A do t'i zërë Argita Malltezi vendin në politikë babait? Flamur Noka: E kemi një kryetar, kur mos të ketë do flasim

19 Maj 2024, 10:35Politika TEMA
A do t'i zërë Argita Malltezi vendin në politikë

Deputeti i PD, Flamur Noka ka folur për mundësinë që Argita Malltezi të zërë postin e babit të saj, pas largimit të Sali Berishës nga politika.

I ftuar në emisionin  “Kjo Javë” në New24, ai tha se i ka kërkuar të bijës së ish-kryeministrit që të angazhohet me kohë të plotë në PD, por ka refuzuar.

"Sot e kemi një kryetar, kur mos të ketë do flasim", tha Noka ndër të tjera. 

Pjesë nga biseda në studio:

Çfarë simbolizon pjesëmarrja e Argita Malltezit në protestat e opozitës?

Noka: Argita Berisha është një demokrate që ka mbështetur historiksht çdo kauzë të partisë së saj Nuk ka ose duket çudi prezenca e saj në protesta. Unë kam qenë një nga politikanët e kësaj force që ia kam kërkuar angazhimin me kohë të plotë, por ajo e ka refuzuar. Megjithatë kontributi i saj është jashtëszakonisht i vlefshëm.

Sa gjasa ka të jetë pasardhëse e të atit pas vitit 2025?

Noka: Synimi ynë sot është të organizohemi, të mobilizohemi, të ngrihemi dhe të përballemi të rrëzojmë regjimin më korruptiv pas diktaturës. Pastaj gara për PD, ajo e ka një kryetar sot, kur mos të ketë do flasim. PD ka një kryetar. E kam thënë dhe e them, kam qenë i pari që i kam kërkuar që në 2013 një angazhim më të plotë të zonjës Malltezi në PD.

Do ishit dakord të ishte pasardhëse?

Noka: Për sa kohë të jetë Sali Berisha kryetar unë nuk harxhoj kohë të diskutoj asgjë tjetër për kryetar.

1 Komente

  1. R
    Rrnofte LEXHENDA ! dhe zagaret

    Roja i PeDe _s

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje