Efekti politik i ministrave demokratë në qeverinë e Edi Ramës

8 Shtator 2025, 18:12Politika TEMA
Efekti politik i ministrave demokratë në qeverinë e Edi

Nga Ylli Pata

Deri të enjten kur të shpallen ministrat e rinj, pritet të rritet zhurma mbi hipotezën e demokratëve në kabinetin “Rama 4”.

E pritshme si një vuajerizëm më shumë showbiz sesa politik. Megjithatë, përtej kuriozitetit, që sipas gjasave do të pasohet me një zhurmë partizane mbi armiq e tradhëtarë, efekti politik është aty.

Efekt që nuk nis më 11 shtator nëse ndodh. Pasi ekipi i Edi Ramës ka prej kohësh, demokratë të marrë nga komuniteti politik i Sali Berishës së 2009-2013. Përtej polemikave, ai “ekip demokratësh” është marrë që nga të fortët e 2013-s, që është shtrirë në kohë vit pas viti, e sidomos në zgjedhjet përkatëse parlamentare po vendore. Përshembull Ylli Shehu, ish deputet i PD-së në zgjedhjet e vitit 2013, kali me LSI-në 2 vjet më pas.

Në zgjedhjet e vitit 2017 kandidon në listat rezervë të LSI-së dhe pas djegies së mandateve në 2019, hyn sërish në Parlament. Në vitin 2021 dhe 2025 i bashkohet PS-së, kryesisht në zonën e Kamzës dhe paskuqanit, duke përfaqësuar komunitetin e Kukësit. 

Ndërkaq, një tjetër deputet i PD-së, Halit Valteri, pasi kalon në listat rezervë të PD-së në Parlamentin e 2019-s, ku si shoku i tij Shehu akuzohet si tradhëtar, kalon me PS-në dhe sot është një anëtar i këshillit bashkiak të Tiranës. Në zgjedhjet e vitit 2021 dhe 2025 kandidoi për deputet në qarkun Tiranë.

Ndërkaq, infuzioni demokrat në pushtetin soialist është më i madh se kaq, e kjo mund të shikohet në Shkodër, kku përveç votës për të zgjedhur Benet Becin nga një pjesë e rëndësishme e elektoratit të djathtë, edhe mjaft nga stafi i tij janë pjesë e komunitetit demokrat.

Në deputetët e PS-së së Shkodrës, Onid Bejleri dhe Xhenis Çela vijnë nga një pprejardhje familjare opozitare historikisht, por që prej disa vitesh i janë atashuar PS-së.

Këta indikatorë nuk janë gjë tjetër veçse të dhëna të një rjedhje të qartë e të vazhdueshme nga PD-ja drejt PS-së pa asnjë kompleks dhe problem politik. Rrjedhje që ka sjellë atë eksod të votave të opozitës që në zgjedhjet e vitit 2023 e deri më sot. 

Nuk duan ta pranojnë, pasi e mveshin me terma bolshevike të shitjes dhe tradhëtisë, por politikisht ky është një fakt i patjetërsueshëm. Që do të thotë është efekti politik i ardhjes së demokratëve në PS.

Por nuk mund të thuhet e njëjta gjë nëse Edi Rama, demokratët i fut në qeverinë e tij të mandatit të katërt. Sado që të ketë motivacion apo arsye ky aksion politik i kryeministrit, gjasat janë që të krijojnë probleme të mëdha brenda PS. Sidomos te kata figura politike që mund të ndjehen të lënduar që nuk janë thirrur në qeverisje, edhe pse kontributin elektoral e kanë pasur të konsiderueshëm.

Shenjat e kësaj mërzitjeje, edhe pse paradhënie janë paraqitur aty këtu edhe pse me ndrojtje. Por nëse rëndohet dora e demokratëve në qeveri, ka shumë gjasa që efekti të jetë më i fortë.

4 Komente

  1. f
    fjala

    Une nuk e kam kuptuar kurre se çfare jane njerez te majte dhe çfare jane njerez te djathte. E di qe njeriu mbi toke ka kembe, dore, sy, veshe, hunde, krahe te djathe dhe po ashtu te majte, por ide te majta dhe te djathta kush i percaktoi qe u ndane?! Dua te theme qe ne pluraizem idet nuk jane as te majta e as te djathta por jane ato ide per zhvillim qe krijojne kontradiktetn per te ecur perpara. E djathte dhe e majte jane steriotipe artificiale per te perçare njerezit ne familje dhe shoqeri qe ata te mos jene kurre te bashkuar se keshtu demtojne shtetin pluralist. Pra, jane çpikje te njerezve te pushtetit per tu mbrojtur me garnizon ushtaresh nga pjesa tjeter dhe pastaj genjeshtra dhe hipokrizia e larte, ben punen e saj. Partite politke ne pluralizem nuk duhen te percaktohen nga e majte apo e djathte (arifica) por nga programi tyre dhe njerezit qe perbejne udheheqjen per mireadministrim te shoqerise. Mbi kete baze populli, njerezit nuk jane te perçare por votojne per alternativen me te mire. Por mund te korigjohet kjo ndonjehere? NUk e besoj kurre se thika midis njerzeve eshte futur thelle deri ne kocke. Shiko çfare thone ca: une jam i djathte ne origjine (!) , po majmuni qe arriti deri tek ky si ishte?? Apo Adami e Eva si ishin?! Ndaj thuhet se kapitalizmi eshte : perçaje dhe sindo. Ta gezoni!

    Përgjigjjuni
    1. F
      Forca edhe pak.... se brenda e kane socialistet.

      Po ik ore bythe-qire ti je Rose dhe jo Pate, votat i japin socialistet ofiqet ote kari i gezojne te paskrupulltit pa pike ynde dhe moreli Demokratet e Shqupit. Kur ne 2013 Edi mori pushtetin mburrej me 1 milion shuplaka qe qytetkaret i dhane sali Serbi, bexhetin e mori grope sic thoshte ai me minus 1 miliard euro per te cilat do te pegjigjej ministri i financave Ridvan Bode nga fshati Rakicke i Korces, por ndodhi cudia ne vend te burgut Rama e dergoj ne Bordin Drejtues te Bankes Kombetare per te marre i qete 4 milion leke page mujore plus udhetimet jashte shteti. Majlinden Kodra pas Bregut e emeroj ne BE si perfaqesuesja me e larte ne Ballkan ku ne 8 vjet si Ministre e Integrimit vetem vrer dhe sharje hidhte ndaj socialisteve dhe Ed Droges sic e cilesonte ajo. Kriminelin Vish Ajazi Lika zevendes po i kriminelit Gazidetes dhe me pas shef i SHISH e emeroj Ambasador te Shqiperise ne ne NATO (Brukse), ku kete e la me goje hapur, por kishte nje gje qe dine mire midid tyre Rama dhe Visho, dosje per korrupsionin dhe vjedhjet ne Bashkine e Tiranes dhe te dhena qe ky eshte Gay etj. Keshtu shoku Biba-Pata Rama prurjet nga SHQUP i ka asur qe ne mandatin e pare dhe nuk po na thua asgje te re. Rama eshte vetem nje kokerr-bytheqire dhe e quan veten te pazevendesueshem, por vetem pas shpines se ti (me dijeni te plote) te tjeret hane molle, dardhe, fig, kastarveca i hyfshin atij ne bythe dhe ty e keshtu me rradhe.

      Përgjigjjuni
      1. k
        kolasas

        ne boten e zhvilluar, te majtet prodhojne me shume politika sociale, domethene merr taksa nga ata qe punojn e ja japin atyre qe spunojn per nje arsye apo nje tjeter. Te djathtet jane me pro businessit, i marrin taksat dhe i investojne, kuptohet duke pakesuar parat qe i shkojne atyre qe spunoje. Une personalisht e shikoj te majten si filozofi arsyen kryesore te kalbjes se sistemit te demokracise liberale, pasi leket qyl sabotojne qenien njerzore. Ne shqiperi eshte varja, nuk kemi te djatht e te majt klasike, kemi ata qe vetquhen te djatht, po ne te vertete jane nje sekt qe mbron nje spiun te ndyre serb dhe kemi nje te majte, qe ne te vertete po mundohet te behet dhe e majt dhe e djatht, ne mungese te nje te djathte klasike. a do rregullohet kjo ndonjehere, shpresojm qe nje dite te shohim nje te majt e te djatht normale ne shqiperi, per momentin po mundohemi te shkeputemi nga agjentura serbe.

        Përgjigjjuni
        1. p
          populli

          Ha ha keta quhen demokrate. Edhe Edi Rama me PD ka qene, ta quajme demokrat.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje