Ditën e sotme sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Tiranës arrestoi për gjobëvënie një gazetar dhe një punonjëse të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, ndërsa një drejtues i Agjencisë në Drejtorinë e Përgjithshme u shpall në kërkim.
Lidhur me këtë rast në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, Ministri i Brendshëm Taulant Balla, theksoi se zyrtari i AMP ka qenë në procedim disiplinor për shkarkim sa i takon shkeljeve të tjera. Balla tha se edhe nëse nuk do të zbardhej kjo skemë ai do të shkarkohej nga puna për shkak të shkeljeve të tjera. Ministri shprehet se ai nuk ka pasur ndonjë post të rëndësishëm në AMP duke e krahasuar atë edhe me një parazit.
Blendi Fevziu: Një zyrtar i AMP-së e përdorte informacionin për gjobëvënie…
Spartak Koka: Kaq mirë e kishim situatën me krimin sa shefat e sektorit të AMP-së luftonin drejtuesit e policisë dhe anasjelltas… Një person që ngre një strukturë të tillë dhe pastaj merrej me portale, strukturë kriminale, me përfaqësues SHISH, të AMP shefa sektori, punonjës në Durrës, paguajnë gazetarë portalesh dhe sulmojnë drejtuesit e policisë, i denigrojnë. Këta drejtues që ju i keni vendosur së fundmi edhe në garë kjo është tërrësisht e pandershme dhe e papranueshme që këta persona që paskan qenë këtu…
Taulant Balla: Brenda 24 orësh nga kallëzimi u zbulua gjithë skema dhe janë arrestuar.
Spartak Koka: Jo nuk janë arrestuar. Personi organizator është në kërkim…
Taulant Balla: Unë mendoj se kur ka disa gjëra të mira duhet t’i themi. Biem të gjithë dakord. E para është se ky personi është në kërkim sot dhe ky është lajm i mirë. Kjo është maja e ajsbergut e diçkaje që ne do të duhet të hapim një diskutim pa prekur gazetarët, fjalën e lirë. Kur kam qenë kryetar grupi kam iniciuar një projektligj që nuk u miratua sa i përket luftës ndaj lajmit të rremë dhe përgjegjësisë që duhet të mbajë çdo person. Ky personi që po flisni ka qenë në procedim disiplinor për shkarkim. Dhe sikur mos të kishte ndodhur kjo, ky do të shkarkohej për shkelje të tjera. Ky shefi jot i madh, se nuk është i madh. Është një morr aty.
Spartak Koka: Është shef sektori mo. Ka qenë në Durrës person i rëndësishëm.
Taulant Balla: Kjo është çështje kulture. Ne po flasim për një rast që është…Këtu para 48 orëve ka pasur një kallëzim dhe brenda 48 orëve është zbuluar e gjithë skema.
O Tau nga LB! O fluturon me pras. Po ke mbaruar dhe për shkenca politike arumëne a derëziu ti.. Si i thua tjetrit: "morr" live...! A më tepër që se paske kap ende. Apo doni që me kaq, t'ja mbathi ai dhe të kërkoj azil diku!? Je ministër a ça leshin je? Nuk po i bën njeri për burra të mirë. Se legena ata, legena ju që i keni vu dhe pas... PO MBAJ GOJËN O z.MINISTËR! (Aq më tepër që gjasme ke dhe shkollën, quhet KOMUNIKIM). Ndryshe n'a le të kuptojmë se ai Mostra majë ballkonit e paska pas mirë kur të thonte në parliament, dil kërko nëpër motele, po ashtu dhe ajo "high class" punëtorja dezinjatore kur të thonte: " kapeni për zhelesh". Unë e kuptoj që kaq lekë sa keni vu dhe kaq pushtet sa keni, se rruani më për kënd... Po rroptë ku ti keni, se dhe ju jeni njëlloj si ata më përpara !!!
Kujt iu “prish” terezia që “morrit” iu tha shqip “morr”??? Kujt iu prish terezia dhe na i qenka prekur sedra per komunikimin e ministrit te brendshem ne lidhje me cilesimin “morr” te nje individi abuzues me detyren e shtetit??? Ne vend qe te gezohemi qe u kap si rast,shqetesohemi perse “morrit” i thuhet “morr” Po te kapen çdo dite te vitit elemente abuzues me uniformen e shtetit,policia pastrohet, Policia e shtetit është e Shtetit dhe jo e ministrit,qofte ky me emër Taulant Balla apo ndonje emër tjeter! Dhe ne fund fare “morri” ngelet “morr” se ndryshon dot
"Është një morr aty."kur do mësojë një herë politika shqiptare të flasë si politikan dhe jo si harrbut rrugësh??kur do fillojnë këta njërëz të cilëve ju kemi dhënë votëm,me hir a me pahir,të flasin si njerëz!!kur do fillojnë të kuptojnë se një njeri nën hetim nuk do të thotë se është fajtor!!kur do kuptojnë se një person quhet fajtor vetëm me një vendim të prerë të gjykatës!edhe sikur të shpallet fajtor me vendim të prerë një person,prapë ai ka të drejtat e tij!!edhe krimineli ka të drejtat e tij!!përdorimi i një fjalori të tillë,nuk ul vlerat njerzore të dikujt,nuk ngre aspak vlerat e atij që e përdor një fjalor të tillë!për mua ja ul jashtëzakonisht shumë!!si duket taulanti e meriton nofkën me të ciliën jan kanë zëvëndësuar mbiemrin"palla"!!o taulant palla,njeriu me mënd,mund të thotë të njëjtat gjëra dhe me fjalë të tjera!mund të sillet si njeri dhe jo si harbut dhe kur të shan!!
Mbasi me te drejte e kritikove per fjalor rruge, cfare shkon dhe ben ti vete? Perdor te njejtin fjalor. Bravo!
lali,ke të drejtë,por unë jam një dikush pas një pseudonimi dhe nuk jam një figurë shtetrore e publike!mirë do ishte të mbaja dhe unë atë që nuk dua ta dëgjoj nga të tjerët!!vite të tëra duke dëgjuar dhe shpesh duke kritikuar këtë fjalor rruge,të bëjnë të humbësh durimin!të bëjnë tua këthesh me të njëjtën monedhë! ps:vetëm për "palla",nuk ma ke pranur tërë komentin??edhe sikur të mundohem,ndonjë gjë e tillë shpëton!këtu nuk më ka shpëtuar!
Sa here qe botoni spiunin pa deme collatérale Preç Zogaj i hiqni mundesine lexuesit te komentoje ? .
Kam një propozim...! Që sot e tutje t'a quajmë Taun nga LB. Tao Mori. Le ti ngelet edhe këtij si Lali "Fikut".
Çudi si revoltohen disa se i vihet epiteti "morr" një oficeri policie, i cili për pëtfitime personale, abuzonte me detyrën. Do doja të dija se cili është më denigrues për dikë si ky në fjalë epiteti i merituar, gjithsesi në proces shkarkimi, apo t'i vësh epitetin "lavire", Prokurores së Përgjithshme dhe "horr" Presidentit, të dy të nderuar dhe për më tepër të dy në detyrë?!!
Bureto ! - nuk quhet kur e thote Lexhenda.
Morrat i pruri shpellaku,e tani kerkoni motren e tualantit pemve