Miratohet ngritja e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, kush janë 6 deputetët që votuan kundër

30 Maj 2024, 18:16Politika TEMA
Miratohet ngritja e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, kush

Kuvendi ka miratuar me 74 vota pro, 6 kundër dhe asnjë abstenim ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion.

Ky komisioni mori vetëm votat e mazhorancës, ndërsa shumica e demokratëve nuk morën pjesë në votim. Ndërsa kundër votuan Ervin Salianji, Lindita Metaliaj, Ilda Dhori, Elda Hoti, Agron Shehaj dhe Albana Vokshi.

Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me debate pasi opozita është shprehur kundër ngritjes së këtij komisioni. Lulzim Basha e ka quajtur atë një manovër elektorale.

Komisioni i Posaçëm do të zhvillojë veprimtarinë e tij në një afat kohor 10 mujor. Në rast nevoje, me kërkesë të arsyetuar të komisionit, Kuvendi mund të vendosë zgjatjen e afatit të ushtrimit të veprimtarisë së komisionit.

Edhe pse opozita ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë, parashikohet që Komisioni të ketë 11 anëtarë, 6 nga mazhoranca dhe 5 nga opozita. Drejtimin e këtij komisioni do ta ketë shumica parlamentare ndërsa nënkryetari i takon pakicës.

Komisioni i Posaçem do të ketë si synim përmirësimin dhe konsolidimin e praktikave të mirëqeverisjes në të gjitha nivelet, thellimin e luftës kundër korrupsionit dhe forcimin e mëtejshëm të zbatimit të ligjit, duke patur si udhërrëfyes gjetjet dhe rekomandimet e raporteve të Bashkimit Evropian dhe raportit Screening të Komisionit Evropian për grupkapitullin e parë, si dhe adresimin e masave të udhërrëfyesve të miratuar nga qeveria “Për shtetin e së drejtës” dhe “Reformën në administratën publike”.

Për të realizuar një proces sa më gjithëpërfshirës e transparent, do të ngrihet dhe funksionojë grupi i punës i ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë me përfaqësues të propozuar nga institucionet e drejtësisë, institucionet e pavarura dhe agjensitë ekzekutive ligjzbatuese, administrata publike, bota akademike, universitetet publike dhe jopublike, institute e organizata të shoqërisë civile dhe medias, si edhe organizata të sipërmarrjes, etj.

Grupi i ekspertëve do të organizohet në 3 nëngrupe që do të angazhohen për 3 fushat e objektit të veprimtarisë së këtij komisioni. Ekspertët do të angazhohen në funksion të temave përkatëse, që lidhen me fushat e tyre të veprimtarisë në procesin e kryerjes së analizës dhe hartimin e Planit Kombëtar të Veprimit si dhe propozimin e masave përkatëse legjislative e institucionale.

Numri dhe përbërja e grupit të ekspertëve miratohet me vendim të komisionit.

Komisioni mund të ftojë për konsultime për çështje specifike edhe agjenci dhe ekspertë të tjerë vendas e ndërkombëtarë të mirënjohur në fushat përkatëse.

5 Komente

  1. l
    lani

    kush do i kontrolloj hajduti hajdutin turp i ZOTIT....jemi me keq se afrika

    Përgjigjjuni
    1. L
      Leh ,leh se dikush do te degjoje

      Ke jetuar ne Afrike zotrote,apo e ke me te degjuar?

      Përgjigjjuni
    2. E
      Evisa

      Në grupin e punës, mund t'na bëni të ditur, do ketë pjestar nga Fronti Demokratik, Bashkimet Profesionale, Bashkimi i Grave të Shqipërisë, Lidhja e Shkrimtarëve, Bashkimi i Rinisë, etj? Apo tani funksionojnë me emër të ndryshuar dhe unë nuk e kam shumë të qartë? Për mua sidomos e rëndësishme është pjesëmarrja e Komunitetit Bektashian me kryetar Baba Mondin, një luftëtar i paepur dhe shërbëtor i përkulur i Zotit dhe Haxhi Bektash Veliut në këtë përpjekje vigane që qeveria e shokut Edi Rama ka marrë përsipër për të çrrënjosur korrupsionin, këtë mënyrë që i lanë peshqesh qeveritë e mëparshme shokut Edi dhe Rilindjes së dytë Kombëtare të drejtuar prej tij.

      Përgjigjjuni
      1. E
        ENTSOE

        Salianji burgaxhi opozitar!!!!! I Ka mbushur pantallonat dhe fshihet Tek fustanet e cingijeve !!! Vjen ere Kavaje dhe Lozhanit!

        Përgjigjjuni
        1. d
          dsa

          Edi Rama eshte nje BAJGE, ngre Komision Antikorrupsion per te mbrojtur KORRUPSIONIN. A ekziston drejtesia, a ka prokurore, a ka gjykates, aka ligjr pra kuader ligjor, e mbi te gjitha a ka Polici per te ndjekur Parane e vjedhur dhe te grabitur te qytekareve shqiptare qe llapin vetem ne kafene. Ka vdekur protesta dhe shpirti i protestes, mbreteron Ed Droga CEO i PPP, i Oligarkeve, i Investitoreve strategjik si Olta Xhacka, dashnorje e Olsit ne Amerike etj etj. Na ka dale edhe nje kucovar nje bajge qe e ka filluar punen duke shitur fiq ne tezgat e Pazarit te Ri dhe nashi ka 5D , inceneratoret, pallatet shume katesh pa asnje plan urbanistik, etj etj ky eshte Lali Zdromsi ne Bashkine e Tirones. Sot ky b.q ben edhe martesa GAY-s te LGBTQ ne taracen e saj, kunder Kushtetutes qe pranon vetem familjen e perbere nga nje burre dhe nje grua, sot kemi prindin 1 dhe Prindin 2 me dy kara a me dy pidha....

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje