“Rama ka përjashtuar mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme", zbardhen detaje nga mbledhja e qeverisë

9 Janar 2024, 14:50Politika TEMA
“Rama ka përjashtuar mundësinë e zgjedhjeve të

Zbardhen detaje nga mbledhja informale me dyer të mbyllura e qeverisë, që po mbahet sot në Shëngjin.

Sipas gazetarit të News24 i pari që foli në mbledhje ka qenë Rama, ndërsa pas tij ishte Blendi Klosi, që foli për riorganizimin e PS apo dhe Çuçi që foli për sfidat që maxhoranca ka në Kuvend.

“Po kalohet në skaner puna e ministrive, ministrave dhe kabinetit qeveritar. Mbledhja nisi me një fjalë nga zoti Rama, më pas nga Klosi sa i përket riorganizimit të PS.

Më pas Çuçi foli për sfidat që ka PS në Kuvendin e Shqipërisë. Tani është radha e një pushimi dreke dhe më pas do të pasojë me diskutime të tjera për sfidat dhe prioritetet për këtë vit të ri që ka nisur. Do të ketë diskutime nga ana e kabinetit qeveritar.

Viti 2024 është në vit me rëndësi për maxhorancën socialiste pasi është një vit para zgjedhjeve parlamentar. Vetëm në rastin nëse do të kemi zgjedhje të parakohshme, por Rama e ka përjashtuar si mundësi. Në 30 dhjetor Rama është shprehur i kënaqur sa i përket zhvillimeve ekonomikë apo dhe sektorëve të sigurisë.”, tha gazetari Gjençaj në lidhjen live.

 

4 Komente

  1. P
    Pse i beni armiq profesionistet e lire?

    Per profesionet e lira qe po i mbysni me taksën e re , u fol gjë?

    Përgjigjjuni
    1. a
      alphazeta

      Pse po mbyten me taksa?! Sa paguajnë, a mund të ma thuash?! Mua më duket se të vetêpunësuarit paguajnë aq sa u takon të paguajnë. Ti mos do ndonjë shtet pa taksa?! Duhet të kthehemi në kohën e Enverit atëhere.

      Përgjigjjuni
    2. S
      Shkullaku bytha e Berrishes

      Nese Rama kalone ne zgjedhje te parakoheshme kjo palo opozite zhduket .

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zgjdhje parakohe do kete patjeter

        Drejt, dhe Usa do detyroje Ramen per zgjedhje te parakohshme. Vetem keshtu fillon me shpejt ngritja e nje opozite krejt te re.

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje