Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka reaguar ndaj akuzave të Rithemelimit, për dhunën e ushtruar ndaj avokatit Sokol Mëngjesi.
Spiropali ripërsëriti pyetjen ndaj opozitës se: Kush jeni? Të njëjtën pyetje që bëri dhe një seancë më parë teksa diskutohej për Komisionin e Posaçëm Antikorrupsion të propozuar nga PS.
Spiropali vuri theksin se opozita dhe Berisha akuzuan Edi Ramën për dhunën ndaj avokat Mëngjesit para se policia të zbardhte ngjarjen.
''Jeni po ju që akuzoni me të parën kundërshtarin politik Edi Ramën për çdo gjë që ndodh në faqen e dheut.
Siç ishte rasti dje me zotin Mëngjesi që i identifikoi policia. Para se të prisnit hetimin e policisë ju shpallët fajtorin, Edi Ramën.
Ata që shpallin fajtorin nuk kanë decensën më minimale të kërkojnë falje. Shërim të shpejtë zotit Mëngjesi dhe lutemi për të'', tha Spiropali.
Kurre nuk ka folur per pensionistet e varfer kjo .