Blendi Gonxhe ka reaguar pas ndryshimeve në qeveri, ku kryeministri Edi Rama ka propozuar emrin e tij si ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Një privilegj e quan Gonxhja, ndërsa thotë se ndihet i nderuar për vlerësimin që i ka dhënë Rama për këtë emërim sfidues.
Teksa aktualisht drejton DPSHTRR, Gonxhja shkruan se kjo është një përgjegjësi e re për të shërbyer për më shumë qytetarë e sektorë në vend.
“Jam thellësisht i nderuar për vlerësimin e besimin e Kryeministrit Rama në këtë emërim kaq sfidues! Një privilegj që vjen me përgjegjësi të jashtëzakonshme e përkushtimin për të punuar me pasion e përulësi për të shërbyer me ide e zgjidhje për më shumë qytetarë e sektorë në vend”, shkruan Gonxhe.
O "Mon kukaleshi" shiko te firmosesh ndonje pisllek te Rames (qe nuk e firmosin te tjetret) dhe pastaj kerko azil se te do te te kerkoj SPAK-ku. Ku ke vizion ti per ekonomine e nje vendi o koklesh.
GONXHE , JE ENERGJI ATOMIKE . SUKSESE. HIDH NJE SY NGA PROFESIONET E LIRA, SE DO TE IKIN DUARSH .