Analisti Frrok Çupi, ka bërë një analizë mbi sfidat që po përballet Shqipëria në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian, duke theksuar hendekun mes aspiratës politike dhe realitetit qytetar.
“Ne e njohim situatën në Shqipëri, njohim dhe qytetarinë shqiptare, Edi Rama po tenton të bëjë një Shqipëri evropiane me një qytetari joeuropiane. Me një qytetari që për të thënë të vërteten është e hutuar, e goditur, e trullosur, sepse vjen nga kontrolli strikt i territorit i viteve të diktaturës në një tallava, që u zgjat për shumë kohë pas 1990.
U godit ideja që duhet zbatuar ligjet, u goditën vlerat shumë të mëdha të shoqërisë edhe pse u ndërtuan ën diktaturë, duhet ishin mbajtur.
Dhe tani Edi Rama si kryeministër i Shqipërisë ndodhet para këtij fakti, është një tragjedi në fakt se si mund të ndodhesh para kësaj gjëje. Ai qoftë që e ka marrë përsipër për ta përballur këtë gjë dhe sigurisht që do ta përballojë, jo është njëra anë. Ana tjetër është se cilat janë detyrimet ndaj BE dhe qytetërimit evropian.
Edhe sikur Edi Rama të mos ndodhte, nuk mund të jesh në radhën e shteteve të BE me sjellje të tilla qytetare. Punët e kontrollit të territorit dhe të ambientit janë të rëndësishme.
Kontrolli i territorit është shumë i rëndësishëm. Territori është pasuria më e madhe që ka kombi dhe njerëzit në këtë vend. Nuk mund të garantosh sigurinë e aleteve për aq kohë sa nuk di se çfarë ke në kopshtin tënd, Nuk mund të kontrollosh pastaj qytetarinë”, tha ai në emisionin “Real Story” në ABC News.
Ai komentoi dhe ndërtimet pa leje, të cilat sipas Çupit janë një problematikë, që duhet zgjidhur dhe është testi i fortë për integrimin në BE.
“Një pjesë e caktuar e territorit shqiptar tenton separatizëm. Këtë patriotë të mëdhenj, që veshin tirqe dhe marrin pushkë të gjata, këtë janë aq antishqiptarë, aq të papranueshëm sa bëjnë të njëjtën gjë që bëjnë separatistët e Serbisë, Bosnjës, dhe separatistët e cilit vend që nuk e do atdheun e vet.
Siç ka separatizëm territorial, në shoqërinë tonë ka një separatizëm ligjor, legal, kushtetues, një krahinë e terë tentoi të qeveriset me kanun dhe me ligjet e sheriatit, që do të thotë se nuk njohin republikën e Shqipërisë”, tha ai.
https://pamfleti.net/editorial/15-aferat-e-kryeministrit-te-pazareve-i296126
Si bëhet AL Europiane o Frok !! Pa drejtësi ?? Duke lënë Saleh-un e Meih-hoxhën të livadhisin kur i pari palosi 4 vetë në mes të ditës ne blv (përveçse një mirë e një të zezave të tjera). Ku është pronar me pushtet në Gërdec kur ky tjetri palosi direkt 26... Kështu është Europa o Frok. T'u vu një copë juriste pse është motra e më së besuarës së tij që të kaloj gjyqtarët e tij. Si e si të kenë tentalulat në drejtësi. Ca të Saleh-ut, ca të e-Dramës e ca të likes. Jo o Frok JOO. Ka 12 vjet që veç shikon se si të rri 100 vjet në pushtet. Dhe s'ka bërë asnjë gjë për këto. Thjesht bëjnë sikur bëjnë reforma.
Rrok Noc Çupi ndyshe Llulla, i ka mbushur mëndjen Ymerit se eshte piroman shtypi !! Zjarri i Rrok Noc Çupit , ndryshe Llulla, është "kaosi i parë" mbështetës emocional i EDramës - një shkop i egër ndriçues kujtese ku Noc Rrok Çupi i shpellave të veriut i pjek traumat e tij të marinuara me komplekse dhe...... shpiku aksidentalisht rrëfimin dramatik 'fajin e ka Saliu' dhe Shqipërisë po ja "bën" Rama ( me siguri nga mbrapa)
bukur mire Çupi, si zakonisht. SaliHu goditi shtein ne çdo qelize qe diten e pare qe hyri ne politike. Dhe dalin ca te "mencur" qe SaliHu i ka bere te pasur duke falur prona sikur ia kish lene i ati. Ata te "mençurit" ne komente te ndryshme thone pa pike pergjegjesie: "se fajin e ka SaliHu!", me demek, cfare kerkoni tani qe ka Edi 12 vjet ne pushtet (me 19 shtator 2013 u dekretua qeveria e tij dhe mbushen 12 vjet). Harrojne qe ky perbindesh, vampir e spiun i poshter nuk la gje pa i bere vendit. Harrojne se ka mjelle me shume kujdes vetem poshtersi ky anadollak qe quhet SaliH. Duhet te jesh i mbinatyrshem ta futesh vendin ne shina.
O Frok paske qene me bythe lepires dhe me karakter te shtember nga sa mendoja, Po ti e quaje sh te rrezikshem Ed Ramen para se të behej kryeminister. Me te rrezikshem e te papergjegjshem se Sali Berisha. Apo pushteti ta leviz bythen ty. Je njejt si mero dhe nje takem si ju. Rac e flliqme. Te paskan njoft mire ata te kohes se Enverit qe te degdisen nga gazeta zeri i popullit ne llullishten Migjeni.
O Frrok! Boll ke lëpi byth pushtetesh! A nuk u ngope??? Apo harron se ke qën "zëri" i Berishës në vitet '90??? Rri rehat tani në pleqëri, se veç gjona pa vler nxjerr nga goja!!
Shqiperine evropjane pa bere shtet?Shqiperine evropjane kur shpopullohet nje komb dhe as qe mund ta pengosh nje gje te tille perkundrazi vazhdon ikja?Shqiperine evropjane kur cdo shqiptar eshte i vetedijshem qe nuk mund te kthehet te jetoje ne atdheun e tij megjithe deshiren e madhe qe do kishin per te jetuar aty? Militantizmi nuk njeh kufi ne shqiperi!