Njëri gazetar i Top Channel, tjetri biznesmen: Kush janë dy emrat e tjerë në tavolinë për kryebashkiak të Himarës?

11 Janar 2024, 09:07Politika TEMA
Njëri gazetar i Top Channel, tjetri biznesmen: Kush janë dy emrat e

Ish-deputeti i PBDNJ-së Thoma Miço ka zbardhur disa nga prapaskenat për Himarën dhe negociatat Tiranë-Athinë. Thoma Miço foli në A2 CNN me Alba Alishanin për përpjekjet në zgjidhjen e çështjes së bashkisë së Himarës pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për të mos pranuar kërkesën e Fredi Belerit për t’u betuar si kryebashkiak dhe tërheqjes e Jorgo Goros.

Por ndërkohë që në mediat greke u përfol emri i Vangjush Tavos, i propozuar nga kryeministri Edi Rama për postin e kryebashkiakut të Himarës, Miço njoftoi se përveç tij janë edhe dy emra të tjerë.

Bëhet fjalë për gazetarin Ilir Paço dhe biznesmenin Theodhori Çami.

“Kam marrë disa informacione në rrugë private. Zgjidhja është që t’i lihet kryetarit të zgjedhur të bashkisë Himarë që të hidhte në tavolinë disa emra dhe derisa të shprehet drejtësia të bëhet zëvendësimi, që bashkia të funksionojë. Përveç Tavos është gazetari Ilir Paço dhe Theodhori Çami një biznesmen nga Dropulli, që nuk kanë lidhje me Himarën”, tha ai.

Sipas Miços, Beleri nga burgu ka kërkuar që ta zëvendësojë një nga anëtarët e listës së tij:

“Nuk do të doja të ishte në negocim pala greke ne kemi mundësi ta zgjidhim vetë këtë problem Beleri nga burgu ka kërkuar që ta zëvendësojë një nga anëtarët e listës së tij. Është problem shqiptar që mund të zgjidhet dhe kjo do ta zbuste konfliktin dhe Greqia të rishihte mekanizmin e vetos”.

Ish-deputeti thekson se alternativa me këta tre emra dhe emra të tjerë pa konsensusin e Belerit nuk do të pranohet as nga Greqia:

“Ka mundësi të zgjidhet kjo nëse është dëshira e dy palëve dhe duke patur parasysh dëshirën e zotit Beleri. Zëvendësimi i përkohshëm i kryetarit të bashkisë me këto 3 emra pa konsensusin e Belerit, nuk është alternativa më e mirë dhe nuk do të pranohet nga Greqia”.

18 Komente

  1. H
    Haka Tekizoti

    Propozime nga burgu!!!... Sikur të qe përdorur kjo metodë qysh kur u themelua shteti i Arbërit dhe shteti shqiptar kushedi se sa përpara do kishte bërë Shqipëria. Për këtë është argument i fortë dhe Saliu. Sa të jetë ai i burgosur qoftē edhe në shtëpi, asnjë nuk e braktis atdheun por do ta shtyjnë jetën poshtë ballkonit të shtëpisë së tij.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vranakonti

      Nuk eshte greqia ajo qe i imponon shqiperis se kush do zgjidhet kryetar i bashkise se Himares,por eshte qeveria shqipetare. Beleri mos te haj mut kot por te beje burgun si hajdut e kriminel qe eshte.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sunit Shiit = Shit

        Gezuar ramazonin o turkoshqiptar!

        Përgjigjjuni
        1. P
          Prec Ulaj

          Kush e pje.rdh Greqine, nuk ka pune greqia ketu. Aq sa duhet pyetur edhe Saliu dhe Likja, se ishte ne koalicion.

          Përgjigjjuni
      2. j
        janulles me rrocke bythes

        po vini o me mire janullen kryebashkiak te qimares ! Ta mbushe mire edhe me qisha e monastiraqi ordhodhokse. Nje rruge e dy pune

        Përgjigjjuni
        1. M
          Muzaka i Ri

          Po mire, greqia cfar mutin do ne kete histori.Ok, Belerisi ka gjithe te drejten e zotit te kerkoj cdo gje, edhe lirine, me kusht,pa kusht, te ngrej popullin ne protest, ne varreza ne kinema, eshte e drejte e tije, Greqia cfar hyne ketu, apo e fut me zore ku far Mico gazetari. Po ik or q....huni me gjithe greqi.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Souvlaki me qepe

            Ramaqis do ja lepije grekve me keq se Saliu.

            Përgjigjjuni
            1. m
              mirel

              Ramaqis po shkerdhen ne ajer greqiret dhe Salisumlepiresit sa jane shashtisur aq shume sa po flasin percart...

              Përgjigjjuni
            2. r
              rezari

              Nuk do aprovohen nga Greqia,mesa duket e konsiderojne Shqiperine si province te tyre.

              Përgjigjjuni
              1. B
                Banori Grek i Progonatit te Grueqires

                Pikerisht se nuk Jane banore te Himares ,ndaj dhe i besoj atyre shpjegimeve te Edi Rames dhe Jo pacavureve greke dhe zedhenesve te tyre ne shqiperi.

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kaini

                  O Sa i poshter ky Ilir Pacua ….

                  Përgjigjjuni
                  1. Roberto

                    A eshte dakort Athina per kryebashkiakun e Himarees???? Po pse kush e qi Greqine?? Ata kujtojne se kane Berishenn perballe qe kanne bere mme qindra mijra pislleqe ne kuriz te inneresave te vendit tone??? Grekerit e ndyre dhe bashkepunetoret e tyre ne Shqiperi do marrin pergjigjen e merituar.

                    Përgjigjjuni
                    1. e
                      emigranti

                      Pseu dashka ti behet qejfi Greqise. Te zgjidhet nje Himariot shqiptar.

                      Përgjigjjuni
                      1. j
                        janulla

                        Thodhori Cami ???????? Helenet vetem nga mbiemri do ta refuzojne .....fjala ose emri Cami u sjell nervozizem te helenet ...u kujton vepra dhe krime te tyre gjate periudhes se Luftes se Dyte Boterore , dhe aneksimin e Camerise dhe proinave te tyre, te vbuluara trash trash me preteksin e Ligjit te Luftes ....pastaj ata kene dhe nje fjale te urte popullore ku thote : ne shtepine e te varurit nuk zihet ne goje fjala " litar ".....

                        Përgjigjjuni
                        1. L
                          Laura vorpsi

                          Theodhori Çami?! Po ça jane keto budalliqe qe flisni?’

                          Përgjigjjuni
                          1. Roberto

                            Hahhhaa sa mire do ishte qe nje Cam te drejtonte Himaren. Do i bente terbjet te gjithe spiunet greke atje.

                            Përgjigjjuni
                          2. N
                            Nik

                            Miço Skuthi, "kali i trojes"!

                            Përgjigjjuni
                            1. E
                              Erdogan

                              Ceshtja e kreut te Bashkise se Himares do duhej te ishte ceshtje Shqiptare. Beleri eshte shtetas Skiptare me Kombesi Greke dhe si i tille do duhej te considerohej shtetas Skiptare. Por qellimet djallezore te Rames dhe Opozites per mos mbeshtetjen e duhur dhe arrestimin e Tij kane te bejne me Jorgo Goron dhe jo me deshiren e popullit te Himares. Arrestimi politike i Tij tregoi qe populli i Bregdetit De Jure u considerua Pakice Kombetare Greke. Edhe ne rethanat e arrestimit politike te Belerit detyren e Kryetarit te Bashkise do duhej te merrte automatikisht zevendeduesi i Belerit. Po sikur nje kryetare Bashkie larg qofte vdes pasi ka fituar zgjedhjet a nuk ka dikush qe do ta zevendesoj apo do behen Votime perseri? Duket qe Partia Demokratike me te cilen Beleri u angazhua nuk reagoi sic do te duhej ta bente per perfaqesuesin e saj. Beleri u arrestua jo ne flagrance per shitje votash dhe P.D-ja nuk reagoi. Ky proces ka lidhje me Ramen dhe Corrupsionin e Tij se edhe Jorgo Gorua eshte Greke Ky veprim anti ligjore dhe antikushtetues per te mos redpektuuar deshiren e populit te Himares eshte qellimisht kunder deshires se tij. Mbajtja ne detyre e nje Humbesi eshte Padrejtesi dhe Òfendim i popullit to Himares.

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje