtetit, citohet se “Politikanët duhet të tregojnë përmbajtje dhe të mos përfitojnë nga pozita e tyre dominuese e mundshme në institucionet shtetërore për të heshtur kritikat, veçanërisht duke përdorur procedurat civile ose penale kundër kritikëve; këto procedura në mënyrë të pashmangshme kanë efekte prapësuese në vullnetin e njerëzve dhe të mediave për të shprehur pikëpamjet për çështje me interes publik. Politikanët duhet që në parim, të ruajnë besimin e popullit në institucionet demokratike dhe të shmangin përdorimin e argumenteve demagogjike kundër vendimeve të gjykatave, sulmojnë gjyqtarë individualë ose inkurajojnë mosbindje ndaj vendimeve gjyqësore…”
GJEDNJ ka theksuar se mbrojtja e shtuar, nga e cila përfiton fjalimi politik në një shoqëri demokratike, gjithashtu rrit detyrat dhe përgjegjësitë. Kështu, ashtu si politikanët në mënyrë të pashmangshme dhe me vetëdije dalin në mënyrë të hapur për shqyrtimin e fjalëve dhe veprimeve të tyre nga gazetarët dhe publiku në përgjithësi, ata duhet të shfaqin një shkallë më të madhe të tolerancës. Politikanët, duke përdorur të drejtën e tyre të lirisë së shprehjes, shpesh mund të bëjnë deklarata publike që janë të ndjeshme ndaj kritikës ose synojnë të jenë provokuese dhe të ngjallin reagime të forta.
Për sa më sipër, gjykata çmon të nënvizojë diferencimin midis funksionit të të hetuarit Sali Berisha, si deputet i Kuvendit të Shqipërisë (e në këtë kuadër dhe lirisë së shprehjes politike të tij) dhe pozitës së tij proceduriale në këtë proces penal, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 260 dhe 25 i Kodit Penal.
Megjthatë, fjalimet politike, edhe kur mbrohen nga neni 10 i KEDNJ , mund të kufizohen në përputhje me paragrafin e dytë të kësaj dispozite, sipas të cilit mund të vendosen kufizime në lirinë e shprehjes në rastin kur ato janë të përcaktuara me ligj dhe të nevojshme në një shoqëri demokratike, në interes të sigurisë kombëtare, integritetit territorial ose sigurisë publike ose për mbrojtjen e reputacionit ose të drejtave të të tjerëve. Ndërkohë që GJEDNJ ka konstatuar vazhdimisht se ka pak hapësirë për kufizime në fjalimet politike apo debatin e çështjeve me interes publik duke theksuar se: “toleranca dhe respekti për dinjitetin e barabartë të të gjithë qenieve njerëzore përbëjnë themelet e një shoqërie demokratike, pluraliste. Duke qenë kështu, në parim, mund të konsiderohet e nevojshme në disa shoqëri demokratike të sanksionohen apo edhe të parandalohen të gjitha format e shprehjes që përhapen, nxisin ose justifikojnë urrejtjen e bazuar në intolerancë, me kusht që ‘formalitetet’, ‘kushtet’, ‘kufizimet’ ose ‘gjobat’ e vendosura janë në proporcion me qëllimin legjitim të ndjekur”.
Gjykata rithekson gjithashtu se duhet të merret parasysh nevoja për vendosjen e ekuilibrit të duhur midis interesave të ndryshme të përfshira. Për shkak të kontaktit të tyre të drejtpërdrejtë, të vazhdueshëm me realitetin e vendit, gjykatat e një shteti janë në një pozitë më të mirë se çdo gjykatë ndërkombëtare për të përcaktuar se si, në një kohë të caktuar, mund të vendoset një balancë e drejtë. Për këtë arsye, në çështjet sipas nenit 10 të Konventës, shtetet kontraktuese kanë një kufi të caktuar vlerësimi për të përcaktuar nevojën dhe qëllimin e çdo ndërhyrje në lirinë e shprehjes të mbrojtur nga ky nen.”
Në vendimin që disponon Anila Hoxha, thuhet me tej, “Gjatë gjykimit rezultoi e provuar se ka qenë pikërisht ky i fundit i cili nuk ka zbatuar në mënyrë të qëllimshme urdhërimet e gjykatës, duke mos përmbushur kështu detyrimet e tij në zbatim të këtij vendimi”, mbi këto arsyetime Berishës ju ashpërsua masa.
O futeni ne burg mutin se qelbi dynjane......na plaset shpirtin
Kete mase kemi 7 dite qe po e shohim ,ky kriminel prap sfidon drejtesine me megafonin ne dritare ,zbatoni ligjin e ligji thote qe ky kriminel duhet me pranga ne burrgē
Vendimi bla,bla,bla,,,,
SALA do te shkatarrohet vete. Po I mbarojne dhe fjalimet tani flet vetem budallalliqe, perserit po ato fjale. NUK I INTERESON ASKUJT FJALIMET E TIJ.!!!
Keto argumenta idiote dhe te pabaza tregojani Strazburgut kur te vije koha!!!!!!!!!!!!
Ik e pi ilacet o budalla
Po te ishte qytetar i thjeshte nuk e leni me modafon tu bertit si kali ne ballkon..ky te kalbet brenda ne burg.
Plaseni ne burg se jo vetem thyen masen e arrestit po terboi tere lagjen, bertet si i merre per dita . Vetem burgu ben derman per ate kafshe te eger mali .
Salen e ka fut gjyqtari ne arrest shtepie apo DOKTORi ne regjim shtepie se jane ™ griperat " neper kembe dhe na ftohet se i duhet rames e jugut per te bere te tjera krime e poshtersira ndaj veriore??!!
Futeni në burg te birin e qenit dhe te kurves Sheqere se e meriton ky faqezi ose vareni nga ajo dritare qe po bëhet trim ky frigacak
Sa kot qe komentoni, po mire eshte ashtu se na mban me gallate nga dritare e halese. Po sikur ta fusim ne burg? Me cilin do tallim bolet?
Bla-bla bla, bla bla bla, e me bla-bla bla pa fund, shkon ne favor te krimit dhe te autorit te krimeve. Nuk eshte keshtu?! Arrestimi per nje te dyshuar per krim perben kufizimin e pjesshem dhe te ligjshem te shprehjes publike te te arrestuarit deri ne vertetimin e procesit gjyqesor. Saliu deri sa te vdese, vazhdon pa pyetur as ligje, as institucione drejtesie, duke dhene nje shembull skandaloz te nje politikani sharrlatan. Nga njera ane flasin krimet e tij te renditur dhe te faktuar disa here ne media, ndersa nga ana tjeter saliu vazhdon te ''bilbilojë'' i lire si nje bretkoce ne gojen e gjarperit... Qendrimi mosperfilles ndaj ligjit dhe drejtesise verteton me se miri aktivitetin kriminal. Populli dhe viktimat e ketij perbindeshi duan te shikojne nje dite e me pare reagimin e Drejtesise se Reformuar, reagimin e shpreses dhe te stabilitetit kunder anarkise dhe krimit me autorin bandit, qe hedh shashka nga lartesia e ''Kulles''... Deri kur?!
Sala po vetshkatrrohet cdo dite nga pak. Tani me duket se edhe i ka lojtur mendja. Po ndiqet nje rruge shume e mire ndaj tij, se ta fusesh ne biruce ai vetshpallet hero.
Po tallet dhe spaku Po djali saliut fol ne telefon diten plasjes gerdecit 50 here me delijorgjin mediun e bumcin. Lavatricet e parase Sterilizimi dhe dializa zenit