Avokati Idajet Beqiri thotë se për vdekjen e ish prokurorit të Krimeve të Rënda, Xhevat Hana duhet të hetohet ish kryeministri Sali Berisha. Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Beqiri u shpreh se Hana ishte duke hetuar zhdukjen e Remzi Hoxhës.
Sipas Beqirit, Remzi Hoxha kishte zbuluar një takim të Sali Berishës kur ky i fundit ishte president, me Kiro Gligorov, ish presidentin maqedonas dhe Sllobodan Millosheviçin në Ohër dhe kishte mundur të regjistronte bisedën.
Për këtë arsye, thotë avokati, Remzi Hoxha u torturua në sy të Berishës dhe trupi i tij u zhduk. Beqiri shtoi se kjo kasetë me regjistrimin, ekziston ende.
“Xhevat Hana ka qenë një ndër prokurorët, ende pa u bërë reforma në drejtësi, që e kishte kaluar reformën në drejtësi. Ishte me integritet të lartë profesional i aftë, do të ishte dhe mmund të ishte drejtuesi i SPAK-ut sot. Niveli i tij ishte, profesionalisht edhe më i mirë se Dumani.
Këtij iu besuaa për të hetuar çështjen e vrasjes së Remzi Hoxhës. Vrasja e Remzi Hoxhës është krim shtetëror, dhe moszbardhja e saj është një plagë e rëndë, sa me gjatë shkon mosndëshkimi i atyre që e vranë, aq me keq bëhet edhe vetë sistemi i drejtësisës, sistemi gjyqësor, është alarm për organin e akuzës. Prokuroritë tona, nëse nuk arrijnë të zbulojnë pse iku Xhevat Hana, ishte vdekje natyrale, apo ata kriminelë që vranë Remzi Hoxhën, po nuk e zbuloi SPAK, ende nuk e beson populli.
Në krye të detyrës, për çfarë arsye? Xhevat Hana i çoi thikën në zemër të krimit. Remzi Hoxha, për arsye që dihet tani, duke qene veprimtar i çështjes së madhe kombëtare, edhe biznesmen, ai njeri ishte një innformator shumë i mirë, investigonte gjërat dhe ai ra në gjurmët e një takimi qe ishte me pasoja, Gligorov, Millosheviç dhe Berisha në Ohër.
Ai mori edhe se çfarë u bisedua në të, regjistroi bisedën. Pas asaj bisede, Shqipëria u fut në një kolaps. Ajo kasetë ekziston, ka rënë në dorën e ish presidentit, ia ka dhënë këshilltarit të vetë të Sigurisë Kombëtare. Ky ish presidentt e ka bërë detyrën se i ka thënë këshilltarit të vet që t’ia çonte Prokurorit të Përgjithshëm.
Këshilltari duhet të dalë dhe të thotë, ia ka çuar kasetën? Përmbajtja e saj, e ka ditur të plotë prokurori Hana dhe hetimet i bëi në këtë linjë. Kishte prova të qenësishme, natën që e pati të fundit Remzi Hoxha, atë natë, në torturat që i janë bërë atij, ai ka rezistuar dhe nuk ka treguar, ose tregimi i tij nuk ka qenë bindës, për fatin e keq.
Naten e fundit të tij, ka qenë i pranishëm ish presidenti Berisha. Xhevat Hana këto i kishte në dosjen e vet, edhe pak edhe e çonte në gjyq. Familja është e bindur se ai është helmuar. Sali Berisha të vret. Naten e fundit të jetës, prokurori Hana ishte në Itali, u thye zyra e tij. Përveç Sali Berishës, nuk ishte njeri tjetër”, theksoi ai.
Pavaresisht kundershtive te zoterise ne fjale dhe oponences ndaj Berishes etj, fjalori i tij dhe menyra e te shprehurit lene shume per te deshiruar dhe nuk i afrohet as gjysmes se nivelit mesatar intelektual te popullsise. Aq me teper kur ai kur humbet kontrollin neper studio dhe fillon pastaj qe futet ne kategorine e njerezve qe thjesht shajne e fyejne..Gjeni ndonje figure tjeter qe te jete i pranueshem sepse aq sa Berisha si komunist i zellshem eshte i demshem, po kaq te demshem jane dhe keta si mbetje te shoqerise se kaluar.
Anri, kete gjykim tendin shko dhe beje poshte ballkonit te Saliut ne rrugen "Mustafa Matohiti", se une te isha ne detyren e organit te akuzes , me ato krime qe ka bere Sali Berisha, do ta varja per gjuhe ose atje ne ballkonin e tij dhe ty do te quaja kriminel qe mbeshtet krimin. Po te kujtoj Ziso Kristopullon, njihe, bisedo se ka qene ne nje dhome kur torturohesh Remzi Hoxha dhe eshte gjalle Ziso; po te kujtoj dhe diçka tjeter: telefoni bodigardit te Azem Hajdarit qe ju mor ne spital tek koka e krevatit, egziston dhe sot video, nga Ylli Rakipi dhe Sali Berisha, pa te shtuar arratisjen e bujshme ne Angli me çipa ne kembe te ekzekutorit te Remzi Hoxhes (!) dhe ngjarjet e tjera kriminale te Sali Berishes nga 1992 e deri tani qe ngre kembe e duar ne ballkon. Shko atje dhe demonstro e leri dengelat ketu !
saliu është një kriminel malok që i ka duart të lara me gjak shqiptarësh.Duke filluar nga 1997,1998,2008,2011,plus torturimin gjer në vdekje të patriotit Remzi Hoxha.Dënimi vetëm për korrupsion është një hiç për mua.Ai duhet të përgjigjet për krimin e vrasjes së mijra shqiptarëve duke filluar që nga 1997 e gjer tek 21 Janari 2011 ku me urdhër të atij krimineli u qëlluan dhe u vranë katër demonstrues në bulevard kur protesta kishte mbaruar. Berisha është nj bishë e egër që meriton të varet për gjuhe dhe e ka pak.
Sale krimi....duhet djeg i gjalle...me cka bo...ne dime pak...