Deputetja demokrate Jorida Tabaku, ka folur për situatën politike në vend, ku tha se viti që lamë pas nuk ka qenë aspak i mirë për opozitën, ndërsa u ndal te negociatat për bashkimin e PD-së dhe arrestimin e Berishës.
“Ne nuk e kemi betejën me SPAK, por me kundërshtarët. Politika përpiqet të influencojë dhe SPAK mund të bënte shumë herë punë më të mirë, por kjo nuk do të thotë se duhet të ngremë një kauzë me SPAK.
Kemi bashkëpunuar të gjithë me Berishën dhe e kemi mbështetur, dhe është një figurë e rëndësishme dhe nuk është një lajm i mirë as për PD as për Shqipërinë. Më vjen keq për ata kolegë që gëzohen dhe do të kisha dashur të mos ishte përfshirë partia në betejën e tij”, tha Tabaku.
Për situatën në PD, viti që lamë pas nuk ka qenë aspak i mirë deklaroi ajo, ndërsa shtoi se duhet vullnet politik për t’u bashkuar dhe se fati i partisë nuk duhet lënë në duar të gjykatave.
“Fatkeqësisht, viti që lamë pas është një vit ku debati brenda PD ka vazhduar dhe kulmoi me zgjedhjet lokale që për opozitën pati një bilanc negativ. Kisha bindjen se do të na shërbente për t’u ringritur, por fatkeqësisht nuk ndodhi. Bilanci nuk ka qenë aq pozitiv. Për vitin që vjen besoj që duhet të fokusojmë angazhimin tonë, në një parlament që rikthehet në normalitet, me komisione, dhe ngritjen e një strategjie politike për të patur një ofertë që të shkojmë te njerëzit.
Në emër të opozitës, kam marrë një angazhim që çdo gjë që ka lidhje me procesin e integrimit, do të ketë mbështetjen e opozitës. Shpresoj që viti i ardhshëm të shërbejë si një vit për të ndryshuar diuçka në këtë pikëpamje. Kemi 8 vite pa asnjë reformë në procesin e integrimit.
Më vjen mirë që shumë anëtarë të opozitës që janë me idenë që PD të jetë e bashkuar. Kemi bërë një luftë më shumë se një vit e gjysmë ku nuk fitoi askush. Kam preferuar t’u flas njerëzve jo të bëjmë debat në një luftë të pakuptimtë.
Nuk kam menduar se do ishte mekanik dhe do vinte nga një vendim gjykatë. Është vendim politik dhe kërkon vullneti politik. Prandaj dhe unë refuzova të ish zv/kryetare.
Nuk komentoj vendimet e gjykatave, por në gjykimin tim duhet të kalojmë përtej vendimit të gjykatave. Nuk duhet ta lëmë PD dhe vendimin për PD në dorë të gjykatave por të marrim vetë vendimin”, tha deputetja.
Kjo Jorida Tabaku duhet te ndryshoje mbiemrin ta beje Berisha ( Bisha ) , neperka e zeze me korruptura ne glob. Mizerabelja Jorida eshte shembelltra me e sakte e Familjes Berisha
Arrestimi i idhullit te laraskes Jorida Tabaku, Sali Berisha është lajmi me i mirë qe kam degjuar keto 30 vjet te tranzicionit te sistemit politik për Partine Demokratike dhe për Shqipërinë. I verbuar nga lakmia dhe ambicia, Sali Berisha ushtroi pushtetin absolut duke ndjekur shtegun e zakonshëm të të gjithë diktatorëve: shtegun e shtruar me kokalla njerëzish dhe të damkosur me njolla gjaku. I fiksuar nga ideja se pushteti është gjithçka, kjo krijese anormale u perpoq ta vishte ndërgjegjen me një besim të rremë, duke bërë çmos ta bindete popullin shqiptar te dale nga Diktatura Komuniste, ku kishte qene Sekretar i PPSH-se, se rruga që ky dhenderr dhe agjent i Serbise kishte përzgjedhur ishte vepra dhe dëshira e një fuqie hyjnore. Biri dhe dhenderri i Serbise ndihet i imunizuar nga gjithfarësoj krimesh; kurrfarë tradhtie ose pabesie nuk mund t’i vishet ndërgjegjes së tij; ai shpreson tek animi i ballances politike e ushtarake ne Ballkan dhe Shqiperi ne anen e Serbise dhe Rusise, furnizueses se tij me para, mjete dhe njerez te rekrutuar.
NJERI ME MIT SE TJETRIT.....O HAJDUTI A E KUPTON CFARE THUS MOJ KARE .....KUNDERSHTARE THOTE ,PO NUK ESHTE KAQ E THJESHTE SEPSE ESHTE KUNDERSHTUAR POLITIK JO THJESHT KUNDERSHTUAR SI NE LUFTE ....PO ZATEN NJE MUT KENI MARE ME VOTE DHE PO NJESOJ DO MARE PARTIA E SALEHKARAXHICIT ,,,,,VETEM NE 92 QE POPULLIT I KISHTE ARDHUR NE MAJE TE HUNDES TE TJERAT I KENI MARRE ME FORCEN E ARMEVE DHE TE KRIMINELEVE.........HARROJENI SA KOHE KENI PO IDENE E FORCES.....VETEM ME PROGRAM MUND TE VISH NE PUSHTET.......