Minxhozi: Duhet t’u thoni boll Berishës e Bashës. Jeni akoma brenda oborrit të 8 Janarit! S’keni liderë, s’e fitoni dot garën

8 Janar 2024, 22:40Politika TEMA
Minxhozi: Duhet t’u thoni boll Berishës e Bashës. Jeni akoma

Analisti Skënder Minxhozi dhe deputeti demokrat, Ervin Salianji, patën një debat teksa po flisnin për situatën në PD në studion e emisionit “Real Story” me gazetarin Sokol Balla. Minxhozi thotë se demokratët duhet të kërkojnë vazhdimisht largimin e Berishës dhe Bashës nga kjo forcë politike.

Salianji theksoi se këtë gjë e ka kërkuar por shton se nuk mund ta shmangin vëmendjen nga qeveria dhe të bëjnë opozitë kundër opozitës. Ai thotë se Berisha ka shumicën dhe se Rama nuk mund të rrëzohet dot pa votat e mbështetësve të tij. Minxhozi shtoi se partia s’ka liderë dhe do të humbë sërish.

Minxhozi: Ideja është këtu që nuk prisja dhe nuk pres, më dëshpëron paksa që asnjë nga ata që është në platenë e PD-së sot, në të gjitha llojet e PD-ve, nuk del dhe të thotë ‘basta’ me këto dy persona.

Salianji: E kanë thënë…

Minxhozi: Duhet thënë tamam, në mënyrë të përsëritur, jo ta thuash njëherë dhe më pas t’i bësh skip 10 herë. Duhet ta kesh sjellje politike….

Salianji: Domethënë ta shmangim vëmendjen nga qeveria dhe ta mbajmë këtu….Unë jam votuar që të bëj opozitë ndaj qeverisë dhe jo opozitë ndaj opozitës.

Minxhozi: Po nuk kërkove të tretin….

Salianji: Ka një periudhë ku bëhet betejë edhe luftë, ka një periudhë ku bëhet paqe.

Minxhozi: Janë bashkë të gjitha…

Salianji: Nëse ka fushata siç ishin edhe ato brenda partiake, u bënë dhe mbaruan.

Minxhozi: Të erdhën zgjedhjet prapë….

Salianji: Këto zgjedhje e ka përcaktuar votuesi se kush është shumicë dhe kush pakicë.

Minxhozi: Shumicë brenda oborrit…

Salianji: Shumicë a është Sali Berisha apo jo

Minxhozi: Nuk ke kundërshtar Lulzim Bashën apo Berishën. Ke Edi Ramën. Ju nuk keni dalë akoma nga oborri i 8 Janarit.

Salianji: Kemi kundërshtar Ramën. Sali Berisha tek ky oborr që quani ju shumicë, ju thoni se të paktën ju mund të fitoni me atë duke qenë pakica….

Minxhozi: Të kanë mbaruar liderët. Të janë lodhur kuajt e betejës. Nuk e fiton dot garën….7 bashki keni marrë në maj, 30 mandate do të merrni në zgjedhjet parlamentare.

8 Komente

  1. R
    Rami

    Ja dhe minxhozi i qeverise, jep mend si te behet opozita. As i plas trapi fare te behet opozita madje manipulon opinionin ne drejtimin e gabuar per ti shtuar jeten qeverise se korruptuar rama.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kocka

      Askujt si plas trapi per opoziten se kane ngelur pas koqeve te nje 80 vjecari late nam

      Përgjigjjuni
    2. G
      Gjei

      Saliani qe je gomar e dime opozitanuk behet duke share qeverine ,me pare rregullo shtepind tste qe e ke te prishur pastaj hajde rregullo shqiperine o hajvan ti nuk ke program ps ms thusj pfogrsmin cfare do besh kur te vish ne qeveri o njeri i ndyre

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vranakonti

        Qeveria e Rames nuk eshte aspak e korruptuar.Ajo po punon mire dhe po shikon punen e saj.PS-te nuk eshte e perçar koqe,koqe si PD-ke.

        Përgjigjjuni
        1. a
          american23al

          Qeverise i intereson nje opozite si puna e ketij qe nga debati duket se nuk ka haber nga realiteti, Minxhozi me duket se jep keshille konstruktive qe opozita duhet te riformohet realisht dhe jo te vazhdoje me te njenjtin mentalitet pa asnje vizion vetem te bertase qe qeveria eshte e korruptuar , gje qe nuk eshte ndonje suprize per shqipetaret por duhet te thote elektoratit se cfare do te beje pe r te dale nga kjo situate, apo njesoj si Berisha digj karrike, beje cirk neoer dritaret dhe dyert e parlamentit si majmune ...kjo do te vazhdoje .....nqs po mos kerkoni pushtet se kurre nuk do t'a fitoni...

          Përgjigjjuni
          1. A
            Arbeni

            Deputetët e opozitës janë kthyer në majmun duke u kacavjerur nëpër dritaret apo portën e zyrave të kuvëndit.Turpi i mbuloftë legenat.PD është një “ shtëpi e pjerdhur” ku njëri i bie gozhdës e tjetri patkoit.PD është në grahmat e fundit.Ajo do humbas edhe zgjedhjet e 2025.

            Përgjigjjuni
            1. V
              Veterani

              Pse lodhesh mot me kete rrugaç idiot , o zoti Minxhozi ! Lerjani Grides te merret me 'te , se ja ka marre doren .

              Përgjigjjuni
              1. S
                Shqiptari i pavarur

                O zot i madh na jep durim, na jane bere te neveritshem sa ne media televizione, sa ne rrjete sociale kudo i njejti avaz. O Shqiptare dergojini ne pension keto dy parti te vjetra PS e PD, se bashku me ate partine e atij fshatarit shtangist. Bejeni o Shqiptare nje zgjedhje tjeter ka djem te rinj sa te duash. Qofte edhe sikur te jene te keqinj sa gjysma e ketyre plehrave 33 vjeçare prape do ishim 100 here me mire. Ketyre nuk ju behet vone se populli eshte i varfer, ---Mbrojtja zero-000 nje vend pa ushtri ku Grekut tallet ne Juge dhe Serbia tallet ne Veri, me nje ekonomi me breke neper kembe ku nuk shpenzohet per ushtrine. Greku blen avione moderne, sa ne France e SHBA, Serbia blen armatime sa ne Rusi e Kine, ne blejme 1 helikopter , tallje uleritese per ushtrine. ---Bujqesia zero - 0000 se kane fare ne plan plehrat kimike 140 mije lek 1 kv pleh, nafta zero rimbursin edhe fondet IPARD te BE i vidhnin po vete pushtetaret dhe tek bujku nuk shkon asnje fond. Çmimet nga gjerat bazike ushqimet e deri te apartamentet e banesat jane bere me çmime stratosferike. ---Shendetesia zero 000 shkon ne spitale ne urgjenca te bejne 1 qetesues dhe te nisin ne shpi. ---Infrastruktura zero- 000 nje grope ceptike qe vetem merr para nga buxheti ku vidhen fonte e tendera, rruget copa copa nisin 100 rruge me çmime stratosferike nga 10 deri ne 30 milion euro/km dhe nuk perfundojne asnje rruge. ---Industria zero-000 kemi nafte e krom, por se dime as vete pse nafta kushton me shtrenjte se ne Gjermani dhe nafta ne Shqiperi del me humbje pa fitime, nje tallje marramendese me burimet tona nentokesore. --Arsimi zero-000 mesuesit jane kthyer ne zobie duke bere like

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje