
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nis sot një vizitë të shkurtër në Tokio të Japonisë, ku do të përfaqësojë edhe rrjetin e qyteteve anëtare të B40-ës, Presidencën e së cilës këtë vit e mban Tirana.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Veliaj njofton se do të takojë kryetaren e Bashkisë së Tokios, Yuriko Koike, ndërkohë që do të promovojë edhe Zonën e Lirë Ekonomike “TEDA Tirana”, për kompanitë japoneze në fushën e teknologjisë.
“Përshëndetje të gjithëve nga Tokio! Jam këtu për një vizitë të shkurtër, ku do të përfaqësojmë B-40, Presidencën e të cilës e ka Tirana, por ndërkohë duam të reklamojmë edhe Zonën e Lirë Ekonomike - Sumitomo dhe disa kompani të tjera janë tashmë pjesë e qarkut të Tiranës dhe po bëjnë një punë të shkëlqyer, por kemi gjithmonë hapësirë për të mësuar më shumë nga ata që, teknologjinë e informacionit dhe botën digjitale e kanë prekur përpara nesh. Do të kemi takime edhe me kryetarin e Bashkisë, Yuriko Koike, një mikeshë e Shqipërisë, bashkë me një grup deputetësh, të cilët drejtojnë skuadrën e miqësisë mes Shqipërisë dhe Japonisë në Parlamentin japonez. Me shpresë do të kemi edhe një takim me komunitetin tonë modest, por shumë simpatik, të familjeve shqiptare-japoneze këtu. Do ju azhornoj shumë shpejt”, thotë Veliaj.
View this post on Instagram
Sa punon ky qeratai! Nga komplet pabuks, u bë milioner dhe përsëri i shfrytëzojnë paratë publike në maksimum për të dredhur me gjasme këto projektet... Lal Fiku Lal Çeri Lal Mashtruesi. Lal MJAF-sti Lal 99-çi
Te keqen e hunit...si rrenc e prek gjithe diten...eshte shenje e forte genjeshtre, shenje trupi....
Hipokrit...tregun e keni mbyllur per drejtoret e njerezit tuaj..msi te vijne Japonezet kur drejtoret r tu nuk lene gje te bjeri ne toke....o njeri minimumi te ishe dorehequr...por rri bej qef sa kohe ke plakun Sali qe mban peng opoziten
Cdo dite qe ky njeri rri jashte demton ne menyre te jashtezakonshme imazhin e SPAK!Kane te drejte njerezit qe thone Spak eshte i kapur!Ne cili vend te botes ndodh kjo qe nje njeri ka dijeni per vjedhjen e institucjonit te tij dhe jo vetem si ndodh gje por edhe shetit jashte shtetit!Te pakten rrugen jashte shtetit duhej tja kishte mbyllur ketij hajduti te Rilindjes Spaku!Fatkeqesi!
Nese ka nje fushe ku japonezet jane kampion absolute per te cilen u duhet lene liri e plote ajo eshte administrimi i hekurudhave.Kjo eshte ajo cka duhet Tirana dhe Shqiperia te kerkoj nga Japonia , ndertimi dhe menaxhimi i rrjetit hekurudhor.