Aksidentoi një qytetar pasi drejtonte mjetin i dehur, SPAK do hetojë deputetin e PD

10 Qershor 2024, 11:32Politika TEMA
Aksidentoi një qytetar pasi drejtonte mjetin i dehur, SPAK do hetojë

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion vendosi t’i kthejë aktet SPAK për deputetin e Partisë Demokratike Qani Xhafa për ta hetuar, lidhur me aksidentin e shënuar më 13 mars të vitit 2023 në bulevardin ‘Qemal Stafa’ në Elbasan.

Vendimi u mor nga gjyqtari Erjon Çela, i cili shqyrtoi në seancën e kësaj të hënë kërkesën e Gjykatës së Elbasanit, që shpalli mos kompetencë lëndore për çështjen e deputetit.

Sipas GJKKO, hetimet deri më tani janë bërë nga një prokurori jo kompetente dhe do t’i kalojnë SPAK, duke qenë se Xhafa është subjekt që duhet të hetohet nga kjo prokurori.

Tanimë, Prokuroria e Posaçme do të marrë në shqyrtim dosjen e deputetit, ku pas kryerjes së hetimeve do ia referoi GJKKO për veprime të mëtejshme.

Ndaj Qani Xhafës është ngritur akuza për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Qani Xhafa u fut në Parlament pas dorëzimit të mandatit nga Luçiano Boçi, i cili kandidoi për Bashkinë e Elbasanit.

4 Komente

  1. S
    Sokrati

    Qaj dhe qani për Qaninë! Rasti më kujton salinë, banditin për Shqipërinë, pëbindësh tok me Lirinë. Banda vret, banda nuk pyet. Grabit banda dhe të vret. Ç'e gjeti Shqipen e shkret'! Ka sot e mbi 30 vjet, një sali hundëpëpjet' bashkë me cullët e vet, me të shitur dhe të blerë, me të vrarë e me të prerë, jetën popullit ia nxinë banditët e Shqipërisë... Shikoni partinë e tyre, është bërë, që s'shihet me sy! Si mund të bëjë për mua, çfarë mund të bëjë për ty?! E pa ngopur gjithë partia! Zorraxhinj e kriminelë! Në krye qëndron salia, në krahë fëmia, dhe lëpirësit më çdo anë, të mbështetur nga Liria, ngryset dhe sa zbardhet dita, lajmet janë: po vjen Argjita!

    Përgjigjjuni
    1. E
      EdKari

      .....ndërsa Fatos Nano e përplasi për vdekje dhe rojet e tij e hodhen kufomën ne kanal.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Al

        Ligji duhet te veproj ndaj kujdo dhe aqe me shum ndaj nje ligjshkelsi (ligjvensi).

        Përgjigjjuni
        1. H
          Henk

          Nuk e kuptoj si mund të lejohet të bëhet deputet një njeri me emër dhe me fytyrë të tillë. Vetëm në Shqipëri mund të ndodhë kjo gjë.. Ose në Afganistan..

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje