Për rreth 9 orë ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është marrë në pyetje nga prokurorët e SPAK. Para gazetarëve, Beqaj tha se hetimet për koncesionin e sterilizimit janë ende të ngushta dhe se ato duhet të ndahen në dy faza, ajo nga marsi i 2011 deri në shtator 2013 kur u ngrit qendra e sterilizimit pranë QSUT-së dhe që s’u vu asnjëherë në punë dhe përfitimet e koncesionit.
Po ashtu Ilir Beqaj tha se i ishte konfirmuar se sendet e sekuestruara në 28 dhjetor do t’i kthehen, ndërsa sot tha ai i ishin dhënë dy dokumente qe kane te bejne me nje udhetim jashte shtetit.
Ilir Beqaj po hetohet për shpërdorim detyre dhe ndaj tij GJKKO ka caktuar masën e ndalimit jashtë vendit dhe detyrimit të paraqitjes.
“Besoj se hetimet janë ende shumë të ngushta është e domosdoshme që ato të shtrihen në dy pjesë. Së pari nga marsi 2011 deri në shtator 2013 për të hetuar pse dy vjet e gjysmë u mbaj ai central dhe nuk u vu në punë, por edhe tashmë janë bërë 8 vjet nga zbatimi i kontratës për të hetuar kush janë përfitimet e drejtpërdrejta të qytetarëve dhe buxhetit nga zbatimi i kësaj kontrate.
Sot po ashtu m’u konfirmua se do të kem së shpejti ato sende që mu sekuestruan më 28 dhjetor por që lidhen me vazhdimin e hetimit për sterilizimin. Dy dokumentet e një udhëtimi jashtë shtetit që sot i mora dhe faktin që pasi të përfundojnë këto inspektimet e pajisjeve elektronike do të më kthehen.
Sot u sqarua edhe fakti që gazi dhe aneksi 8 që kanë qenë në gojën tuaj nga 28 dhjetori deri më sot kanë lidhje me sterilizimin dhe jo me çështjen tjetër”, tha Beqaj.
Ky trapi arrogant do mesoje SPAK-un edhe si duhet te hetoje? SPAK-ut nuk i interesojne fare perfitimet e mundshme te qytetareve, por nese ato perfitimi mund te arriheshin me me pak shpenzime. Per me teper qe ti i arrogant i mjere bie vete brenda me pohimet tende: pra ti gjete nje qender sterilizmi gati dhe perseri vendose te besh nje PPP... Hapu dhe!
Beqaj aleat me tit vasilin kuptohet baahke i kane kompanite farmaceutike.
Hetimi per sterilizimin jo vetem eshte i ngushte por nuk eshte bere fare ne pjesen kryesore qe jane parate. Ku kane perfunduar parate? Deri tani per 8 vjet PPP-ja ka marre mbi 100 miliarde leke. Si jane shpenzuar keto para, se duhet qe edhe ujin dhe elektrikun ja ka paguar Ministria. Kete nuk e kane hetuar deri tani dhe nuk kane per ta hetuar sepse ato miliarda qe kane firuar me gjoja shpenzime fiktive si tek inceneratoret, apo si fitim i 40% te prestanome Rrapajt mbasi kane qarkulluar neper llogari jashte, sot po pastrohen si ”investime strategjike„ ne turizem nga kompani offshore te regjistruara ne parajsa fiskale.