Pas mbledhjes në Lezhë, kryeministri Edi Rama ka njoftuar se në rrafshin e projekteve infrastrukturore, planet kanë pësuar disa ndryshime. Pikë së pari, Rama u ndal te hekurudha Shqipëri–Kosovë. Me dakordësinë dhe të palës tjetër, Rama tha se do të ketë një ndryshim të vijës, që do të kalojë nga Shkodra, Gjakova dhe në fund në Prishtinë.
“Kemi komunikuar dhe me Kosovën për ecurinë e projektit të hekurudhës Durrës-Prishtinë. Do ketë një ndryshim të vijës duke kaluar nga Shkodra në Gjakovë dhe në Prishtinë dhe kjo është një zgjidhje shumë e dëshiruar edhe nga pala e Kosovës”, njoftoi kreu i qeverisë.
Ndryshime do të ketë edhe në projektin për ndërtimin e portit të ri tregtar të Porto Romanos. Për këtë, Rama tha se do të ketë financim të brendshëm, për të shmangur burokracitë që ka në rast se do të financohej nga financimet e huaja.
“Po ashtu, kemi kalendarizuar procesin për hapjen e garës për portin e Durrësit, Porto Romano, për të cilin do bëjmë një ndryshim të natyrës së financimit, është projekt strategjik dhe ka një urgjencë strategjike sepse kemi përfshirë dhe NATO-n. Do kalojmë me financim të brendshëm që mos varemi nga kohët e tejzgjatura dhe ngarkesat e tjera që burojnë nga financimet e huaja”, tha Rama në nisje të komunikimit.
Porti tregtar po zhvendoset në Porto Romano, për shkak se në Durrës do të ndërtohen porti turistik.
Në një email të brendshëm, një oficer FBI-së pyet me habi se pse McGonigal po kërkonte hapjen e një hetimi për lobim të një partie shqiptare duke e cilësuar atë si një çështje të sigurisë kombëtare në SHBA, në një kohë që FBI po kishte mungesë burimesh dhe nuk po përballonte dot hetimet me shkallë rreziku 3 dhe 4 për sigurinë kombëtare.
Po pra, ngelen e mailet e brendshme te FBI-se ne doren tende. Ju nuk dini me çfare te sajoni
aa, Wow, na i mrekullove të vdekurit!
Sikur bere nje tender per tre stadiume me 3 D korce durres vlore u mblodhen arkitekte te huaje po deri tani s kemi pare stadiume. Edhe hekurudha mos ngelet fjale ne ere