Avokatja dhe aktivistja demokrate Adriana Kalaja e cila u zhgënjye nga lëvizja e deputetëve demokratë të cilët shprehen mbështetje për kandidaturën e Endri Shabanit për postin e Avokatit të Popullit, e pyetur për marrëdhënien e saj me Partinë Demokratike, sqaroi se ka dhënë dorëheqje “serioze”, por ka vijuar të luftojë brenda strukturave për respektimin e statutit.
Ajo u shpreh e hapur për një rikthim, por jo pa kushte. Sipas saj, PD duhet së pari të reflektojë mbi zbatimin e statutit dhe të rikthehet te premtimet e “foltores së parë”.
“Nuk kemi nevojë për foltore të dyta apo të tjera, por për mbajtjen e premtimeve. Nuk mund të jemi seriozë në mbrojtjen e Kushtetutës së vendit, nëse nuk mbrojmë statutin e partisë, që është kushtetuta jonë”, theksoi ajo në News24.
Kalaja nënvizoi gjithashtu se angazhimi i saj politik dhe publik ka pasur kosto personale dhe familjare, duke shtuar se fëmijët e saj kanë dhënë dorëheqjen nga puna pasi nuk mund të vijonin të punonin në institucione që ajo i kishte denoncuar publikisht.
Kjo eshte nje e lajthitur
...e sulmove ambasaden amerikane moj derdimene?
Adriana Kalaja vertet nuk mori postin e Avokatit te Populli por mori nje gje me te madhe, mori respektin dhe vleresimin e popullit.Askush nuk e meritonte me shume te ishte ne ate funksion.