
Arben Ahmetaj e ka humbur mandatin e deputetit. Lajmi është konfirmuar nga Kuvendi, përmes një shkrese, që mban datën 8 janar 2024.
Kuvendi thotë se sipas ligjit, deputetët që nuk paraqiten në seancë në gjashtë muajit e fundit, e humbin mandatin dhe në këto kushte, Kuvendi ka njoftuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për plotësimin e vendit vakant.
“Kuvendi i Shqipërisë në bazë të shkronjës ‘d’ të pikës 2 të nenit 71 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe Rregullores së Kuvendit, ju njofton mbarimin përpara afatit kushtetues të mandatit të deputetit të PS-së Arben Ahmetaj, për shkak të mungesës së tij pa arsye për mbi 6 muaj rresht në Kuvend. Kjo për arsye se seanca e fundit plenare ku deputeti Arben Ahmetaj ka marrë pjesë është data 6 korrik 2023” thuhet në shkresën e Kuvendit, drejtuar KQZ-së.
Tashmë, KQZ duhet të bëjë zëvendësimin sipas rezultateve të zgjedhjeve të 2021 në qarkun e Tiranës, aty ku Ahmetaj u zgjodh deputet me 11.287 vota, duke u renditur në top listën e 5 më të votuarve të PS në këtë qark.
Sipas rezultateve të zgjedhjeve të fundit parlamentare, mandati i Ahmetajt merret nga Dallëndyshe Bici, aktualisht Drejtoreshë e Kadastrës, e në rast se për shkak të postit, Bici refuzon mandatin, ai i kalon juristit Plarent Ndreca, me 4008 vota personale.
Mbi Arben Ahmetajn rëndojnë akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, në lidhje me skandalin e inceneratorëve. Më 20 korrik SPAK lëshoi urdhër arresti për të, ndërsa disa ditë më vonë u shpall në kërkim ndërkombëtar.

une e disha qysh ne fillim se fytyr miu ishte super hajdut
Hametaj, te qifte afrika ato kurvat që Ke ne shtepi.
Ci duhet mandati kur s'ka ku ti fusi parat .Bravo demokracija qe erdhi per hajdute e kriminel .
Dmth, edhe pse eshte ne kerkim nderkombtar nga gjykata, ky ka vazhduar ta marr rrogen si deputet? Nuk u vjen nje cik turp o te poshter te tallni me taksepagusit Shqiptar ne menyre kaq abuzive?