Kreshnik Spahiu: Blendi Gonxhja, një nga tre liderët kryesorë të lëvizjes studentore ‘90. I suksesshëm si drejtues

9 Janar 2024, 19:51Politika TEMA
Kreshnik Spahiu: Blendi Gonxhja, një nga tre liderët kryesorë

Kreshnik Spahiu komentoi në një intervistë për Euronews Albania vendimin e kryeministrit Edi Rama për t’i besuar Blendi Gonxhes ministrinë më të re të kabinetit të tij, atë të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Spahiu u shpreh se Gonxhja është një nga liderët kryesorë të lëvizjes studentore ’90 dhe një nga njerëzit që ka zhvilluar një karrierë shumë të suksesshme edhe pse në heshtje.

“Nuk kam qasje për modelin e ministrisë që ka zgjedhur Rama por kam qasje për individin që ka zgjedhur. Ka kopjuar modelin nigerian, që në gjithë planetin ka këtë ministri. Sa i përket ministrit që ka emëruar, di të them dy fjalë, Gonxhja është një nga 5 organizatorët e protestave të dhjetorit dhe lider i lëvizjes së dhjetorit.

Ka një karrierë politike të gjatë, në heshtje dhe ndoshta mendoj se ka merituar 100 herë më shumë se 100 deputetët që ka PS.

Profili i tij ka qenë i suksesshëm në një drejtori që ka pasur, një mision minimal por që e ka kthyer të suksesshme. Shërbimet në drejtorinë që ai drejton janë më të shpejta dhe më pak burokratike se në shumë vende evropiane”, tha Spahiu.

7 Komente

  1. t
    toni mavrija

    Hajduti lavdron hajdutin dhe mbeshtet kryehajdutin.

    Përgjigjjuni
    1. J
      Juria e bordurës 1993

      E kapi një çek nga Gonxhe ky juristodylbija. Sa e " kuptojnë" njeri-tjetrin keta hajdutet 5G. Ja kaloi dhe Niko Lesit, Plënc Vangjelit, Driton Hilesë..ka instiktet e mizave jeshile te mutit.

      Përgjigjjuni
    2. B
      Beni

      Mos është gjë ai hajduti i bashkisë që përmbyti Tiranën?! Më duket se e ke harruar këtë gjë dhe plot të tjera z.Kreshnik

      Përgjigjjuni
      1. E
        Eni

        O Kreshnik le nam....

        Përgjigjjuni
        1. R
          Real

          Sherbimet e tije jane me te shpejtat, por jo me shpejt se gojoret e kesaj vemje te cdo pushteti

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kazani

            Fillove "lëpirësen" kuqo i zi! Mendon dhe ti kthimin? Kur Gonxhe me PeDe-n, bëhet ministër I asaj që quhet dge ka mbetur me PS por që është uzurpuar nga Klan Edi, 99, mjaftistë promoting dhe Gonxhen....

            Përgjigjjuni
            1. A
              Ardesa

              Edhe une isha ...por nuk e bera per perfitime ne politike...pasi dihet kush eshte Sala...u largova jashte pergjithmone....

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje