Topi, apel ndërkombëtarëve: Të bëjnë presion për reformën në politikë! S’pritet ndryshim i vullnetshëm nga mëkatarët

8 Janar 2024, 22:25Politika TEMA
Topi, apel ndërkombëtarëve: Të bëjnë presion

Ish-presidenti Bamir Topi ka bërë thirrje ndaj partnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë që të ndërhyjnë dhe të ushtrojnë presion për një reformë në politikën shqiptare.

I ftuar në studion e ‘Kontrast’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv, Topi tha se njëjtë si për Reformën në Drejtësi, ndërkombëtarët duhet të ushtrojnë presion për të arritur çlirimin e partive politike nga ata që ish-kreu i shtetit i quajti ‘uzurpatorë’.

“I drejtohem atyre partnerëve që bënë presionin e duhur pozitiv për të bërë reformën në drejtësi. Të njëjtën gjë duhet ta ushtrojnë për të bërë reformën në politikë. Mos prisni ndryshim të vullnetshëm nga mëkatarët. Ndërkombëtarët të bëjnë reformën në politikë! Të çlirohen partitë politike nga uzurpatorët”- u shpreh Bamir Topi ndër të tjera duke shtuar se partitë politike në Shqipëri janë të ngjashme me kazermat ushtarake për nga mënyra sesi funksionojnë.

Sipas tij, situata ku ndodhemi politikisht, ka ardhur si pasojë e marrëveshjes së bërë mes Ramës dhe Berishës në vitin 2008 me ndryshimet kushtetuese. Topi tha se ai e kishte paralajmëruar më herët Berishën duke i thënë se një marrëveshje e tillë do t’i kthehej në boomerang.

“Ky terren në shoqërinë shqiptare ka shumë injorancë. Nuk arrijmë të kuptojmë kur vjen një sinjal i fortë nga ai që në një moment të caktuar është në krye të shtetit. Kur unë kam folur që kjo situatë që është sot, do të vijë hap pas hapi, i pata të gjithë kundër. Vetëm një pjesë shumë e vogël, 4 apo 5 vetë në PD, partia e Metës dhe një zë i vecantë. U futën në një psikozë politike duke treguar se jo vetëm që nuk e njihnin jetën e institucioneve por ishin ushtarë të verbër të atyre që realizuan kompromisin më të ndyrë, ndryshimet kushtetuese të vitit 2008. Ia kam thënë Berishës drejtëpërdrejtë që kjo që po bën do të kthehet në një boomerang sepse një ditë ai që do kesh përballë që do të jetë në pushtet, nuk e rrëzon dot më”- tha ish-presidenti.

Ndërsa teksa foli për ish-kryeministrin Sali Berisha, Topi tha se ndihet keq kur e sheh në atë situatë dhe shtoi se kreu i Rithemelimit e ka problemin e vërtetë me drejtësinë duke shtuar se ky është një raport personal dhe jo i përgjithshëm.

14 Komente

  1. S
    Stardust

    Me siguri Bamiri nuk e fut veten te mekataret.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Karabobe

      Rrëfehu për 21 Janarin

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pensionisti i Porcelanit

        Bamir, je leter e djegur ne Politike, se u tregove i PANGOPUR.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Drejtësia

          Ou? Zoti Topi: pa dhene drejtesi per ata qe pushkatoi shteti me 21 Janar 2011, kur ju ishit kryetar shteti, mos bej tjeter moral politik.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Aron

            Ik o Bamke Qylollari.

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vici i Faros

              Topja ben te zgjuarin tani qe ka celsat e kashtes se kur ishte e kishte mundesi te ndkonte , i kishte syte e veshet te zene se ja priste koken Salmuti 24 ore nuk i mbushte e gjindej ne fund te rreshtit si fshesaxhi pa lere me te shkonte ne presidence . O Topke Saliu i keq sa s’ka po ka ca qorra qe e ndjekin prapa ndersa ty nuk besoj se te ndjekin as ata te lagjes aq poshte te kane kredencialet pe per pd’iste nuk behet fjale .

              Përgjigjjuni
              1. J
                Juli

                Ky eshte nje njeri primitiv,dallkauk i declarum Se çdo ky qe flet,nuk e kuptoj

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Konomi

                  Idiot dhe qullac. Një bajge tiranase që ka vetëm pordhë. Gëzoi tokat që të dha Saliu ndërsa ia mohoi të tjerëve me ligjin famëkeq që bëtë bashkë o gruaqirë, mos bëj gam gam si I ditur. Ju duheni zhdukur komplet me breza.

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Pilaf dhe pace !

                    z.Topi pse nuk ben nje Roman te ri me te sugjeruar sic e ke trgeuar rastin e Alikopterit qe tu ule ne Oborin e viles tende ! pastaj aty ke mundesi te shkruash dhe per mekataret ! z.Topi tall bythen me te gjithe .... i pelqen nganjehere TV..

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Pilaf dhe pace !

                      z.Topi pse nuk ben nje Roman te ri me te sugjeruar sic e ke trgeuar rastin e Alikopterit qe tu ule ne Oborin e viles tende ! pastaj aty ke mundesi te shkruash dhe per mekataret ! z.Topi tall bythen me te gjithe .... i pelqen nganjehere TV..

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Pilaf dhe pace !

                        z.Topi pse nuk ben nje Roman te ri me te sugjeruar sic e ke trgeuar rastin e Alikopterit qe tu ule ne Oborin e viles tende ! pastaj aty ke mundesi te shkruash dhe per mekataret ! z.Topi tall bythen me te gjithe .... i pelqen nganjehere TV..

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Salihi

                          Kete e dija per profesor se ashte idiot dhe pa yndyre nuk e dija,trap hesapi

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Aliu

                            Bamke Qylellari duke e ditur fare mire se nuk do njeri ta shoh me sy prape del ne media. Ai ka vjedhur mashtruar kedo qe i ka dale perpara. Shko futi ndonje tenxhere me Hasude o floke boje me xullufe si me 1973.

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Aliu

                              Bamke Qylellari duke e ditur fare mire se nuk do njeri ta shoh me sy prape del ne media. Ai ka vjedhur mashtruar kedo qe i ka dale perpara. Shko futi ndonje tenxhere me Hasude o floke boje me xullufe si me 1973.

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje