Deputetët e rinj të Partisë Socialiste do të ulen në karriget e “Akademisë Politike” të Partisë Socialiste.
Deputetët e rinj të mazhorancës do të duhet të shtyjnë pushimet, pasi fillimisht do të marrin pjesë në shkollën verore që do të zgjasë një muaj, nga data 20 qershor deri më 20 korrik.
Akademia politike do të jetë e ndarë me 5 module të ndryshme që përfaqësojnë lëndët që do të mësojnë deputetët e rinj.
Në mësimdhënie, krahas deputetëve me eksperiencë në PS, do të jetë edhe vetë kryeministri Edi Rama. Lënda që do të japë kryeministri ka të bëjë me rolin e deputetit dhe etikën e përfaqësimit.
Modulet që do të ndjekin deputetët e rinj:
Moduli 1 – Roli i Deputetit dhe Etika e Përfaqësimit
Lektorë: Edi Rama, Fatmir Xhafaj, Erion Braçe, Niko Peleshi
-Ky modul përqendrohet në misionin themelor të përfaqësuesit të popullit dhe standardet etike të angazhimit politik.
Moduli 2 – Funksionimi i Parlamentit
Lektorë: Etilda Gjonaj, Klotilda Bushka, Toni Gogu
-Njohuri mbi procedurat parlamentare, strukturat ligjvënëse dhe funksionimin e institucioneve ligjore.
Moduli 3 – Marrëdhëniet Ndërinstitucionale dhe Ndërkombëtare
Lektorë: Elisa Spiropali, Adea Pirdeni, Olta Xhaçka
-Fokus mbi diplomacinë parlamentare dhe ndërveprimin me aktorë ndërkombëtarë.
Moduli 4 – Komunikimi Politik
Lektorë: Taulant Balla, Endri Fuga, Eduard Shalsi
-Trajnim mbi komunikimin strategjik, rolin e medias dhe përballjen me opinionin publik.
Moduli 5 – PS dhe Vizioni 2030
Lektorë: Milva Ekonomi, Bledi Çuçi, Evis Kushi
-Diskutim mbi programin politik afatgjatë të Partisë Socialiste dhe prioritetet për dekadën e ardhshme.
Sipas PS kjo akademi synon të përgatisë një brez të ri deputetësh që jo vetëm kuptojnë rolin e tyre institucional, por janë të aftë të kontribuojnë me përkushtim në implementimin e vizionit të PS për vitet në vijim, sidomos drejt vitit 2030.
Po me Akademine e Barinjeve cfare u be? Jemi ne pritje te hapjes se regjistrimeve!!! Gjithashtu doja te pyesja edhe per satelitet Albania 1 dhe Albania 2 qe do te na ndihmonin kunder kateve pa leje.
Pse lenden kryesore Etapat dhe Strategjia e Gojores e jep vete ish kryeministri EDrama sot mbreti II-te e Delestanit ??!! Kjo po ...do dalin kuadro shume te pregatitur. Sa punon ky Edvini I Aleksit.
E kam thënë dhe po e përsëris, PS ka krijuar dy akademi me sistem të thelluar njohurish shkencore dhe politike; Akademinë e Barinjve, ku u mësohet barinjve si tu shërbejnë deleve dhe Akademinë e PS, ku deleve u mësohet si t'i shërbejnë Bariut.
Po Xhelal mendjeziu me shkolle nate me korespondence mbaruar tek shkolla e minieres ne Bulqize a do pranohet ne ndonje fakultet se la nam me gjysem arsimi hunderri qejfli, hipur mbi gomar me daulle ne dore rrumlluar tape, balli mbuluar me 10 mije lekesha duke shetitur neper bathore duke bere garipin para trushplareve te vicidolit.
Mziu do jape leksioni si ti bihet daulles qe ta ndegjoj saliu,muli do jape leksione si digjen karriket e parlamentit me benzinen e nxjer nga dafllaku i lezhianes,kllici me krricin e faros si bllokohen rruget duke djegur gomat,ka edhe vokshi sygerdoqa mbi servilizmin,ka edhe lektore te tjere si keta me siper loni prej betoni
Poper Zegjinenne qe nuk di shkrim e kendim, di te beje vetem vidio selfi per te ngacmuar seksualisht shoqen e saj Gazmend Bardhi, si do t'i shkoje halli ne kete shkolle verore?
Tani qe Xhaxhka na shpjegon marr-qirien nderkombetare jam i sigurt qe shkerdhimi i popullates shqiptare do te arrij nivele nderkombetare.