Avokati i tij në gjëndje kritike për jetën, Berisha: U dhunua me urdhër të Ramës dhe të Ballës, ngaqë më mbron mua, është skenar i përgatitur kundër meje

30 Maj 2024, 09:29Politika TEMA
Avokati i tij në gjëndje kritike për jetën, Berisha: U

Sali Berisha ka reaguar në fjalimin e përnatshëm nga ballkoni për çështjen e dhunimit të avokatit të tij, Sokol Mëngjesi. Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se dhunimi i avokatit është një sulm direkt kundër opozitës. Ai shtoi se kryeministri Rama dhe ministri i Brendshëm Taulant Balla do të mbajnë çdo përgjegjësi për këtë akt kriminal të shëmtuar.

“Duke i uruar shërim të plotë profesorit të nderuar, Sokol Mëngjesi, i deklaroj Edi Ramës dhe Taulant Ballës se ky është një sulm direkt kundër opozitës. Se do mbajnë çdo përgjegjësi për këtë akt kriminal të shëmtuar. Për këtë skenar të stisur!

Se sot ke goditur një avokat të të vërtetës që të demaskoi ty para shqiptarëve dhe botës me farsën e dosjes tënde ndaj kundërshtarit politik, Sali Berisha, që të hoqi çdo maskë para shqiptarëve dhe botës, të një kryeministri bandit që nuk ke ligj, Kushtetutë dhe moral, por që je një kriminel në krye të protektoratit të krimit në Shqipëri.

Sokol Mëngjesin donin ta vrisnin. Kush? Personi që kishte fituar gjyqin në të gjitha shkallët me avokat Sokol Mëngjesin. Pra, ky monstër donte të eliminonte njeriun që e mbrojti në përputhje me ligjin. Të gjitha mund të ndodhin, por këto janë ndodhi që ndodhin vetëm me mbështetje dhe vetëm me mbështetje kryesore politike.

A mund të besohet se po heton Taulant Balla? Përkundrazi. Nuk po bëjnë gjë tjetër veçse po shpalosin skenarin e përgatitur. E stisur për një çështje. Çdo avokat ka çështje. Janë njerëzit e çështjeve. Por të eliminosh një avokat në mes të qytetit të Tiranës se gjoja nuk donte t’i paguante detyrimin, kjo tejkalon çdo gjë, përveç mendjen e Edi Ramës, mendjen e Taulant Ballës dhe shërbëtorëve të tyre”, tha ai. 

Policia tha se Mëngjesi u dhunua për shkak të një gjyqi pronash, por Berisha do ta përdorë këtë ngjarje politikisht, për t'u shfaqur ai si viktimë, jo avokati i tij, që është në gjëndje kritike për jetën.

15 Komente

  1. S
    Sqepari

    Kufome e vdekur, e pa kallur!

    Përgjigjjuni
    1. A
      Armando

      O Sali, po pse nuk behesh hoxhe. Ti kot qe kot rri.I ploteson te gjitha kritetet: se arabisht se shqip te flasesh s’ta ve veshin njeri, nja dhjet besimtare te vijne, shtepine e ke ne maje te pallatit …

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mercedes klas

        Sali Hoxha, doktorri Enver Hoxhes. I ban dhe do pare tu knu. Manej e thrasin neper dasma. Ju pershnet Ronaldo me banim n’Zvicer me kangen “kur mledh Xeni borronica “

        Përgjigjjuni
      2. M
        Mosi

        Foli bastardi serbomalazez...tani e ke rradhen ti bajge komuniste...ai kuksiani po te pret poshte per te dhene grushtin final...

        Përgjigjjuni
        1. T
          T

          Ik mor malok I poshter .

          Përgjigjjuni
          1. T
            Triumfi

            Sali Berisha ..... etaloni i intrigantit , thashethemexhiut i shpifesit , i njeriut te keq ....kurre dhe kudo ne mbara Boten te kerkosh nje njeri te tille qe mbaRT NE VETE KAQ VETI NEGATIVE NUK DO TE GJESH

            Përgjigjjuni
            1. k
              km

              Varianti im sipas platformes "liria e shpifjes":- organizator eshte Flamurin Noka.Ka nje apartament te blere ne ate pallati te diga e liqenit.Avokati i Ka bllokuar apartamentin dhe Flamurin organizoi banden. pse,vetem Saliu Ka te drejten e shpifjes?Te gjithe i gezojme keto te drejta,si politikane ,shtypit,individui me kollare dhe makines luksoze,ashtu Edhe pabuksi,pensionisti,etj.Te gjithe jemi te barabarte para te drejtave kushtetuese dhe ligjit.

              Përgjigjjuni
              1. s
                spata

                O shoku Sali! Se c'thone ata qe e dhunuan . Kishim ceshtje personale me pronat qe u ka vjedhur . Le te flas Drejtesija e me pas jep ti varjantin tend . Rama dhe Balla nuk te llogarisin me o derezi.Kane mbi kurrize gjithe ato lemshme qe ke thurur ti bashke me ta kunder shqiptarve .Jeta sketerr do t'ju kaloje edhe pse kini vene pasuri .

                Përgjigjjuni
                1. V
                  Vega

                  Bravo

                  Përgjigjjuni
                2. r
                  raul

                  Po keshtu the dhe per Azem Hajdarin se urdheri per vrasjen e tij ishte dhene ne Nano. Por e verteta ishte se nga zyra jote doli per here te fundit Azemi dhe ti e dije mire se ai po shkonte drejt vdekjes por nuk e ndalove, pastaj pa pike turpi shkon dhe ben homazhe tek busti i tij , po si s'ke turp nje here moj monster . Keshtu the dhe per psikopatin qe te qelloi me grusht ne bulevard kur po luaje rolin e Etem beut tek filmi koncert ne vitin 36 me ato cingijet tuaja ne bulevard pa pike turpi kur gjigandi Edi Rama kishte si mysafir gjithe kryeministrat me te fuqishem te Europes. Dole bllof dhe ketu se ai ishte psikopat dhe e kishte nisur djalli kunder djallit. Ndonje dite do dalesh dhe do thuash se dhe bombardimet mbi Gaza behen me urdher te Edi Rames , se dhe bombardimet mbi Ukraine behen me uredher te Edi Rames, keshtu ty nuk te beson me askush se ti vetem nxjerr helm, zjarr, shpfje 24 ore o imam haxhi dede sali dumbaba me 40 hajdute.

                  Përgjigjjuni
                  1. t
                    tetovari2

                    Vrasjet tinzare dhe homazhet te viktimat para opinionit, është praktikë komuniste të cilën Sali tradhëtari e ka kopjuar me përpikmëri nga tutorët e tij sërb(UDB).

                    Përgjigjjuni
                  2. L
                    Landi

                    ky malok eshte komplet rrot kari I del Edi Rama dhe ne enderr

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Landi

                      ky malok eshte komplet rrot kari I del Edi Rama dhe ne enderr

                      Përgjigjjuni
                      1. V
                        Vlonjati

                        Dua te them dicka ky origjinen do ta kete nga kaukazi sepse serbet dhe pse nuk i dua nuk jane kaq te poshter sa ky Ky vuri njerez qe rrahen Ramen dhe mendon gjerat qe ka ber vehte Pse nuk e fusin ne burg, ky i ka ber kombit te gjitha te keqijat Une e kam 5 vjet ne shkolle dhe ne konvikt, nuk ka qene keshtu

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Dardani i Ri

                          Nëse bakri e ka simbolin Cu, ligësia e ka simbolin SB (Sali Berisha). Kaq për sot për shpellarin Berisha.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje