“Ajo që ndodhi të hënë, atentat ndaj Spiropalit”, deputeti Pëllumbi: Në ’97 shkuam në luftë civile prej Berishës

1 Tetor 2024, 21:20Politika TEMA
“Ajo që ndodhi të hënë, atentat ndaj

Deputeti i Partisë Socialiste Arben Pëllumbi komentoi në emisionin “Ekspres” në RTSH 1, dhunën deputetëve të PD-së dhe opozitës në seancën e fundit plenare, ku u dogjën dhe karriget e parlamentit.

Deputeti Pëllumbi deklaroi se, ajo që është vërtetë shqetësuese ishte gjesti I një prej kolegëve të opozitës I cili gjuajti kryetaren e Kuvendit Znj. Spiropali me këmbë karrige.

“Ai reagim është një “atentat” sepse në rast se do të kishte prekur kryetaren do të kishte pasoja të rënda për atë”, tha ai.

Sipas tij, ngjarja e djeshme në seancën plenare nuk është e panjohur sepse ne kemi parë edhe më parë në Kuvendin e Shqipërisë skena dhune, por sikurse u shpreh z. Pëllumbi- “kjo është një gjë e re dhe shumë e rëndë”.

“Sigurisht policia bëri detyrën e vetë duke ndërmarr ato veprime që duhet të ndërmerrte ndaj gjithë atyre që u përfshinë. Personalisht në ato 20 minuta që u zhvillua seanca më vinin ndërmend të gjitha ngjarjet që kanë lidhje me PD-në, ku situate të tilla ndoshta dhe më shumë të rënda kanë ndodhur në Shqipëri. Kujtova vitin 97’ ku gati shkuam në luftë civile , vetëm prej kokëforcisë së një njeriu. Më erdhi në mendje grushti I shtetit në 98’ ku gati u dogj Tirana dhe u shkatërruan bizneset e Kryeqytetit. Më erdhën ndërmend Gërdeci, apo 4 të vdekurit në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ që të gjitha këto u bënë prej kokëforcisë e një njeriut të vetëm”, tha Pëllumbi.

Ndaj shtoi ai, është ky njëri që drejton PD-në sërish në këto 30 vite dhe që ka filozofinë e dhunës, të kaosit dhe të rrëmujës.

“Është kjo filozofi që kryetari i PD-së mund të mbijetojë dhe të sigurojë një mbështetje të strukturave që e mbështesin”.

Por Shqipëria vijon deputeti i mazhorancës, nuk është as e vitit 97’ apo e 98’-ës, nuk është as e 2008 apo 2011. Jemi në Shqipërinë e 2024 e cila në 15 Tetor merr ftesën për tu ulur në bisedime dhe për të çelur kapitujt me BE-në. Është Shqipëria ambicioze që në 2030 të jetë anëtare e Bashkimit Europiane.

“Ne synojmë dhe punojmë për këtë Shqipëri dhe populli shqiptar sillet dhe vepron si popull europiane dhe nuk dëshiron një opozitë që na kthen shumë vite mbrapa duke vënë flakë, duke djegur”.

Deputeti Pëllumbi ka bërë thirrje bërë thirrje për dialog teksa tha që çdo pretendim e kërkuar nga opozita duhet të komunikoj dhe ndërtojë një komunikim me mazhorancën dhe jo ti vënë zjarrin Kuvendit.

“Opozita mund të ketë një problem dhe është e drejta e tyre ta gjykojnë dhe nëse ata duan ta pranojnë vendimet e gjykatë apo të reagojnë mbi atë vendim. Pra, mbetet në të drejtën e tyre ta gjykojnë por forma në një shtet demokratik të civilizuar , të pjekur politikisht sepse janë 34 vite tashme me sistemin demokratik por mënyra se si ata reagojnë nuk janë as demokratike as ligjësime. Sepse këto janë probleme me gjyqësorin nuk janë problemet e politikës. Për fat të keq PD-ja nuk po shkon drejtë rrugës europiane, të demokratizimit të saj.”

Personalisht, tha deputeti Pëllumbi, nuk pres ndonjë reflektim dhe vijë sjellje tjetër përveç kësaj sepse me një udhëheqës që është non grata dhe grupi që mbështet vështirë të kemi një qasje tjetër.

4 Komente

  1. P
    Pensionisti i Porcelanit

    Arben Pellumbi, a mund te me pergjigjesh pse Kuvendi i Shqiperise shkel rregulloren e vet, ku thueht e zeza mbi te bardhe: Kur nje deputet nuk frekuneton mbledhejt e Kuvendit per 6 muaaj i hiqqet mandati i perfaqesuesit te popullit ne organin me te larte te Pushtetit Legjislativ. Sali Berisha nuk mungon me leje, por eshte i arrestuar per korrupsion pasiv, cka nenkupton qe mandati i duhej hequr qysh diten qe u shpall i arrestuar nga SPAK. Arben Pellumbi, une kam qene 10 metra larg kur kriminelet shteterore te Sali Berishes e gjakosen babain tend dhe mikun tim te adhuruar Servet Pellumbin, ti a mund te me pergjigjesh se pse te dhembi shpirti qe SPAK e deklaroi Sali Berishen ne arrest shtepie?

    Përgjigjjuni
    1. K
      Ku eshte prokuroria ?

      Ajo qe ndodhi ishte si 1997 .......por me nje ndryshimi ne 1997 shteti ra , sot shteti dhe drejtesia funksionone sipas Rames , po c'po bene ky kryeminister ç'po bene ministèri drejtesis po prokurori ? akti u krye per vrasjen e kryeparlamentares . Ne Amerik ish presidentin Tramp u qellua per tu vrare por fati e shpetoje dhe atentatori ekzekutua , ne rastin e zonjes Spiropali u godit per tu vrare fati e shpetoje , i them zotit minister zotit prokuror çfare prisni vrasjen e zonjes ? . Te godasesh kryeparlamentaren me kembe karrige per ta vrare dhe mos te arrestosh ne shtetin e Rames ndodhe , ne drejtesin e Rames ndodhe , ne nje vende demokratike Bardha perdoruese droge do ishte te birruca .

      Përgjigjjuni
      1. L
        Llum vend

        O te q..sha kryetaren gojeleprin,ka bere 100 nderhyrje baxhella nder me negativet bashke me ate thithlopen Balluken

        Përgjigjjuni
        1. J
          Je vertete llum

          Qe ti je llum nuk diskutohet o idiot . Nuk behet fjale per personin Spiropali apo Balluku o bole po per funksionin qe personin ka . Kur je prokuror eshte funksionon o bole posti qendron personi iken vjen tjetri . Neser vjen nje tjeter krye parlamentar i nje force tjeter o budalla i hoxhes Sali

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje