Daut Gumeni: Ja si u fshehën dhe kush i zhduku dosjet e errëta të ish-Sigurimit. Berisha në ‘papafingo’ dhe kush e ka

10 Janar 2024, 20:30Politika TEMA
Daut Gumeni: Ja si u fshehën dhe kush i zhduku dosjet e errëta të

Ish-anëtari i Autoritetit të Informimit për Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, njëherësh përfaqësuesi i klasës së të Përndjekurve Politikë dhe poeti i njohur, Daut Gumeni ka komentuar situatën politike në vend. Në një intervistë për gazetën “SOT”, zoti Gumeni tregon se si u fshehën dhe kush i zhduku dosjet e errëta të ish-Sigurimit të Shtetit që mbajnë emrat e pushtetarëve të lartë shqiptarë, ndërsa flet edhe për mashtrimet që po bëhen me bllokimin e ambasadorit të ri të SHBA në Tiranë dhe kush e ka në dorë fatin e Ilir Metës, sipas tij.

Ndalur tek situata në të cilën ndodhet ish-kryeministri Sali Berisha, shkrimtari i njohur Gumeni thekson gjatë intervistës me kryeredaktorin e gazetës “SOT”, Rigels Seliman, se kreu i Rithemelimit duhet të japë llogari para drejtësisë për zullumet ku dyshohet e akuzohet se është përfshirë.

-Zoti Gumeni, ambasadori i ri amerikan që do të vinte në Shqipëri nuk është miratuar nga Senati amerikan, cilat mendon se mund të jenë arsyet?

Ambasadorit të ri amerikan duket se vetëm sa i kanë shtyre miratimin në Senat thjesht për arsye procedure, apo më sakte për kalimin e afatit te dëgjimit ne Senat dhe ka për t’u dëgjuar e miratuar ne nje afat te ri. Te gjitha hamendjet e tjera në mediat tona duket se janë spekulime të hallexhinjve që shohin ëndrra sikur bien petulla nga qielli…

– Si e sheh fatin e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta pas fundosjes së ish-kryeministrit Sali Berisha?

Fati i kreut të Partisë së Lirisë, pas fundosjes se ortakut të tij ish-president e ish-kryeministër, nuk besoj se varet as nga moti politik e as nga zaret e falltarëve çirakë të zullumqarëve të pushtetit, pot varet vetëm nga rezultatet e hetimeve të thella të drejtësisë së reformuar.

– A përbën më ish-kryeministri Sali Berisha faktor politik sot, si mendoni?

Ish-presidenti dhe ish-kryeministri i këtij vendi te vuajtur, duket se tanimë është kthyer ne nje ish-faktor politik i tranzicionit tone kusuremadh, sepse është vetëm subjekt i hetimeve te Drejtësisë se re.

– Berisha vijon që të mbaj fjalime nga ballkoni i banesën ku jeton, a ka diçka nga deklaratat e tij që të ka tërhequr vëmendjen?

Ato fjalimet e tij shatra-patra nga papafingoja e ‘arrestit shtëpiak’ janë ca përcëllima fishekzjarrësh për t’i dhënë zemërvetes dhe ndjekësve të tij fanatike, me shpresë se ata nuk do të pakësohen përditë, sikundër po ndodh në të vërtetë, por do të shtohen e do të mbushin radhët e revolucionarëve të revoltuar për të bërë edhe një herë tjetër nuse të re gjyshen plakë…Sepse ende nuk beson dot që është dhe ai si gjithë qytetarët e këtij vendi, që duhet të dalë përpara drejtësisë për zullumet e veta. Ato fjalime patetike janë thjesht nje vetetelendisje e merituar e pushtetarit “qiellor’ që ka telendisur për më shumë se tri dekada alternativën e mirëfilltë demokrate, politikën shqiptare të tranzicionit të gjatë dhe një shtet e një popullatë të tërë.

– A duhet të hapen dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit dhe pse? A është e vërtetë se disa bashkëpunëtorë apo anëtarë të ish-Sigurimit, edhe pse ishin klasifikuar si të tillë nga komisioni, janë emëruar sërish në poste të larta shtetërore…

Thuhet se ato dosje janë fshehur e janë dërguar me kohë në adresën e kërkuar nga ana e vetë pushtetarëve që pasqyroheshin në to. Pastaj mënyra se si kanë vepruar pushtetarët tanë të tranzicionit me dosjet e errëta të Sigurimit të Shtetit e jo vetëm, mënyra se si kanë vepruar të punësuarit në politikën tonë të këtyre tridhjetë e kusur viteve me interesat kombëtarë të shqiptarëve dhe vete hullia në të cilën ka shkuar ujët e një politike të tillë, të shtyn vetiu të mendosh që ato dosje të errëta nuk se janë zhdukur pa një arsye të fortë siç është frika e pushtetarëve tanë me shume emra se mos dalin nje dite zbuluar si mercenare te faktorëve te njohur armiqësore me interesat kombëtare të shqiptarëve, brenda e jashtë kufijve të trojeve tona të handakosura.

– A ka patur dosje Sali Berisha? Nëse ka patur pse nuk u publikua kurrë…

Për këtë mund të pyesni vetë ish-pushtetarin vrundullues, që mban fjalime këto ditë janari nga papafingua e ‘arrestit shtëpiak’, duke ngulmuar ashtu që dhe formën me të lehtë të izolimit t’ia kthejë drejtësia në ‘arrest me burg’. Kurse loja bajate “hap e mbyll” me dosjet e të shkuarës diktatoriale, tanimë dihet nga të gjithë që ka shërbyer për të marrë e për të mbajtur pushtetin dhe jo për të bëre transparencën e nevojshme të zullumeve të dikurshme.

22 Komente

  1. A
    Altin Pellumbi

    Shume korrekt ne analizen e tij z.Gumeni! Thjeshte dhe shqip! Pa ngarkesa fjalesh te sforcuara qe te lodhin mendjen per ta kuptuar ate qe don te te thote. Njerez te tille ke qejf ti degjosh dhe ti lexosh. Rrespekte z.Gumeni

    Përgjigjjuni
    1. A
      Aliu

      E more Daut repekte per vuajtjet se burgu thone qe i veshtire. More Daut a s'na tha valle pse u bere spiun i sigurimit duke marre ne qafe njerzit neper biruckat e Shqiperise komuniste. Se qe je denuar per incest kete e dine dhe guret e drunjet e Gusmarit. Je pa turp po turp fare zhduku more spiun se u vjen me vjelle njerzve kur del ti......!

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fjale me vend

        Pse shpif o qeni Aliu per te nderuarin burre te mencur e dinjitoz ?! Po pse fajin Dauti ta ka bere zgjebosjen tende te mendjes e shpirtit tend te qelbur ?!

        Përgjigjjuni
        1. U
          U shofte rraca e vampireve dhe zagareve

          Aliu apo Saliu ?!

          Përgjigjjuni
        2. A
          Avni Rustemi.

          Po me dosjen e Metes cu be?

          Përgjigjjuni
          1. p
            pilo Lala

            Nga njerezit me llogjike me te forte nga e djathta. Nuk do hezitoja ta perkrahja nqse ate e zgjedh e djathta per Kryeminuster. Nuk eshte se do beje ndonje gje, por e di qe nuk do bashkpunoj me te korruptuarit, eshte model i paster .

            Përgjigjjuni
            1. c
              cuf dabjoni

              mjaftè me pèrralla.... Kaur effendi Ruhen regjistrat.....ruhen gjyqet ordinary dhe denoncimet si ai yti pe r incest e tentage te arratiseshe....te kapen dhe ju sherbeve..ne se di e ke fakte denoncoi publikisht e te sèpaku....mjaft si Idajet byqiri...

              Përgjigjjuni
              1. N
                Na myten

                Me gazetare tronguj qe kemi s'ka ku te shkoje. Tek pyetja e pare pyet Dautin nga Katundi Arnautistan a di gjë se c'behet andej nga Senati Amerikan.

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Prec Ulaj

                  Daut Gumeni eshte nje intelektual i persosur, mund te japi pergjigje per cdo pyetje qe ai mendon se e di, nuk flet brockulla si puna jote. Degjoje intervisten, pastaj komento, idiot.

                  Përgjigjjuni
                2. "
                  "BOHOTINA"

                  I miri Daut Gumeni! Ti flet pak, me fjale te thjeshta dhe jo me barbarizma e plot fjale te huaja (kinse per t' u treguar te mençur) si politikanet e tjere e, sidomos media, por ngul syngji per te vertetat. Je i thjeshte e i vertete. Si nuk u kujtua dikush per ty ne regjimin e perbindshit te Viçidolit? Jo, nuk u duhen kokplotet atyre, por tipa si NUL Noka me shoke... Respekte pa fund per mendimin tend te kthjellet...

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Tarraca e besnik mustafait

                    Dosjet janë, dhe fshihen nga muli, njeriu të cilat i mban dihet nga njerëz që i kan parë vete. Berisha i mban për shantazh dhe për ti mbyllur gojën disa kundershtarëve të tij. Kush harron që berisha në inat e sipër, nxjerr emra dhe pseudonime, ashtu sikur bëri dhe bln me Metën, e shan, e akuzon, e çon për litar, pastaj e bën mik. Po të kërkohet nga shiku, dosjet janë. Nuk janë asgjësuar, janë nln komandën e berishës nln ruajtjen e mulit.

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Ardes

                      Dosjen e vet e ka zhdukur..dihet ky bastard krimi del hapur...si komunist i qelbur...fuck berrishes serbomalazeze...non grata dhe ne Shqiperj

                      Përgjigjjuni
                      1. v
                        vlonjati

                        Si ka mundesi qe te gjitha pyetjet (perveç asaj per Meten) dhe pergjigjet e ketij te shiturit Gumeni ishin per Berishen dhe per asnje pushtetar apo ish pushtetar te majte !

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          T

                          O ali neqoftese zoti gumeni te ka qire gruan ty se ty ste punon fare .ky nuk quhet incest mor byth qire .dautin e mban nje shqiperi e ter ne goje per mire mor zorzop rugesh qe te kan qir grun dhe kunaten ter fisi jot .yt njerez kurva .

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            PRESIDENTI NGA POPULLI !!!!

                            GUMENI PRESIDENT !!!

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              AY

                              Gumenit i vune perpara dosjen e tij. Dhe...ai dha doreheqjen nga Autoriteti per Informimin mbi Dosjet e ish Sigurimit te Shtetit. Kjo eshte e verteta per te. Cfare kishte bere? Ato qe jane shkruar me siper, asgje me shume.

                              Përgjigjjuni
                              1. L
                                Labi i Gusmarit

                                Une jam me mendimin e Pilo Lales, por fatkeqesisht ne Shqiperi s’ka ardhur koha e nderimit te ndershmerise. Eshte akoma kolera e qelbesirave dhe antishqiptareve.

                                Përgjigjjuni
                                1. T
                                  Tetovari

                                  ????për fatkeq akoma Shqipria vun nga flliqsirat ruso-kineze staliniste maocetung.

                                  Përgjigjjuni
                                2. L
                                  Labi i Gusmarit

                                  Une jam me mendimin e Pilo Lales, por fatkeqesisht ne Shqiperi s’ka ardhur koha e nderimit te ndershmerise. Eshte akoma kolera e qelbesirave dhe antishqiptareve.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. V
                                    Veshgusi

                                    Mos u beni budallenj Rajersoni pas 90 tes ndenji dy vjet ne MPB dhe filmoj gjith dokumentat sekrete te sigurimit te shtetit dhe ato i ka FBI do rroni e ta shikoni

                                    Përgjigjjuni
                                    1. A
                                      ABC

                                      O Dmut po je spiun sigurimi dhe pike . Nuk ke pike turpi dhe pike. Je hale si te gjithe spiunat dhe pike. Je i percudnuar gjalle dhe pike.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. A
                                        Arbeni

                                        ABC kush të ka thënë se ka qenë spiun Dauti ? Besoj të ka thënë mamaja jote o debil djalë.Z Gumeni është një njeri i nderuar e i respektuar e jo bashkpunëtor i ish Sigurimit të shtetit diktatorial.Shiko se babai jot ka qenë spiun 1200 leksh.

                                        Përgjigjjuni

                                        Lini një Përgjigje