Tom Doshi bashkon votat me Bashën dhe Berishën, rrëzohet kalimi i buxhetit për Malësinë e Madhe

8 Janar 2024, 19:20Politika TEMA

Tom Doshi bashkon votat me Bashën dhe Berishën, rrëzohet kalimi i

Socialdemokratët e Tom Doshit kanë bashkuar votat me opozitën, PD-në zyrtare dhe Rithemelimin dhe kanë rrëzuar kalimin e buxhetit të vitit 2024 në Malësinë e Madhe.

Mbledhja e zhvilluar pasditen e së hënës, ku të pranishëm ishin 27 këshilltarë, i dha 14 vota pro dhe 13 kundër buxhetit.

Duhen 16 vota që buxheti të kalojë, pra shumicë e cilësuar.

Ndërkohë që 4 këshilltarë nuk morën pjesë në mbledhjen më të  rëndësishme.

Me shumicë votash nuk u miratua edhe dhënia me qira e një sipërfaqeje pyjore në zonën e Kozhnjes në Kelmend.

Mbledhja u shoqërua me debate, ndërsa i pranishëm ishte edhe kryetari i bashkisë Tonin Marinaj.

Prej muajsh, që pas zgjedhjeve vendore, PSD doli në opozitë me qëndrimet ndaj bashkisë së Malësisë së Madhe dhe kryebashkiakut Marinaj, ku denoncimet dhe kritikat i ka patur të shpeshta.

Vota e sotme forcoi qëndrimin e mbajtur nga kjo forcë politike që në zgjedhje ishte krah PS./vizionplus.tv

7 Komente

  1. P
    Pirdhni se liroheni.

    Tom Doshi i tregoji forcen Ed Droges, ai nuk u bashkua me dy PD por votoi kunder planeve te PS ngjyre mavi, qe perfqeson LGBTQ .

    Përgjigjjuni
    1. p
      pinoku

      Çdo me thënë "dhënie me qira e një sipërfaqeje pyjore"?! Ai që e merr me qira ka të drejtë që të presë gjithë pyllin?! Se nuk e kuptoj.

      Përgjigjjuni
      1. O
        Opionisti

        Te perkatite zgjedhje ne malesise kucove himare edhe te tjere ne qoftese behete zgjedhje malesise se madhe 1 edi rama 2mark froku 3 endri shabani 4 nipi dobibaj 5 astrite patozi 6 dukagjini 7 qori bushallinjte 8 komene 9 ben blushi 10 adriatik lapaj 10 mark dodani

        Përgjigjjuni
        1. T
          T

          Malok i pabese

          Përgjigjjuni
          1. A
            Alfred Pllumbi

            O legen o funderrine me paragjykime krahinore.

            Përgjigjjuni
          2. J
            Juristi

            Po hidhuni në sulm është non grata si guxon etj pallavra Po nuk harruat që është në kualicion me PS -në

            Përgjigjjuni
            1. v
              viron

              Nga keta tipa NON GRATA te gjitha i pret por fatkeqesia eshte qe shpellaret nuk e kuptojne se cfar do te thote NON GRATA dhe i votojne.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje