Igli Hasani, mision diplomatik në Estoni, takohet me kryeministren Kaja Kallas

18 Maj 2024, 12:23Politika TEMA

Igli Hasani, mision diplomatik në Estoni, takohet me kryeministren Kaja

Ministri i Jashtëm Igli Hasani ndodhet për një vizitë të shkurtër në Estoni. Sot është takuar me kryeministren Kaja Kallas.

Gjithashtu pati dhe një takim me homologun Margus Tsahkna dhe kryetarin e Komitetit të Politikës së Jashtme në Parlamentin e Estonisë, Marko Mihkelson.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hasani shkruan se u diskutuan zhvillimet aktual në Ballkanin Perëndimor si dhe në rajonin e Balltikut, aty ku kërcënimi rus është mjaft i ndjeshëm këto kohë.

Me interes në takim u diskutua për forcimin e bashkëpunimit të vendeve anëtare të NATO-s si dhe aleatëve të saj.

Hasani shpreh mirënjohjen për mbështetjen e Estonisë ndaj Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt BE-së.

2 Komente

  1. F
    Frat

    mision diplomatik? hahahahaa o qr cfare titulli. menduam se ministri i Jashtem shkon neper bote per misione spiunazhi, por qenka diplomatik kete here hahaahhhaha. o cfare gazekaresh ka ky vend

    Përgjigjjuni
    1. N
      NK

      Daku, e ka fjalen me ngrit mision diplomatik ne Tallin, perfaqesi, Ambasade, jo qe ka shku me “mision diplomatik”!

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje