Altin Dumani me prokurorët e rajonit: Për t’i shpërbërë organizatat kriminale beteja duhet të jetë kolektive

17 Qershor 2025, 10:00Politika TEMA
Altin Dumani me prokurorët e rajonit: Për t’i

Kreu i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani, ka deklaruar se asnjë vend në rajon nuk mund të përballet i vetëm me krimin e organizuar dhe korrupsionin, duke theksuar nevojën për bashkëpunim të ngushtë rajonal.

Ai shtoi se një hetim i nisur në një shtet shpeshherë shpie në pista, fakte apo lëvizje financiare në një vend tjetër, çka e bën të domosdoshme qasjen e përbashkët në hetime dhe ndërhyrje.

Altin Dumani: Asnjë vend i rajonit nuk mund ti bëjë ballë këtyre fenomene i vetëm. Grupet apo organizatat kriminale janë të ndërlidhura, operacionit janë transnacionale dhe rrjetet e tyre janë shtrirë kudo. Një hetim që nis në një vend na çon drejt fakteve, të dyshuarave apo lëvizjes së parave në një vend tjetër. Për ti shpërbërë këto struktura duhet të veprojmë me vendosmëri jo vetëm brenda territorit, por edhe në mënyrë kolektive si pjesë e rajonit. Kjo do të thotë më shumë hetime të përbashkëta.

4 Komente

  1. V
    Vala

    Drejtesia jone eshte vet nje organizate kriminale, qe duhet pastruar sa me shpejt.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Munika

      Leri pordhet, por na thuaj kur do parasites jrimineli non grata para drejtesise. A u sherua nga virusi I koleres?

      Përgjigjjuni
      1. c
        cuf dabjoni

        Se pari duhet nderhyrje te menjehershme per ata qe jane arest per korrupsion e gjithe te tjeret si ata qe vazhdojn e te vjedhin..... e mbase dhe oper ata qe neglizhojne duke i lejuar ye vjedhin Shqiperine dhe shqiptaret

        Përgjigjjuni
        1. C
          Cuku

          Ik or. Oshkur I brekeve te Saliut se doli fytyra, shume shpejt ..........te keqen Tik Llalles

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje