Ministri i Jashtëm i Qipros vlerëson arritjet e Shqipërisë: Ka bërë progres të jashtëzakonshëm

8 Shtator 2025, 13:03Politika TEMA
Ministri i Jashtëm i Qipros vlerëson arritjet e Shqipërisë:

Në konferencën 3-ditore e ambasadorëve shqiptarë nëpër botë Diplo 2025 me temë “Shqipëria 2030: në Europë, e ndërlidhur me botën”, ishte i ftuar edhe ministri i Punëve të Jashtme të Qipros .

Gjatë fjalës së tij, Kumbos tha se Shqipëria ka zhvilluar progres të madh në rrugëtimin e saj drejtë Bashkimit Europian, dhe se vendi ynë duhet të vijojë të intensifikojë përpjekjet për të ecur para.

“Është e dukshme për të gjithë, që në arenën ndërkombëtare Shqipëria ka hedhur hapa të jashtëzakonshëm përpara në praninë e saj diplomatike ndërkombëtare. Natyrisht që kreditet e saj janë rritur në mënyrë të ndjeshme. Mendoj se ne duhet të përgëzojmë ata persona që janë përgjegjës për diçka të tillë.

Do të përqendrohem tek integrimi evropian, tek procesi i zgjerimit dhe tek presidenca jonë e ardhshme dhe sesi këto përmasa janë të ndërtuara. Çdo konferencë e këtij lloji është mundësi për pjesëmarrësit edhe për pritshmëritë e organizatorëve për të krijuar kushte për të koordinuar për të bërë një inventar të situatës dhe për të vendosur objektivat”, vijoi ai.

Në rastin tuaj është e qartë që objektivi qendror është i përqendruar tek Bashkimi Evropian. Shqipëria meriton përgëzime për progresin e shpejtë për shumë grup-kapituj në rrugëtimin tuaj evropian. Ju keni zgjeruar këtë rrugëtim dhe fundi i këtij rrugëtimi është afër. Një fund që do të shënjojë një fillim të ri! Thënë kjo, ka shumë punë për të bërë dhe intensifikimi i përpjekjeve është mënyra më e mirë për të ecur para”, tha Kombos.
Po ashtu Kombos shprehu mbështetjen e Qipros për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

“Në këtë proces duhet të jeni të sigurt që Qipro do të qëndrojë krah vendit tuaj si një lehtësues konstruktiv dhe i dobishëm për të gjitha përpjekjet që do të bëni për të arritur këtë objektiv fundor”, tha ai.
Ndërsa sa i përket rrugëtimit për në BE, Kombos ka deklaruar se Shqipëria duhet të ndërojë një sistem burokratik që duhet t’i përgjigjet të gjitha sfidave që do të përballet Shqipëria kur të bëhet pjesë e BE-së.

”Dua t’i referohem mësimeve të nxjerra për periudhën e pas të bërit anëtar i BE-së. Sipas meje elementi kyç për t’u kuptuar është që Bashkimi Evropian është i papërsosur, është një punë në vazhdim e sipër, por në të njëjtën kohë është një eksperiment unik politik, një mrekulli, një rrjet e sigurt, përshpejtues, nxitës i mundësive. Kërkon që të ndërtohet masa kritike burokratike për të qenë të aftë që t’u përgjigjeni të gjitha sfidave që do të përballeni kur të bëheni pjesë e BE-së. Përgatituni për çfarë do të vijë. Sigurohuni që masa kritike, burokratike, teknike të jetë e ndërtuar me një ekspertizë që mbetet e përkushtuar ndaj projektit evropian.

Shtetet anëtare, shtete kandidate dhe të gjithë ata që janë të interesuar të bëhen pjesë e BE-së ndajnë të njëjtin vizion dhe vizioni duhet verifikuar. Ka të bëjë me përqafimin e vlerave të unionit. Ka të bëjë me faktin që ju të jeni të harmonizuar me rregullat e Bashkimit Evropian. Ky angazhim është detyra kryesore e procesit të anëtarësimit. Kjo krijon mundësi, por vjen dhe me përgjegjësi”, deklaroi Kombos.

6 Komente

  1. X
    Xhimi

    Efkaristo Qipro. Kush ka patur te bej me njerezit ne Ballkan kupton qe Greket jane populli i vetem i afert me ne Shqiptaret e Shqiperise. Besoj popuj kushurinj e sigurt.

    Përgjigjjuni
    1. b
      bimi

      Njihni Kosoven ju lerini denglat se nuk kemi nevoje per ndihmen tuaj.

      Përgjigjjuni
      1. G
        Glaukus

        Muhabete te 2015 keto shoku. U bene disa vite qe Kosovaret, per arsyje elektorale, e kane shpallur Shqiperine armikun numer 1. Dhe lidhjet jane krisur perfundimisht. As neper plazhet tona nuk vijne me. Bojkot total, dhe neper emisjonet e tyre llafet me te pista per Shqiperine. Jo vetem qe ka nje indiference totale ndaj Kosoves por shpresoj qe nuk do behemi si Serbi-Kroaci me ata (megjithese ne kete rruge jemi futur)

        Përgjigjjuni
      2. B
        Bimi

        Me vjen keq Glaukus! Propogande e vjeter serbe kjo qe thoni ju. Aq shume Shqiptare te Kosoves kane ardhur ne Shqiperi kete behar saqe cdo te premte dhe te shtune trafiku ne rrugen e kombit dhe sidomos ne drejtim te Lezhes , Shengjinit, Velipojes ka qene katastrofe, pa folur per Durresin etj. Nderkohe qe ndjek me shume vemendje edhe emisionet ne tv-te e Kosoves, dhe nuk eshte fare e vertete ajo qe thoni ju. Nese jeni Shqiptare mos beni komente percarese ... po je Serb te jap te drejte.

        Përgjigjjuni
        1. G
          Glaukus

          2 arsyjet pse beheni antipatik ju Kosovaret eshte se jeni te trashe dhe hileqare. Ca genjen kaq haptazi? Urdhero vetem 1 shembull cfare thone ne emisjonet Koqovare: https://www.reddit.com/r/albania/comments/1f8337r/antishqiptarizmi_eshte_kthyer_ne_zhanrin_me_te/

          Përgjigjjuni
        2. b
          bimi

          Glaukus, - do ta kisha per nder po te isha Kosovar po nuk jam ... ka koqe si puna juaj edhe ne Kosove, pra mos u merzit se nuk je vetem ti me mentalitet serbi.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje