Ish-ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Malaj në një intervistë në “Frontline” në Report Tv, ka folur për zhvillimet më të fundit në vendin tonë.
Sa i përket krijimit të ministrisë së re të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Malaj tha se bashkimi mes Ekonomisë dhe Inovacionit duhej të ishte bërë pa vonesa, por pati rezerva për ‘shkrirjen’ e Kulturës.
“Kam të njëjtin qëndrim që kam pasur se ministria e Financave nuk mund të jetë së bashku me atë të Ekonomisë. E konsideroj të dobishme dhe pak të vonuar këtë ndarje. Nga studimet e mia ka të bëjë me faktin se midis tyre ka kontradikta këto ministri duhet të jenë në konkurrencë me njëra tjetrën. Ministria e Financave ka si përgjegjësi ligjore e morale të ruajë stabilitetin e financave publike, një dificit më i ulët një borxh më i ulët dhe një kosto më e ulët.
Ministria e ekonomisë ka objekt rritje ekonomike më të qëndrueshme dhe një rritje ekonomike më të drejtë. Lidhur me kulturën nuk e kuptoj dhe nuk e mirëkuptoj. Ta bashkosh ministrinë e Kulturës me Ekonominë do të thotë që kjo ministri të ketë një peshë në ekonominë e vendit. Aktualisht nuk ka peshë të ndikueshme. Do ishte më mirë të bashkohej me turizmin”, tha Malaj.
“Duhet të ishte bërë pa vonesë bashkim i Inovacionit me Ekonominë. Është e paargumentuar mirë, pse Kultura shkon te Ekonomia, por shqetësimi më i madh janë ndryshimet e shpeshta në strukturat e qeverisë. Shpesh ristrukturimet edhe kur ndodhin brenda të njëjtës mazhorancë krijojnë pasiguri brenda administratës publike.
Kam frikë dhe fakti që ne njerëzit nuk parapëlqejnë të futen në sektorin publik lidhet me pasigurinë për ta pasur vendin e punës dhe për të bërë karrierë profesionale. Kultura ka disa kufi sepse është si të thuash thesari më i madh i identitetit kombëtar. Ajo meriton një vëmendje. Bashkimin do ta shohim pak më vonë. Kulturën duhet ta kishim ministri të konsoliduar…”, shtoi ai.
Por i pyetur për përzgjedhjen e drejtuesit të kësaj ministrie që është Blendi Gonxhe, Malaj tha se e njeh atë si një njeri që e merr detyrën dhe çon deri në fund.
“Unë i kam parë reagimet në media. Rama ka preferuar të bëjë zgjedhjet e tij pa u lodhur shumë për të negociuar për emrat që do suportojë. Për Gonxhen aq sa e njoh është një njeri që e merr një detyrë dhe e çon në fund. Gonxhe ka qenë nënkryetar i bashkisë dhe ka qenë si të thuash “kali i punës”.
Unë shpresoj që Gonxhe të bëjë diçka ndryshe dhe t'u japë një zë të fortë zhvillimeve të ekonomisë shqiptare”, shtoi ai.
Kali i punëve të veta...se vetëm qerren e vet tërheq ai kurse tonën edhe po sqe në baltë e fut ai vet.... Nejse...kshu i ka dal nami po ndofta sbon kurrgjo...
Kush e permbyti Tiranen? Suksese ne jete, o trendafil me gonxhe!
Nga e keqja e ka dhe Ah- ben Malaj. Kohë të vështira. Gonxhja I vagines PPSH paguan mirë. Çtë bëjë Ah-beni? Kali I hajdutërisë nënkupton kodoshi vlonjat.
KY ESHTE HAJDUT DHE MBESHTETES I FATOS NANO GREKUT. MALAJ COPE MUTI.
... edhe Ministria e Transporteve duhet te dale me vete... edhe Ministria e Industrise Ushqimore duhet te krijohet dhe te zhduket Ministria fantazme e "Rinise", por jo ministresha, se mezi e kemi!
I uroj me gjithe shpirt pune te mbare Gonxhes, megjithse kam nje peng te vogel qe po e ndaj me ju. Veren a kaluar, me pushime ne qytetin tim, takova nje mik te vjeter qe manaxhon nje autoshkolle prej shume vjetesh. Ishim ulur per nje kafe dhe bisedonim. Dy-tre here biseda na u ndrepre nga persona qe vinin dhe linin nje zarf mbi tavoline. Miku im shkurante emrin mbi to dhe i fuste ne xhep. Nga kurioziteti e pyeta.....- Jane parate per komisionin, me tha. Neser kemi provimin e patentave. -Akoma funksionon si ne kohen e Drini Kryemadhit ? , e pyeta. - Asgje nuk ka ndryshuar, me tha. Vetem se keta jane bere me "te mençur". E kane bere provimin shume shume te veshtire. Edhe une po te shkoj, mund te ngel. Ata qe nuk e kalojne dot, duhet te paguajne, nuk ka rruge tjeter..... Me la nje shije shume te hidhur. Shikoj ne tv qe Drejtorite e Sherbimit te Transportit Rrugor kane ecur shume perpara, krahasuar me vite me pare. jane ndertuar godina te reja, me aparatura e teknologji te avancuar, etj. etj...dhe me behet qejfi pa mase. Por kjo ndodhi e vogel i permbys te gjitha. Eshte si puna e asaj loper me koven e qumeshtit. Ne se eshte eveniment i shkeputur, nuk do shume mundim qe te riparohet...Ne se eshte nje procedure e ngritur ne sistemin piramidal shteteror, eshte nje semundje e rende. Shpresoj qe Gonxhja te mos kete qene pjese ne ndarjen e ketyre parave te flliqura.