Prioritetet për 2024, Rama mbledh qeverinë në Shëngjin

9 Janar 2024, 10:03Politika TEMA
Prioritetet për 2024, Rama mbledh qeverinë në Shëngjin

Kryeministri Edi Rama mbledh ditën e sotme qeverinë për të përcaktuar prioritetet e punës për vitin 2024.

Takimi do të mbahet në Lezhë, Shëngjin, aty ku pritet që të ngrihet edhe qendra për pritjen e emigrantëve, pas marrëveshjes së bërë me Italinë, nëse “Kushtetuesja” do të japë “ok”. 

Të pranishëm do të jenë ministra, drejtues politikë, kryetarja e Kuvendit, kryetarët e komisioneve të Kuvendit, por edhe drejtorë të drejtorive më të mëdha në vend.

Deri më tani nuk flitet për ndryshime në kabinetin qeveritar, e ndërsa jo më pak se dje kryeministri surprizoi duke krijuar ministrinë e re atë të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, e cila do të bashkojë në një të vetme pjesët që aktualisht funksionojnë të ndara në ministritë respektive të Financave dhe Ekonomisë e të Kulturës. Në krye të kësaj ministrie do të jetë Blendi Gonxhe.

Takimi do të zgjasë dy ditë.

2 Komente

  1. V
    Vranakonti

    Disa pseudoanalist,si psh nje fare Genc Burimuti nga Franca e quan te padrejte mbledhjen e qeverise ne Lezh apo ne Shingjin. Kryeministri nuk ka pse u mere leje te tjereve se ku do t'a beje mbledhjen e qeverise. Ai eshte komeptent dhe e bene ku t'i doj qejfi atij dhe ku e shikon ai te arsyeshme. Prandaj analistet tipit Burimuti nga franca,te mos na çajn bythen.Edi Rama,deri tani eshte me i miri dhe me i pakorruptuari.

    Përgjigjjuni
    1. B
      BASHA, ndihmo profesionet e lira .

      Profesionistet e lirë duhet te protestojne . Qeveria i ngarkoi ne shume seç mbajne.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje