Avokati Romeo Kara thotë se rinumërimi i votave, që do të nisë nga KQZ, është transparencë e nevojshme.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Kara u shpreh se PD po shkon drejt vetëshkatërrimit dhe nuk është alternativë.
“Për mua nuk është farsë. Rinumërimi do të jetë një transparencë e nevojshme. Do të godasin më tepër besoj, paskan garuar kandidatët e kësaj partie me njëri-tjetrin. Kanë gjetur më thjesht duke marrë votat e partnerit në parti.
Në krahun politik, shoh një proces, një vorteks autodestruktiv. Ka hyrë në një shtjellë PD, që po vetëshkatërrohet. Ka humbur etika. Kjo na fut në krizë si shoqëri, spese jemi pa alternativë. Kjo barsaleta me trenin bullgar, vetë tren nuk mund të jetë.
Për LaCivita, ligjërisht do presim afatin 2 mujor post zgjedhor, që të prezantohen të gjitha financimet. Besoj se është një patate e nxehtë që do i krijojë probleme Berishës”, theksoi ai.
Vetëshkatërrimi i PD-së nuk është krizë politike. Kështu do hapet rruga për një tjetër alternativë të sakt dhe do krijohet mundësia për të mos përsëritur krizë politike.
E shëndrruar në një bandë me paramilitarë në mbrojtje të një gërmadhe komuniste të korruptuar,pa bazë sociale,pa mbështetje brenda dhe jashtë vendit,pa kauza dhe ide perendimore kjo karkatinë është në çastet e fundit të ekzistencës si parti.Të mençurit duhet të dalin nga kjo ngrehinë që po shembet dhe të ngrenë një godinë të re,të stilit europian që ngjall shpresë dhe besim.Për ata që mbeten brenda saj fati do u rezervojë një fund të turpshëm në histori si shërbëtorë të zellshëm të një banditi politik që po përballet me drejtësinë për krime të rënda