Alizoti kërkoi një minutë heshtje me sallën bosh, Balla: Tallja më e madhe që mund t’i bëhet viktimave të komunizmit

30 Maj 2024, 14:05Politika TEMA
Alizoti kërkoi një minutë heshtje me sallën bosh, Balla:

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti në fund të fjalës së tij në seancën plenare, kërkoi një minutë heshtje për viktimat e komunizmit që kanë mbetur pa varre, por kjo u konsiderua si tallje nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla pasi në sallë ishin shumë pak deputetë.

Balla theksoi faktin se mbajtja e një minutë heshtjeje është një moment solem që ka kjo sallë dhe ai mbahet për 60 sekonda, jo 5 sekonda sa për të larë gojën.


“Kuvendi i Shqipërisë ka një rregullore të miratuar me konsensus. Kërkesa për minutën e heshtjes është momenti më solem që ka kjo sallë.

Ta fillosh fjalën me ankesën që nuk ka deputetë në sallë, të konstatosh mungesën e seriozitetit dhe ta mbyllësh fjalën me kërkesën për të kërkuar një minutë heshtje, është tallja më e madhe që mund t’i bësh atyre për të cilët kjo sallë duhet të jetë plot, të cuar gjithë në këmbë dhe himnin e flamurit dhe për të mbajtur minutën e heshtjes, e cila duhet të jetë 60 sekonda dhe jo 5 sekonda për të larë gojën”, tha Balla.

Ministri po ashtu replikoi me deputetin e PD, e cili tha se komunizmi ju ka prodhuar juve, duke theksuar se krimet e komunizmit dënohen duke  u distancuar nga ata që i kanë parë hajrin komunizmit.

Sipas tij, Alizoti është modeli më i keq i atyre që familjarët e të cilëve kanë vuajtur nga komunizmi dhe ai shkon përditë poshtë ballkonit  të sekretarit të partisë.

“Unë kam marrë me qindra herë fjalën në këtë sallë për t’ju bashkangjitur nevojën për të dënuar sa herë të kemi mundësi krimet e komunizmit.


Krimet e komunizmit dënohen, kur të paktën distancohemi nga ata që ia kanë parë hajrin komunizmit.

Ky që sapo foli është modeli më i keq i atyre që familjarët e të cilëve e kanë vuajtur komunizmin dhe ky shkon përditë poshtë ballkonit të sekretarit të partisë, i cili komunizmit ia ka parë hajrin më shumë se të gjithë ne.

Nuk ke këtu asnjërin nga ne babain e të cilit të ishte në varkën personale të Enver Hoxhës.

Mbas 33 vitesh, ju keni mundësinë e artë që nuk e bëtë dot, por e bërë drejtësia ta largoni komunistin nga kreu i partisë dhe komunizmin nga brenda partisë.

Sa i përket komunizmit brenda partisë, shpëtoni njëherë e përgjithmonë, distancoheni nga sekretari i partisë dhe pastaj ajdeni e na shisni dëngla.

Ky persona që sapo foli është në keqardhje e madhe se ky asnjëherë nuk e di se për cfarë flet, por në partinë tuaj edhe kur nuk flet edhe kur nuk di se cfarë të thuash, mund të të konsiderojnë si filozof dhe këtë e konsideroni si filozof edhe kur flet padrejtësi” shtoi Balla.

 

10 Komente

  1. A
    Ana

    Haha po qe Palluqja ka te drejte.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tomi haa ky esht i goditur

      Tomi eshte debil i lindur eshte kunder komunizmit po shkone falet te foltore komunistit ky budalka nuk ka asgje me te persekutuaret politik kyxeshte miush ivsigurimit me dosje spiuni qe komunisti Berrisha ja tunde

      Përgjigjjuni
      1. T
        Ten Siao Ping

        Po ku e gjeti PD kete Aliun a nuk kishte ndonje me budalla se ky

        Përgjigjjuni
        1. E
          ENTSOE

          Te lumte Balla, ata Jane Leninistet e fundit me Flutura Kacken Krupskajen e Leninit dhe te Stalinit!!!

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vlonjati

            C ‘merreni me kelyshet qe bashkepunuan me nazistet, ata do vdesin kunder shqiperise gjithmone E paramo pse votoi kunder hapjes se dosjeve mos ka kullotur ne zyrat e sigurimit, se ata mblodhi kryekrimineli berishae

            Përgjigjjuni
            1. J
              Joni

              Ludovik èshtè DITÈ ZI , MOS ja vini re Zoti Balla !!! Èshté MUT NGRÈNÈS i Sali KRIMIT

              Përgjigjjuni
              1. Z
                Zotalia

                Ali Zot sa ishte komunizmi i hengret mune,ndaj po te jeni burra perkujtoni viktimat e Berishizmit per gjate 20 vitesh se jane me shume se sistemi i kaluar.Komunizmi eshte fajtor qe ju kakarisni sot .Rripeni kete kodosh populli qe shtyn trenin dhe qe nga testi qe beri Ver Grabocka treçereku i atyre ishin demokrate si puna jote.

                Përgjigjjuni
                1. t
                  tetovari2

                  Lëreni dënimin e krimeve të komunizmit,dënoni krimet e neokomunizmit të PD së Sali tradhëtarit!.

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Tim Tam Tom

                    Tomi spiun me dosje , ose i goditur nga kali ne koke se ndryshe nuk ka shpjegim .Dikush qe e konsiderone veten te persekutuar dhe vihet ne rresht nga nje komunist servitor i familjes diktatoriale Hoxha- serviteur i Hysni Kapo , sekretar i PPSH vrases vjedhes spiune dhe ky debil shkone poshte dritares se komunistit non grata i rreciton vjershat e Enver Hoxhes , puuuuu fare e keqe te mallkofshin shpirtrat e te persekutuarve politik pis njeri

                    Përgjigjjuni
                    1. E
                      Edi

                      Nuk mallengjen njeri z.Alizoti,aq me pak deputetet qe tallen me ty..!Je kujtuar vone ..Bishti i kucedres se plagosur kushedi ku do te perplase..!Vendi ka nevoje urgjente per te djathten..por ti tashme e ke gjetur vendin ne rrjeshtin e ish komunisteve..!

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje