Afera ‘Partizani’, shtyhet seanca për Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin

9 Korrik 2024, 16:00Kronika TEMA
Afera ‘Partizani’, shtyhet seanca për Sali Berishën dhe

Gjykata e Lartë ka shtyrë për më datë 16 korrik seancën për Sali Berishën dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, të dy në arrest shtëpie pasi po hetohen për aferën e privatizimit të ish-klubit Partizani.

Seanca e 11 korrikut është shtyrë pasi mbrojtja e Berishës dhe Malltezit kanë kërkuar përjashtimin e 3 gjyqtarëve që do shqyrtojnë kërkesën e tyre për revokimin e masës së sigurisë arrest shtëpie. Mbrojtja ka kërkuar përjashtimin e gjyqtarëve Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni.

Prej 30 dhjetorit 2023 Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie, masë e caktuar nga Gjykata e Posaçme, pas kërkesës së SPAK. 

Berisha, nën hetim nga SPAK akuzohet se ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për të favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, një ndër pronarët e truallit ku shtrihej kompleksi sportiv, mbi të cilin ndërtoi më pas 19 kulla.

4 Komente

  1. S
    Sllobodanka

    Gjyq kunder lexhendarit te Vicidolit, Sali Vuk Berishes eshte bere me 20 shkurt 1991, kur ai urdheroi terheqjen zvarre te Diktatorit Hoxha dhe eshte vendosur perjetesimi i tij ne dy permendore: nje ne sheshin perpara Universitetit dhe tjetri ne Rrugen e Kombit.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dani USA

      Te arrestohen arrest me burge e te gjykohet varrmihsi i Shqiperis per te gjitha bemat qe ka bere ta filloin qe nga data 2 prill i vitit 1991 e me radhe qe skane te sosur krimet e tij kucedres.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dani USA

        Te arrestohen arrest me burge e te gjykohet varrmihsi i Shqiperis per te gjitha bemat qe ka bere ta filloin qe nga data 2 prill i vitit 1991 e me radhe qe skane te sosur krimet e tij kucedres.

        Përgjigjjuni
        1. J
          Juliano

          Ha HA HA HA HA HA HA HA HA HA HA HA SA KOM QESH. Shtyhet seanca, hahahaha, po kush nuk e dite që do shtyhet, e do shtyhet e do shtyhet e do shtyhet. Çar prisni ju popull, se do dënojnë kamikazët e çdrejtësisë padronët e tyre, hahahahaha, puna e gjyqtareve ishte lojaaaaaaa, ashtu sikur i madhi Ndrek Luca ke filmi dyel i heshtur; Puna komisarit ishte lojaaaaaa, hahahaha. Jo popull jo, këto janë komedi të këtij shteti, ku delet mblidhen njl herë nl kater vjet, për të bërë shtet.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje