Flutura Açka vendos fotot e Stalinit dhe Leninit në sallën e Kuvendit: Të dy palët politike kemi luajtur me ish-të përndjekurit

30 Maj 2024, 19:21Politika TEMA
Flutura Açka vendos fotot e Stalinit dhe Leninit në sallën e

Në shenjë proteste, deputetja e PD Flutura Açka ka vendosur fotot e Stalinit dhe të Leninit në sallën e Kuvendit.

Duke folur për raportin e Institutit për Krimet e Komunizmit në Kuvend, Açka u shpreh se të dyja palët politike u kanë bërë padrejtësi ish- të përndjekurve.

“Të dy palët politike kemi luajtur me ish-të përndjekurit, ne të djathtët me arnime ligjesh, me duartrokitje, e duke ua përdorur kauzat dhe votat, dhe ju të majtët, mbase me të drejtën tuaj ideologjike, i keni ndarë dhe përçarë në mënyrë perfide, bashkë me përdëllimet se po i dëmshpërbleni në këta dhjetë vite e fundit, kur dihet mirë se ky është një kusht i prerë i qartë për të hyrë në Europë.

Atje kemi shumë zell të shkojmë me gjithë barrën e 1430 shekujve burg që kanë vuajtur një pjesë e qytetarëve te këtij vendi, shqymje nga trupi ynë shoqëror që nuk u quajt kurrë me emrin e vërtetë: gjenocid”, tha ajo.

Açka tha se me burokracirat që janë bërë, ish-të përndjekurit nuk kanë marr dëmshpërblimin që u takon. 

“Ata kishin më shumë nevojë për dashurinë tonë, dhe detyrimin që ne të ndërtonin Institucionin e Rehabilitimit të plotë, sa kohë nuk ua kthejmë dot ato 1430 shekuj jete të privuar.  Ua kemi lidhur duart sërish me vendime që e pengojnë zbatimin e ligjit. Sepse ua kemi plasur shpirtin me burokracira që të mos e marrin dëmshpërblimin. 

Sepse ua kemi fshirë dhe po ua fshijmë me tërbim të gjitha shenjat vuajtjeve të tyre, burgjeve, kampeve, dosjeve, dëshmive.  Sepse nuk i kemi treguar me gisht vrasësit, dhunuesit, persekutorët e tyre. Shikoni Shtëpinë e Gjetheve, turpin tonë ku i kemi fshirë me të bardha keqbërësit politikë”, tha ajo.

14 Komente

  1. s
    saliu duhet te shpallet terrorist

    po ate te idhullit tend komunistit me maskara kryekrimineli sali,pse nuk e ve krah atyre qe kane vlera me shume shpellari i ballkonit

    Përgjigjjuni
    1. t
      toni mavrija

      Kjo ka rreshqit komplet qe kur u bashkua me Salen,leviz si pule e turullosur.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pjeter mustaku

        Kjo eshte nje debilr. E keqja vjen e rritet te kjo se nuk merr mjekim.

        Përgjigjjuni
        1. F
          Flutra ne kabinen e non grates

          Po kjo ku bene pjese ? te cila force politike ne mos gabohem.kjo eshte idhetare e komunistit Berrisha kur e ka planifikuar te shkoje me Gjonmarkagjoni ti kendoje te rrugica e budallenjeve .

          Përgjigjjuni
          1. p
            pilo Lala

            Pak si vone u kujtua Flutura per te perndjekurit....., i beri qepaze Qeverine. Apo ka qene e zene me pune te tjera te rendesishme. Tani qe e mori ne dore Flutura, shpetuan te perndjekurit.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tahir Gashi

              Z. Flutura Açka eshte shume gabim! Daktorr sali berisha, me te ardhur ne pushtet, vuri ne pikat kyçe ish te burgosur politik si rustem gjata, fahri balliu, genc ruli, genc pollo, azem hajdari, vjollca vokshi, tritan shehu. Per nder e respekt te ish te perndjekurve e pronareve, Daktorri zbatoi ligjin 7501. Daktorri asht lezhende! Padyshim

              Përgjigjjuni
              1. B
                Bureto

                Zonja Açka, nga shkrimi dhe disa komente rreth tij, m'u kujtua i ndjeri Lirak Bejko, i cili kur "lexhenda" qe kryeminister dhe ky nuk u përgjigjej kërkesave të të burgosurve politikë, për të cilat dhe ishin futur në grevë urie, i lyer me benzinë, i vuri flakën vetes. As zjarrfiksen nuk e çuan atje?! Sa i përket komentit të @Tahir Gashi, më duhet ta korregjoj pak: Sali Berisha në zbatoi ligjin 7501, por sipas parimit leninist "toka i takon atij që e punon" e hartoi atë dhe e votoi atë në korrik 1991, në variantin që ajo t'u ndahej fshatarëve për frymë (?!?!), kur ndërkohë socialistët ishin për dhënien e tyre në përdorim, deri sa të zgjidhej problemi i pronarëve legjitimë. Pra Saliu, si militant komunist ishte për legjitimin e grabitjes nga komunistët të tokave të pronarëve të ligjshëm shqiptarë, në vitin 1946. Kështu ishte Saliu që e hartoi dhe e zbatoj atë në mënyrën më të shëmtuar, pasojat e të cilit, për shkak të konflikteve pronësore që vazhdojnë ende dhe sot (pas 33 vjetëve) kanë shkaktuar afro 10.000 të vdekur. Bile ky komunist me një karakter "xhahili", ua dha tokën e gjirokastritëve dhe delvinjotëve, pra shqiptarëve, edhe minoritarëve grekë, ish punëtorë me mëditje (çifçinj), siç shqiptarët punuan e punojnë pas 1991, tokat e pronarlve grekë. Bile më kujtohet nga ajo kohë vizita e Pjetër Arbnorit në Dropull, kur u tha minoritarëve grekë: "T'i gëzoni tokat!", njëjtë si Enveri në Goré të Lushnjes në vitin 1946. Në ndërkohë grekët jo vetëm që nuk mund ta imagjinonin këtë, por ende dhe sot mbajnë peng pronat e shqiptarëve në Çamëri. Ndaj këto që i ka bërë Saliu këtij vendi nuk ua ka bërë as pushtuesi. Si çdo pasuri dhe Toka fitohet me trashëgimi, blerje dhe/ose dhurim (neni 41 i Kushtetutës së Republikës së Shqiplrisë). Gjithsesi edhe pse kanë kaluar 25 vjet nga hartimi i saj, qeveritë e Nanos, Berishës dhe Ramës, si më jetëgjatat, nuk kanë zbatuar nenin 181 të saj, i cili parashikonte që brenda tre vjetëve qeveria të bënin kompesimin e pronarëve të shpronësuar me ligjin komunist 7501. Zonja Açka, për këto që shkrova më sipër ju personalisht si "e djathtë" që pretendon se jeni, nuk ju kam dëgjuar të flisni ndonjëherë në Parlament, apo me shkrime në media. Dje, kur diskutohej edhe për këto probleme, e kishit rastin por nuk e bëtë, sepse më shumë u shqetësuat për minutazhin tuaj në dispozicion për diskutim (?!). Sa i përket 'sivëllait' tuaj Alizot, nuk ia vlen ta konsiderosh, sepse për shëmtimin e karakterit të tij, në raport me atë çka pretendon se është, kam komentuar boll në raste të tjera.

                Përgjigjjuni
              2. E
                ENTSOE

                Acka si Krupskaja e Leninit! Nuk ju ndahet shpirtin, ate kulture Ka marre dhe ate Shkolle ka bere.

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Luli

                  Shko moj pirdhu,shurre muti ! Keni 34 vjet qe na cate bythen me te njejtin avaz,a thua se njerezit e kane mendjen tek pallavrat tuaja e jo tek hallet e tyre,per te cilat ty as qe te shkon mendja,sepse i mer vete nja 4 milion leke ne muaj,duke bere llogje ne parlament.

                  Përgjigjjuni
                  1. n
                    nga një nip i të pushkatuarit të Komunizmit.

                    Nuk është e vërtetë moj Zonjë mashtruese. Ne familjarët e të dënuarve dhe të pushkatuarve të sistemit Komunist, nga brezi parë e deri tek i dytë (fëmijët) e i tretë (nipërit), jemi parë e përkrahur e dëmshpërblyer në vlera monetare vetëm nga Qeveria e Edi Ramës, që nga viti 2013 e në vazhdim. PD vetëm na ka përdorur dhe mashtruar që në Dhjetor 1990 e në vazhdim. Prandaj thuaj të vërtetën o Zonjë mashtruese e PD vulës.

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Km

                      Po',Ju keni luajtur (mendsh) me ATA qe quanti dhe i shpallni te persekutuar politike.Te gjithe Jane denuar me vendim gjukate,per nje ligj qe Kane shkelur.Asnje prej tyre nuk Ka shkuar me gjukates sot per te fituar me vendim gjyqi titullin i persekutuar.Jane futur per siunazh.Mos duhet te therrasim sot "rrofte UDB dhe Asfalise ,Cia dhe KGB"?"poshter sigurimit i shtetit?Jane futur ne Burg per vjedhje ,mer ngacmim seksuale te nxeneses ne shkollen e mesme bujqesore golem dhe dolen nga burgu per tu bere politikane,nen drejtimit e spiunit grek ne Durres.Dhe pas 1992 u shpallen politikane. Te behet me ligje:- cdo i persekutuar ta fitojne titullin Pasi te jete rigjukuar sot Ceshtja e denimit te tij ,per ta merituar titullin "i persekutuar. Komisionit per dosjet qe eshte ngritur eshte ne konflikt te paster interessi.Dosjet e sigurimit nuk Jane monopol i te vetequajturit te persekutuar.Ky komision duhet te shkrihet,sepse manipulon dosjet per interessa te caktuara.

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Trapajane hesapi

                        Zonja Flutura Placka,ndaj zoti te la pa' femije se ti je felliqesire.Ki kujdes me nishanet qe Ke ne future,se do jene ndeshkim i dyte nga Zoti i madh

                        Përgjigjjuni
                        1. I
                          I riu komunisto ballist Tritani i preshit

                          Flutura Açka eshte si nje rrobe e vjeter , e lare , e hekurosur , e parfumosur dhe e veshur si e re . Me kete soj deputetesh qe nuk e dine pse kane shkuar ne ate institucion , nuk zgjidhen hallet e te persekutuarve te diktatures . Kur ne vend te saj te ishte nje e persekutuar apo i persekutuar politik dhe jo nje hajdut qe e mban vehten si i persekutuar , do te ishte bere e mundur qe hallet e tyre te ishin zgjidhur qe neckohen e Berishes se pare . Po nje komunist si ai nuk mund te shkelte idealin e partise , per te zgjidhur problemet e te persekutuarve , qe tashme jane jane shtuar shume si numur por dhe si halle .

                          Përgjigjjuni
                          1. L
                            Li

                            Kjo grua sa here qe do të marrë vemendje hedh nga ndonje shashke si Saliu. Moj truthare ai qe duhet të luftonte per kete kauz eshte idhulli jot. Po ty nuk të leverdis qe ta thuash se elbete nuk do dalesh kundra idhullit tend Sali qe ti e quan legjendar. Po ti mirë ben se duhet justifikuar roga. Ndonje liber per Lulin ke nisur ? Po kete radh na trego jeten e tij nga kamarier si jurist ne Kosovë, milionat e vjedhura ne rrugen e kombit kur ishte minister, rolin e tij si minister ne shitjen e detit etj etj se ke matériel. Je e pabesushme se jeton nen hijen e nje të paafti qe të morri nga Hollanda dhe të beri depuptete ne shkembim të librit qe shkruajte per nje çiban qe vetem deme i ka sjell ketij vendi. Dhe keto lojrat me të perndjekur mos i rremo me se sa here qe ju PD i rremoni aq me shume era qelbesir ju vjen. Nje ish i persekutuar.

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje