Berisha në "arrest shtëpi", Luçiano Boçi i bën thirrje Bashës për bashkëpunim

9 Janar 2024, 17:41Politika TEMA
Berisha në "arrest shtëpi", Luçiano Boçi i

Sali Berisha në arrest shtëpiak, demokratët e Rithemelimit në përpjekje për bashkim. Nga selia blu nënkryetari i Partisë Demokratike të Rithemelimit, Luçiano Boçi konfirmoi se negociatat nuk po vijojnë vetëm brenda radhëve të demokratëve por janë shtrirë edhe tek aleatët.

Po punohet për një proces bashkimi jo vetëm brenda PD, por edhe në pjesën e partive të opozitës, që janë të gatshme të bëhen pjesë e këtij fronti dhe të aksioni opozitar, jo thjeshtë zgjedhor, por edhe aksionit që pararend situatën zgjedhore. Bisedimet dhe procesi vazhdon. Aktet e bashkimit do të zbardhen dhe do të bëhen të ditura në ditët në vijim", tha ai.

Refuzimi kategorik i Sali Berishës kundër afrimit me Lulzim Bashën, nuk gjen vend tek gjuha e Luçiano Boçit, por i vë kusht atij që e quan deputeti Basha.

Basha është deputet dhe në momentin që do të fillojë të bëjë opozitë, dhe do e dëshmojë këtë me aksion opozitar, me bashkim me PD, ai gjithmonë është i ftuar. Ne momentet që vazhdon të jetë patericë e qeverisë, duke i shërbyer totalisht asaj me qëndrime dhe propozime ligjore, siç është ligji për shpifjen nuk besoj se ka dëshirë të jetë pjesë e frontit opozitar", tha Boçi.

Numri dy i Rithemelimit theksoi se çdo kush që reflekton ka mundësi të bëhet pjesë e strukturave të tyre, qoftë edhe si fraksion, diçka që e kanë të parashikuar edhe në statutin e 11 dhjetorit të vitit 2021. Kanë edhe një mundësi për të treguar mbështetje, aty pranë shtëpisë ku lideri historik qëndron në izolim prej 30 dhjetorit:

Ne jemi njerëzor, parti e djathtë, parti që pranon dhe fraksionin brenda saj nëse duan të bëjnë luftë ndaj Ramës. Zemërgjerësia e demokratëve është e tillë që ti pranojë dhe të bëhen edhe ata pjesë e aksionit politik. I ftojmë të vijnë edhe tek pjesa, kemi ftesën publike tek pelegrinazhi që bëjmë çdo natë aty në mbështetje të pluralizmit dhe demokracisë."

Pavarësisht arrestit shtëpiak, Boçi pohoi se çdo orientim për drejtimin e Partisë Demokratike të Rithemelimit vjen nga Sali Berisha.

9 Komente

  1. P
    Poseidon

    Bucja e SALEHKARAXHICIT

    Përgjigjjuni
    1. M
      Murgu

      O Luç,po çi përmënd fraksionet,ju të parën gjë që bëtë mbasi u themeluar,zhduket fraksionet duke filluar nga elbasanasi yt prof.Ceka e deri te tropojani Saliut Azem Hajdari. Lëri ore këto mufka se ti pret ko...qet Saliu.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shkullaku si Lipe Shtogu

        Humore si ai i Lipe Shtogut haaa , Basha kryetar i nje partie zyrtare PD ehhh ky Lipe Shtogu thjeshte nje grupim pa parti i tgote Bashes po ta falim eja me ne haaaaa sinqerisht te semure mendor

        Përgjigjjuni
        1. N
          NON GARTA - AUT.

          Imituesi dëlirat i S. Berishës zgjodhi të bëjë sehir duke bërë krahasim me rajonet e vendit për shtri përçarje si ajo që po ndodh brenda PD-s, NON GRATA, kundër kombëtare dhe kundër shtetërore. Ikin nga përgjegjësit dhe shkathojnë çdo vlerë dhe nuk ndihmojnë me asgjë. Vërtet dinë intriga dhe të plaçkitin dhe gënjen e njollosin e hasmërojnë ata që kujdesen për vendin dhe popullin. Ku Hajdariqi s’ka asnjë vlerë njerëzore veç ambicieve karrierizmit përfitimit prandaj mbron krimin e Berishës dhe vetë deklarohet si drejtues i PD. Ky Hajdari tjetër Bardhi thotë: "Do vijojmë kaosin në Kuvend, nuk ka për të patur normalitet”. Ji humbur e tretur në errësirën e jetës mor i pa mend e pa i nder.

          Përgjigjjuni
          1. B
            Berti

            Mashtruesi Boci thote ne jemi njerëzor !!!! Si mund të jesh njerezor ti që je nga mbeshtetesit kryesor të një vrasesi të kryekriminelit te Shqiperise Sali Ram Sheqere Berisha ?

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vranakonti

              E para--- Ti Luçiano Boçi nuk je nenkryetar i PD-ke,por i partise foltores,apo i rithemelimit. E dyta-- Nuk mund te vij Basha tek ty,por ti te shkosh te basha se ne fund te fundit Basha eshte kryetar i PD-ke qe eshte parti zyrtare dhe e regjistruar ne gjykat. Kurse partia e foltores eshte e regjistruar ne degen e rrapit.

              Përgjigjjuni
              1. p
                parruca

                Luc ne shkoder u kemi thene atyre qe kane kar te vogel, qe besoj ky luci eshte nje i tille

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Po Z Flamur ku është ?

                  Si bën mbledhje ky pa , Z Flamur Noka , me ç’të drejtë ?

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    E djathta , per profesionistet e lirë !!!!

                    Profesioniste te lire . Votoni djathtas . E majta po ju fundos,

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje