Grupi parlamentar i Partisë Socialiste i ka dërguar kërkesë kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi ku i kërkohet marrja e masave displinore për 28 deputetë të opozitës.
Për Belind Këlliçin, Fidel Kreta, Albana Vokshi, Ledina Alolli dhe Denisa Vata kërkohet 60 ditë përjashtim nga aktivitetet parlamentare pasi kanë futur në parlament dhe kanë përdorur lëndë apo mjete piroteknike dhe tymuese, referuar këtu flakadanëve të ndezur në seancë.
Për deputeten Elda Hoti është kërkuar të përjashtohet me 30 ditë nga aktivitetet e Kuvendit pasi ka dëmtuar pajisjet e parlamentit, referuar shkuljes së mikrofonave dhe ka goditur punonjësit e Gardës, thuhet në kërkesën e PS-së. Gjithashtu për 30 ditë kërkohet dhe përjashtimi i Gazment Bardhit dhe Sali Berishës, për të cilët mazhoranca thotë se kanë penguar zhvillimin e rregullt të seancës dhe kanë thyer Kodin e Sjelljes me gjuhën e përdorur.
PS ka kërkuar përjashtimin me 10 ditë të deputetëve Besart Xhaferri, Xhelal Mziu, Bledjon Nallbati, Luçiano Boçi dhe Saimir Korreshi pasi kanë penguar zhvillimin e rregullt të seancës, kanë shkaktuar kaos dhe kanë dhunuar punonjësit e Gardës.
Me 10 ditë kërkohet dhe përjashtimi i deputetëve Edi Paloka, Ina Zhupа, Klodiana Çapja, Oerd Bylykbashi, Enno Bozdo, Tomorr Alizoti, Ivi Kaso, Gent Strazimiri, Luan Baçi, Bledi Himçi, Greta Bardeli, Manjola Luku, Flamur Hoxha, Kliti Hoti, pasi kanë penguar zhvillimin e seancës parlamentare.
Kërkesa vjen pas seancës së ditës së sotme në Kuvend ku opoizta shkaktoi kaos, bllokoi punimet e seancës plenare dhe u përplasën fizikisht me Gardën.
I nderumi te nderon... i poshtrumi te poshtron.
Po flamuri pa bisht?
Perjashtimin ? keta duhet ndjekur penalisht,u duhen shkerdhyer cupat dhe grate,po c te besh kur ke nje karaputane zv.krye ministre qe ka bere kerdine ne te vjedhur dhe ju e mbroni ,si dhe nje kryeputane e AKSHIT qe duhej te ishte brenda me kohe ,pse mos te bejne keta keshtu ,ju duheni shkrire si parlament ,nr.2 i qeverise dhe nr.1 i sigurise kombetare mr skandale per vjedhje
Perjashtojini te gjithe more, se rrini rehat sepse priten zhvillime spektakolare ne kuvend per Balluken.
Jo vetem perjashtim por dhe prerje roge …se keshtu proteste me pagese bej une gjithe kohen perpara ndermarjes …..dhe jo vetem perjashtime por dhe terheqje zvare dhe nxjerja me dhune nga Parlamenti … Nuk duan te kuptojne nga llogjika jeniceret e Sali kufomes ….pse ckujtoni ju ?? Kot ja dha mandatin Balliut debil Saliu ?? Ja per keto ja dha , kush do rinte urte dhe menllobjike parlamentare europiane nuk merte mandat ….kush ben cubin si gjel mbi plera mer kariken …gjithsesi Garda ben gabim qe nuk perdor forcen e saj ….dikur ne kohen e Sali kufomes plumbat kurse sot shtyen ….nuk duan te kuptojne nga llogjika o debilat e Gardes …duan grushte turinjve …..
Kjo eshte opozita Shqiptare.Cfar mund te presesh nga nje opozite e tille qe vetem krijon rremuje. "ujku mjegull kerkon,te beje kerdin ne kope".I lumte Edi Rames qe ka ditur teqeveris pa opozite se ajo ka shkuar ne drejtim te pa ditur,njeso si ata qe hane kumbulla e dardhe pas shpines te tij.Nje politike bashkehajdute qe vetem vendin nuk duan.Se e dini qe ne Shqiperi behet cdo gje shume mire ,vec ai cik korupsion nuk luftohet.
Enno me dy N qenka ne list