Konferenca ‘Diplo2025’ mbledh në Tiranë ambasadorët shqiptarë nëpër botë, në fokus anëtarësimi drejt BE-së

7 Shtator 2025, 14:53Politika TEMA
Konferenca ‘Diplo2025’ mbledh në Tiranë ambasadorët

Ambasadorët shqiptarë të akredituar nëpër botë do të jenë në Tiranë gjatë 3 ditëve në vijim për të marrë pjesë në konferencën vjetore ‘Diplo2025’.

Me titull “Shqipëria 2030: në Evropë, e ndërlidhur me botën”, konferenca do të zhvillohet në formën e paneleve me pjesëmarrjen e ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë. Është parashikuar që një pjesë e paneleve të jenë të hapura ndërsa një pjesë e mbyllur.

Diskutimet do të fokusohen në integrimin evropian të Shqipërisë dhe të rajonit, diplomacinë ekonomike, si edhe në çështjet e sigurisë rajonale e globale.

Kjo konferencë shërben si një pikëtakim i shërbimit të jashtëm për të përcaktuar prioritetet, për të adresuar sfidat kryesore dhe për të forcuar shërbimin konsullor për qytetarët shqiptarë.

3 Komente

  1. I
    I gjithi i dhjere, qe ben sikur nuk mban ere

    Imami i siurrelit, hapi sezonin e nuskave te vjedhtes, me rapsodet te ashtuquajtur diplomat.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Moni

      Dhe cili ishte rezultati i kesaj konference? Udhetime qyl, hotel qyl, ushqim qyl... edhe ndonjegje tjeter qyl, patjeter dhe dieta qyl!

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fuxhimoto

        Keto dy komentuesit e pare, veç m...nxjerrin nga goja se halè e kane trurin. Ptuuu.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje