Afera "Partizani", avokati: Berisha rrezikon deri në 10 vite burg!

1 Korrik 2025, 20:04Politika TEMA
Afera "Partizani", avokati: Berisha rrezikon deri në 10 vite

Zvarritja e procesit për aferën Partizani për avokatin Idajet Beqiri, është në interes të Sali Berishës. I ftuar ditën e sotme në emisionin, ‘Frontline Interview’, ai tha se Berisha rrezikon deri në 10 vite burg nëse shpallet fajtor.

"Në rastin konkret Berisha e di fundin e këtij procesi që kur gjyqtari i seancës paraprake i tha aktet janë të vlefshme, nuk ka vend për plotësim hetimesh. Fundi i tij është të thotë o zot ma bëjë realitet 10 vite burg, sepse me atë që ai ka bërë nuk mund të marr më pak se 10 vite, sepse akuzohet për korrupsion pasiv kurse dhëndri i vet edhe për pastrim të parave të pista. Po Berisha e di fundin e tij dhe zvarritjet i do që të ketë të flas gjithmonë që të thotë unë jam faktor, dhe lider i opozitës dhe ta baltos vendin dhe si misionar erdhi si misionar e mbylli karrierën e vet.

Ai do që ti jap karakter politikë kur ajo është çështje juridike, ajo është vjedhje e hapur që ai ka bërë për interes të familjes së tij. Kur erdhi Italia fashiste ish- pronarët i shpronësoi për interes shtetëror dhe e mori fushën për ta bërë fushë aviacioni dhe u dha lekët atyre që shpronësoi dhe kur Italia ra prona i kaloi shtetit shqiptar dhe Berisha pronën e shtetit ja dha dhëndrit të vet. Ishte pasuri shtetërore dhe s’duhej që të privatizohej, nuk lejohej me ligj", tha ai.

Ai tha se dosje si Gërdeci dhe 21 janari janë lënë në harresë nga SPAK.

"SPAK ka lënë çështje si Gërdeci, 21 janari, të vrarët e Tropojës, dhe luftën civile. Për kompleksin Partizani ka qenë një organizatë e vërtetë kriminale, sepse u korruptuan ministrat si ai i mbrojtjes ai i financave, shefi i shtabit të ushtrisë dhe disa drejtori që bëjnë projektet kur u bë privatizimi dhe ministri i drejtësisë dhe u korruptua edhe kryeinspektori Oert Bylykbashi. Nuk duhet që të përgjigjet Bylykbashi për këtë krim, ose ministri i drejtësisë dhe SPAK duhet që ti marrë si dëshmitarë. Po ata s’kanë çfarë thonë sepse nuk privatizohen pasuritë që janë për interes publik. Po mali me krimet e Berishës është në SPAK, po SPAK po zvarrit 21 janarin dhe Gërdecin dhe Berisha për këto dy vepra penale duhet që të shkojnë në burg të përjetshëm", tha ai.

Ndërkohë, lidhur me provat e SPAK se Monika Kryemadhi shpenzoi 240 mijë dollarë përmes një kartë krediti të vënë në dispozicion nga Ardian Shatku, ai tha se Meta dhe Kryemadhi kanë pasur rreth 10 karta të tilla që i kanë përdorur për të bërë pagesa.

"Flitet për 240 mijë euro dhe karta të tilla, Meta i ka përdorur, po ashtu i ka përdorur edhe Monika, ata kanë pasur mbi 10 karta të tilla dhe çdo shitje, blerje dhe dhurata që u kanë bërë të tjerëve i kanë bërë përmes tyre dhe kanë qenë të biznesmenëve që kanë përfituar nga Monika dhe Meta. I kanë marr lekët me këto kartat e bankave që i ka pasur tjetër kush. Është korrupsion dhe shtohet mali i pastrimit të parave që rrjedhin nga një krim dhe i mosdeklarimit të të ardhurave", tha ai.

4 Komente

  1. s
    saliu duhet te shpallet terrorist

    Me mire te kishe thene rrezikon 10 vjet proces gjyqesor po qe gjalle,se 10 vjen kjo drejtesi e dhjere e dumdumeve nuk e denon kete kriminel

    Përgjigjjuni
    1. s
      socialisti i vertete

      E dinim antiberishist, por edhe ky avokati Beqiri flet me dorashka per Berishen. Si mund te thote rrezikon denimin 10 vite kur Berisha duhet te denohet te pakten 100 vite per klubin partizani.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pensionisti U S A

        Ceshtja Partizani eshte fare minore para krimeve te tjera me vrasje e zhdukje personash e grup njerzish te pa fajshem . Po SPAK E DUMANI mesa duket nuk kane jetuar ne Shqiperi e kur ja tregojne i duken se perralla e histori filmash . Sali qen , mut Berisha duhej te ishte varur per 97 qe e coj vendin ne kufijte e ekzistences , po edhe per 98 qe organizoj nje grush malokesh idiota nga veriu e sulmoj me tanke e autoblinda institucionet e shtetit , duhej varur kur futi te birin Zen bythqirin ne biznesin e c'armtimit e ua mori jeten 26 njerzve plus Trebicka 27 njerez , plus nja 2-300 milion Euro deme qe i paguan Shqiptaret e varfer e qe ky kriminel kerkon vota .

        Përgjigjjuni
        1. E
          Emigranti

          Sa te jete kjo gjykate asgje nuk ndolle

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje