Fatmir Mediu, i ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka komentuar situatën aktuale politike në Shqipëri në raport me drejtësinë.
I pyetur nga moderatorja Borakaj se a është i drejtë arrestimi i Veliajt, Mediu tha se të gjithë prezumohen të pafajshëm deri sa Gjykata të japë në vendim.
Ndërsa ui pyetur nëse qendrojë akuzat e Veliajt se prokurorët e SPAK janë arrogantë dhe a kanë qenë të tillë dhe me Mediun, kreu i PR tha se ata janë të paligjshëm.
Borakaj: Duket sikur refoma është ndarë në dy pjesë, në këtë problemin që hasin qytetarët me dosjen, dhe me SPAK që është më i besueshëm nga qytetarët.
Mediu: Edhe në diktaturë ishte më i besueshëm Sigurimi i Shtetit. Drejtësia nuk është popullore, dënohet në Kushtetutë.
Borakaj: Sa të pafajshëm>
Mediu: Çdo njeri është i pafajshëm deri sa të vërtetohet që është i fajshëm. Arresti këtu është bërë një gjë normale. Unë isha një nga ata që nuk votova për heqjen e imuniteti të zotit Ahmetaj. I shtrova pyetje prokurorëve çfarë provash prish zoti Ahmetaj? Në atë kohë u gjet tradhtari, më pas akuza, kjo ëhstë politikë staliniste.
Borakaj: Në këtë logjikë as Veliaj nuk duhej arrestuar?
Mediu: Unë nuk analizoj çështjet personale. Unë nuk kam folur për rastin e Veliajt, unë nuk jam Veliaj. Ai ka 17 vite që merrret me mua, por unë nuk kam atë karakter. Unë dua të fitojë drejtëisa.
Borakaj: Veliaj i ka akuzuar si arrogant, në qasjen tuaj, si ka qenë qasja me ju?
Mediu: Janë të paligjshëm, se kanë hapur çështje të parashrkruar, të gjykuar, hapën një çështje që nuk kishin në dorë. Hapën një çështje të ngritur politikisht. Kanë sjellë një akuzë të 2008-ës, më sjellin sot akuza absurde, ta bësh ministrin si magazinier ushtrie, vetëm këtu ndodh.
Ky ka te drejte se rrafshoi nje fshat dhe u shpetblye me moljona. Te befsh mutin mu ne drejtesine e Gites!
Lereni te beje qefe edhe pake kohe...se do i vije rradha ketij krimineli plehre..
Keta prokuror bythqira po bejne te mundur te duket qe SPAK eshte i deshtuar per te mos denuar keta bythqiret e tjere. Eshte e qellimshme cfare po bejne. Ja edhe ky vemja qe duhet te ishte ne burg shume kohe para, llapatit neper ekrane.
Turp i madh qe lejohet ky F. Mehdiu ne media te flase pa asnji pergjegjesi duke e quajtur spakun e prokuroret te paligjshem.Si mund te jete deputet ky person,A eshte i pergjegjshem ky apo jo?.Kuvendi duhet ta gjykoje ne bashkepunim me institucionet ligjore ,sepse ai po fut nji fryme te rrezikshme kunder institucioneve te drejtesise por edhe ndaj partnerve tane qe krijuan Spakun.