Demalia: Parlamenti shqiptar është kthyer në “shkollë vagabondësh”, një turp për vendin

18 Dhjetor 2025, 15:37Politika TEMA
Demalia: Parlamenti shqiptar është kthyer në “shkollë

Ilir Demalia, i ftuar në emisionin “Breaking” me Xhoi Malësia, ka komentuar zhvillimet e sotme në Kuvend, ku deputetë të Partisë Demokratike bllokuan foltoren dhe zunë vendet e ministrave, duke e kthyer seancën plenare në kaos.

Gjatë përplasjes, në sallë u panë Flamur Noka dhe Klevis Balliu teksa përpiqeshin të uleshin në ulëset e ministrave. Noka hipi mbi tavolina për të zënë vendin e tyre, por u pengua dhe u rrëzua, duke u ndihmuar më pas nga kolegët e PD-së.

Sipas Demalisë, këto skena nuk janë as të reja dhe as të rastësishme, por shfaqje rutinë të një mentaliteti vulgar që, sipas tij, ka kohë që e ka pushtuar Parlamentin shqiptar. “Parlamenti sot më kujton shkollën e vagabondëve në kohën e komunizmit. Nuk është rastësi, sepse ky parlament ka mbledhur llumin më të madh të shoqërisë”, u shpreh ai.

Analisti theksoi se bëhet fjalë për njerëz pa personalitet, pa qytetari dhe pa asnjë sens etik, që nuk kanë as idenë më të vogël se çfarë do të thotë dialog politik. “Këta njerëz nuk e kanë hallin e popullit. Halli i tyre është të ruajnë mallin e vjedhur”, deklaroi Demalia.

Ai shtoi se kjo “shkollë vagabondësh” ka dështuar të ndërtojë shtet, të krijojë një shoqëri qytetare dhe ta afrojë Shqipërinë me Europën. “Ky parlament është një turp”, përfundoi Demalia, duke e cilësuar situatën aktuale si një nga shenjat më të qarta të degradimit të politikës shqiptare.

4 Komente

  1. r
    raul

    Dhe duan njerez ne pordhesten e te henes keta horra, keta barbare, keta shpellare, keta morracake, keta Kolbushkola, keto Tondauta, Keta Salilusha keta vicidola qe e kane humbur nje here e pergjithmone te drejten per te ardhur ne pushtet qysh me 11 maj 2025.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lushi nga Barbullushi

      Po mo syç e drejtë se eshte mbush me hajdutë

      Përgjigjjuni
      1. P
        PD Parti Derrave

        Mungesa e drejtesise sjell keto pasoja. Noka ka firmosur te jeté spiune i Udb , thote me rrahen dhe firmosa, nuk po e mare te mireqene nese ka qene bashkpuntor i Serbis apo jo , deri sa te sqarohesh ky nuk duhet te ishte députét... Bufi eshte i zhytur ne krime deri ne fyte nuk duhesh lejuar te kandidonte per deputet . Kellici i rregjistruar ne universitét me dipllome fallco deri sa te sqarohesh vertetesia nuk duhet te ishte députét. Bardha pjesmarese ne vrasjen e doktorit ne Elbasan nuk duhet te ishte pjese e parlamentit. Ludoviku aristokrat thuhet ka qene bashkpuntor i sigurimit deri sa te sqarohesh nuk duhet te ishte députét. Arjan Ndoja megjithese kam rrespekt nuk duhet te ishte députét deri sa te sqarohesh vertetesia nese ka qene i perfshie ne grupe kriminale apo jo ..... Nallbati police nje hère i majte nje hère i djathte ka fshehur pasurine Ka shume.....shume ... shume Nese Nesti Angoni do punonte keto surate nuk do ti shikoje ne parlamenti dhe PD do pastrohesh

        Përgjigjjuni
        1. T
          Turi

          Syço ka ardh koha me u ringrejt edhe nje here,por me nje ndryshim qe keta maloket e fshataret qe kane zaptu institucionet me i fut ne ambasada.Vetem keshtu mund te behet ky vend.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje