Dilema, na ndihmoni të gjejmë ku jeton Sali Berisha?

9 Janar 2024, 20:20Politika TEMA
Dilema, na ndihmoni të gjejmë ku jeton Sali Berisha?

Gazeta ka disa javë që vëzhgon, por sot kemi disa pikëpyetje që duam t'i ndajmë edhe me lexuesit. Ka lidhet kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha. Prej 30 dhjetorit, kryedemokrati është lënë në masën e sigurisë 'arrest shtëpie' me vendim të Gjykatës së Posaçme. Edhe pse nuk duhet të komunikojë me asnjë veç familjarëve të tij, Berisha e ka shkelur vendimin duke mbajtur miting poshtë pallatit ku jeton. Ndaj përditë, Berisha del nga dritarja e banesës dhe mban fjalimin e radhës.

Nga kati i tetë Berisha del në dritare dhe flet me mbështetësit e tij. Pikërisht këtu është kleçka!

Më 7 Nëntor 2023, në kohën kur Gjykata e Posaçme dërgonte oficerët e policisë që të njoftonin kryedemokratin me masën e sigurisë, problem ka qenë gjetja e banesës së tij. Në dosjen e nxjerrë nga GJKKO shkruhej se oficerët Gentian Ndoi dhe Elsic Doda kishin shkuar në pallatin ku jetonte Berisha për ta njohur me masën e sigurisë, që asokohe ishte "detyrim paraqitje".

"Në orën 09.45 të kësaj date, oficerët kanë shkuar sërish në këto ambiente në katin e tetë, ku dera është hapur nga Argita Malltezi. Ajo u tha policëve se babai i saj nuk jetonte aty, por në katin e katërt të po asaj ndërtese. Sipas orientimit të saj, oficerët shkuan në banesën përkatëse, ku i ranë ziles disa herë por nuk ka dalë asnjë person. Në këto kushte, janë larguar,"-shkruhej në dosje. Pra me një logjikë të thjeshtë, i bie që Berisha jeton në katin e 4 të godinës.

Tani nga pamjet e sotme që gazeta ka siguruar nga "Rrugica e Salës", duket qartë që Berisha del dhe flet nga kati i 8 i pallatit, ku sigurisht nuk është i vetëm.

Edhe në videon e mëposhtme që vetë kreu i opozitës e ka nxjerrë në Facebook, duket qartë hija e dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezit që e filmon. Për më tepër, edhe e bija, Argita e ka pranuar që bashkëjeton me të atin dhe ka pasur komunikim me të pavarësisht masës së sigurisë.

Pikë së pari; i bie që Berisha, bashkë me Malltezin, të dy në "arrest shtëpie", po e vuajnë bashkë gjithë procesin e hetimit të dosjes Partizani, për të cilën akuzohen për korrupsion. E dyta; ku e ka shtëpinë kryedemokrati? Në katin e katërt, qartësisht nuk jeton sepse del "live" çdo ditë nga kati i fundit i pallatit ku jeton. Mund të ndodhë që çifti Malltezi të kenë 2 prona në të njëjtin pallat, një në katin e tretë dhe një tjetër në të fundit, ndaj mund të ketë ndodhur që kreu i PD-së, të ketë shënuar si adresë banimi shtëpinë e të bijës. Megjithatë, ende mbetet mister; ku banon Berisha?/ZËRI

18 Komente

  1. .
    ..........

    Këtij i them hall unë, të qartësohet ku jeton Berisha! Po Berisha dihet ku jeton, or i uruar i i Perëndisë, ai e ka folenë në zëmër e çdo hajduti dhe antidemokrati!

    Përgjigjjuni
    1. A
      AK

      Gjithmone banditet nuk e tregojne vendodhjen!

      Përgjigjjuni
      1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

        Fjalimet i mban në papafingo, mbuluar me material druri extra, për të ulur temperaturën gjatë ditëve të nxehta. Papafingo nuk llogaritet kat, por duhet të ketë komunikim me shkallë dhe ashensor. Banimi është një kat më poshtë, poshtë papafingos. Nuk përjashtohet mundësia e lidhjes dhe me kate të tjera. Papafingo është ndërtuar pa leje.

        Përgjigjjuni
        1. 0
          008

          O i nderuar se pari Salmuti nuk eshte kryetar i pd po kryetar i dhjertores se i pd eshte nje tjeter qe quhet Luli i cili e trashegon akoma se ja la vete Salmuti kryetarllikun . Ndersa per adresen qe thua zotrote i ka fajet SPAKU qe e toleron kaq shume nje kriminel nje vrases , se po te doje Spaku e gjen se ku rri , bile Salmuti po shkel si shume edhe masen e vendosur e ata thone qe eshte i moshuar . Se c’fare eshte ky justifikim i moshuar kur ne burg ka me te moshuar dhe per krime me te lehta se te keti krimineli .

          Përgjigjjuni
          1. I
            I juaji Edver Rama

            Ku jeton Berisha ? Në pidhin e sat' om o klysh sumekuq. Atje kerkoje.

            Përgjigjjuni
            1. a
              american23al

              Nuk e dini ..!!!!??? Ha ...ha... ai po dirigjon sazet e arixhive qe i bejne serenate ......ha....haaaaaaa

              Përgjigjjuni
              1. A
                Anri

                Sa artikull i dobet..

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Nora

                  Burime te sigurta jane qe i gjithe pallati eshte i Berishes. Ne dy apartamente jane futur njerezit e tij dhe ne dy te tjera ka futur ata qe sherbejne tek shtepia e Berishes dhe Argites.

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Dy standarte

                    Sh mire bejne! Beqaj po e kalon me shoqeri jashte!

                    Përgjigjjuni
                    1. F
                      Fevzo qime deri

                      Ne picke te shiqeres.

                      Përgjigjjuni
                      1. k
                        k

                        Thuj shqipëria, Ke thënë degjenerim I çdo gjëje.

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Drejtesia e munguar

                          Gjykata e ka te saktesuar banesen ku Ai banon.Po kjo gjykate duhet te veproj ne zbatim te vendimit te dhene.Ligji duhet zbatuar.

                          Përgjigjjuni
                          1. o
                            o popull dele

                            Nje shtet qe i thencin shtet, i pa aft te mbledh kte kriminel qe si majmun tallet e hypen zbret neper katet e ktij pallati e spasaka forc te ndal kte hajdut e vrases ! Gjykata mer vendime e shteti EDI FLAMES nuk ka forcen ti bej zap, por na ka ven ne pikpytje cfar luhet !!!!!!Edhe demokracia ka kufi ka ligje qe duhen zbatuar e jo te vazhdojm si ne kohen e ktij PERBINDESHI qe del e zgerdhihet maj ballkoneve ! Ka vjedhur ,ka vrar, ka mashtruar,ka tradhtuar,ka tentuar te shperbej Shqiperin ,i ka shebyer Miloshevicit kur kish nevoj per te vrar shqiptar, me makinen levizese te luftes ,esht me ne fund i denuar ,e po tall bythen me gjith shqiptaret maj ballkonit si Jul Cezari fitimtar me nje cet qelbesirash qe i falen posht shpis .........Kujt shteti ti besojm ma ???????

                            Përgjigjjuni
                            1. R
                              RAIFI

                              Kujt po i duhet ky spektakël me Sali Berishën?Se është një dorë e huaj dhe shumë e rrezikshme nuk është kontestuese.Ta shofim kush do nxjerr përfitime nga kjo situatë do shofim më von,por shqiptaret në përgjithësi po tregohen euforik,të pa përmbajtur,jo demokratik dhe jo parimor.Saliu që me votën e shqiptarëve i arriti majat paska qenë një keqbërës që e hetuan portalet,partiakët e luftës së klasave të cilët e shpallën kriminel para se të vendoste gjykata.Për më keq dhjetë vjetë pasi nuk ishte në pushtet.Është e njoftuar se Amerika e ka shpall të pa dëshiruar,por Amerika ka shpall të till edhe serb që vazhdojnë të udhëheqin popullin e vet .Amerikë ishte dhe është edhe Grenell që po e dekoron si shpesh Presidenti i Serbisë për kontributin e dhënë në të mirë të serbve e në dëm të shqiptareve.Kthelljni o shqiptar merruni me ndonjë punë më të mençur leje Gjykatën të merret me fantazma se gjykatat shqiptare nuk din të merren me thelbin e çështjeve,përndryshe me Saliun do duhej të merrej kur shkelte embargon dhe furnizonte serbet me naftë,siq duhet të merret kjo Gjykatë me Edi Ramën që e ndihmon Armikun më të madh të shqiptarëve,Vuçiq.Pra dënohet tradhtia kombtare e ish Presidentëve e Kryeministrave e nuk bëhet paçavure gjykata me thashetheme të portaleve që i paguan Serbi e greku.

                              Përgjigjjuni
                              1. R
                                RAIFI

                                "RAIFI"! Bravo adash, ene un sun do e boja ma tmir kyt koment

                                Përgjigjjuni
                              2. T
                                Treni

                                Mbase nuk e dimë ku banon, por shpresojmë ta gjejmë KU DO TË BANOJË së shpejti bashkë me dhëndurin: në burg.

                                Përgjigjjuni
                                1. R
                                  Rikardo Ç42

                                  Kreu i opozites ?? Qe kur o i uruar kur ske asnje dokument qe e provon

                                  Përgjigjjuni
                                  1. S
                                    Sllobodanka

                                    Te rrosh sa malet o lexhende e gjalle e Vicidolit, bir dhe dhenderr i nana Serbise, se ua punove qindin shqiptareve te pagdhendur!

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje