Historiku i binomit “Ekonomi" dhe “Financa” në vite, ndarjet dhe bashkimet

8 Janar 2024, 20:40Politika TEMA

Historiku i binomit “Ekonomi" dhe “Financa” në vite,

Njëra anë menaxhon të ardhurat e nga tjetra administron shpenzimet, ministria e Financave dhe Ekonomisë nuk do të funksionojë më si një e vetme. Institucioni do të ndahet në dy pjesë. “Financat” që do të vijojnë të drejtohen nga Ervin Mete dhe “Ekonomia”, në krye të së cilës pritet të vijë Blendi Gonxhja.

Kjo nuk është hera e parë që “Ekonomia” që menaxhon buxhetin, të ardhurat, borxhin apo pastrimin e parave dhe “Financat” që administrojnë shpenzimet, investimet publike, ndihmën e huaj dhe auditimin funksionojnë si të mëvetësishme.

Në fakt, deri në qeverinë e parë “Rama atë të harkut shtator 2013-shtator 2017, ministria e Ekonomisë kishte një drejtues ndryshe nga ajo e Financave. Kjo e fundit drejtohej nga Shkëlqim Cani, ndërsa “Zhvillimi ekonomik”, bashkë me Tregtinë dhe Sipërmarrjen drejtoheshin nga Arben Ahmetaj.

Binomit “Ministri e Financave dhe Ekonomisë” iu dha “drita jeshile” nga kryeministri Rama në vitin 2016. Në krye të institucionit u emërua Arben Ahmetaj, që e mbajti postin deri fund të 2018-s. Vendin e tij e zëvendësoi Anila Denaj, për t’u pasuar nga Delina Ibrahimaj e së fundmi nga Ervin Mete. 

Nga koha e monarkisë e deri në fund të komunizmit, ministria e Ekonomisë kishte funksionuar e ndarë nga ajo e Financave. Ato u bashkuan nën qeverinë e Aleksandër Meksit në vitet 13 prill 1992 deri 6 gusht 1993.

Në krye të institucionit u zgjodh Genc Ruli. Ekonomia u nda nga Financat sërish gjatë qeverisë “Nano” 1197-1998 ku Arben Malaj u emërua ministër i Financave ndërsa Ylli Bufi,  ministër i Ekonomisë Publike dhe Privatizimit.

1 Komente

  1. D
    Dritan

    Tani ne vend te Ahmetajt emeroi sivellane e tij Gonxhe.A harruat si mori arratine Gonxhe nga frika kur u permbyt Liqeni artificial.Vite e vite i harruam emrin se gjoja Rama e degdisi si denim.Dhe tash e nxori hasin nga menga per nje palo artist qe su pa kurre si i tille,por qe na u boka ekonomist e do na nxjerr ne selamet.Po bisnesin e vet do e lulezoje? Ai qe ne konflikt intersi qe kur qe drejtor se kish bisnesin e maknave me qera dhe si trejtor certifikonte cilesine e makinave.Nuk u ngop kurre me miq te bashkise qe mbeti fidanishtja e vetme e Qeverise Rama.Shih ku e ka bashkine e dikurshme ne krye te Qeverise e Kuvendit.Asnje nga PS e vertete.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje